Dy astronautë amerikanë që kanë qenë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës për më shumë se nëntë muaj do të kthehen në Tokë nesër mbrëma, sipas një njoftimi të NASA-s.
Barry “Butch” Wilmore dhe Suni Williams do të kthehen së bashku me një tjetër astronaut amerikan, Nick Hague dhe kozmonautin rus, Aleksandr Gorbunov, me një anije kozmike të SpaceX, e cila arriti në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës dje.
All the hugs. 🫶
The hatch of the SpaceX Dragon spacecraft opened March 16 at 1:35 a.m. ET and the members of Crew-10 entered the @Space_Station with the rest of their excited Expedition 72 crew. pic.twitter.com/mnUddqPqfr
— NASA’s Johnson Space Center (@NASA_Johnson) March 16, 2025
Në njoftimin e saj, NASA thekson se ka shtyrë për ditën e martë në orën 22:57 momentin e parashikuar për uljen e astronautëve në oqean, në ujërat pranë brigjeve të Floridës, për shkak të kushteve të favorshme që pritet të mbizotërojnë.
Fillimisht, ulja ishte planifikuar për të mërkurën. NASA dhe SpaceX do të konfirmojnë vendin e saktë të uljes së astronautëve më vonë.
Udhëtimi do të transmetohet live nga sonte në mbrëmje, nga momenti që do të fillojnë përgatitjet për mbylljen e derës së anijes kozmike Dragon që do t’i kthejë ata pas./vizionplus.tv





