E hënë, 16 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 33 minuta më parë
Bota

Të bllokuar prej 9 muajsh në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, astronautët amerikanë do të kthehen nesër në Tokë

Dy astronautë amerikanë që kanë qenë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës për më shumë se nëntë muaj do të kthehen në Tokë nesër mbrëma, sipas një njoftimi të NASA-s.

Barry “Butch” Wilmore dhe Suni Williams do të kthehen së bashku me një tjetër astronaut amerikan, Nick Hague dhe kozmonautin rus, Aleksandr Gorbunov, me një anije kozmike të SpaceX, e cila arriti në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës dje.

Në njoftimin e saj, NASA thekson se ka shtyrë për ditën e martë në orën 22:57 momentin e parashikuar për uljen e astronautëve në oqean, në ujërat pranë brigjeve të Floridës, për shkak të kushteve të favorshme që pritet të mbizotërojnë.

Fillimisht, ulja ishte planifikuar për të mërkurën. NASA dhe SpaceX do të konfirmojnë vendin e saktë të uljes së astronautëve më vonë.

Udhëtimi do të transmetohet live nga sonte në mbrëmje, nga momenti që do të fillojnë përgatitjet për mbylljen e derës së anijes kozmike Dragon që do t’i kthejë ata pas./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë