Arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës ishte tema e diskutimit të kësaj të marte në studion e Quo Vadis në Vizion Plus të moderatores Pranvera Borakaj.
I pyetur nga moderatorja Borkaj se sa vite burg rrezikon Veliaj nëse akuzohet, avokati Gentjan Rumano deklaroi se është ende herët për të folur, pasi ai ende nuk është marrë i pandehur.
Por sipas Rumanos, akuzat janë mjaft të rëndë, të cilat mund të shkojnë deri në 15 vite burg,
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Rumano për veprat që akuzohet sa mund të dënohet Veliaj?
Rumano: Nuk duhet ta përkufizojmë në këtë lloj forme. Duhet të flasim për marzhin e dënimit për këto vepra, pasi edhe akuza është një veprim procedurial i cili është në fund. Nuk jemi ende në marrjen si të pandehur, jemi ende në dyshimin e arsyeshëm. Gjithse janë dy dispozita shumë të rënda, korrupsioni pasiv ka një marzh dënimi nga 4 deri në 12 vite, ndërsa pastrimi i produkteve penale ka një marzh dënimi edhe më të rëndë nga 7 deri në 15 vite, kur bëhet fjalë për raste të përsëritura. Kur jemi përpara pasojave të rënda është jo më pak se 15 vite. Pra ligjbërësi kur e formoi këtë diospozitë nuk besoj se ka patur qëllimin që ta parandalojë. /Vizionplus.tv/





