Ditën e sotme, aleatët e Partisë Demokratike, Fatmir Mediu, Vangjel Dule dhe Agron Duka kanë shkuar në selinë e PD-së.
Mësohet se takimi mes tyre dhe kreut të PD-së zhvillohet në kuadër të diskutimeve për zgjedhjet e 11 majit.
Në pritje që koalicioni të zyrtarizohet me ta por edhe me Partinë e Lirisë, aleatët i kanë kërkuar Berishës edhe më herët vende të sigurta në listën e mbyllur për deputetë.
Në selinë e PD, siç shihet nga pamjet ka shkuar edhe sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi, i shoqëruar nga Edmond Haxhinasto./vizionplus.tv





