Nga Blerina Cene
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj reagoi sërish nga burgu, ndërsa thotë se i është ndaluar komunikimi me porosi të Sali Berishës.
“Momentalisht, përndjekësi i familjes sime për llogari të Sali Fundërrinës, Ols Dado, fytyrën e të cilit ju e patë vetëm një fraksion minuti në replikat e turpshme në thertoren e Erion Banit, më ka ndaluar çdo takim e komunikim. Kam vetëm këto pusulla ditore me avokatët, deri ditën kur do mund t’ju përqafoj të gjithëve ju, e të merrem me zë e me figurë me këta burra të paburra”, tha Veliaj.
Veliaj ka vijuar të përdor të njëjtën gjuhë ndaj prokurorit Ols Dado dhe gjyqtarin Erjon Bani.
“Disa më çojnë porosi që ta ul pak gjuhën, jo se prokurori ndërtues hakmarrës nuk e meriton, përkundrazi, por që “të mos çmëndet më keq dhe ta punon më keq”. Jo se adashi kasap s’e meriton, por që “të mos të të qepet më keq se e ka ves të keq”. Po çfarë mund të më bëjnë më shumë? Të më dënojnë me vdekje? Se në burg jam e jam! Olsi nuk më hetoi, po më hyri nga vrima e çelësit në jetën time dhe në fustanët e gruas time, me një LETER ANONIME që s’është çudi ta ketë shkruar vetë ose ta ketë marrë të shkruar nga maniakët e Sali Fundërrinës”, shkruan më tej Veliaj.
Kryebashkiaku i Tiranës u ndal edhe tek vendimi i gjykatës së Strasburgut që i dha të drejtë Thoma Gëllçit duke e quajtur arrestimin dhe mbajtjen e tij në qeli të pdrejtë.
“Por, mjaft të shihni vendimin më të freskët të Strasburgut për paraburgimin pa gjyq, për të kuptuar që busulla na duhet drejt Europës, e jo drejt kënetës së Sali Bufit, Ols akrepit dhe Ban nepërkës”, shkruan Veliaj.
Erjon Veliaj akuzohet për korrupsion të funksionarëve të lartë shtetëror dhe pastrim parash.
/vizionplus.tv





