Nga Roma, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ftoi shqiptarët e Diasporës të votojnë në 11 maj kundër qeverisë së Edi Ramës. Kundërshtarin e tij politik, Berisha e bëri përgjegjësin kryesor per largimin sipas tij masiv të shqiptarëve.
“Sot, Totorino shqiptar, El Capo shqiptar në krye të qeverisë, shumëzon me zero qytetarët shqiptarë, pronat, pasuritë prrallore, e ndan me trafikantët, kriminelët, miqtë e tij. Një mandat i katërt për Edi Ramën që përzuri nga Shqipëria në 10 vjet 45% të shqiptarëve. 1 milionë e 99 mijë shqiptarë, Shqipëria nuk do ekzistojë do bëhet toka e krimineleëve, toka e zotit, e bukura e dheut do shuhet. Shqipëria si Polonia në një gjenocid të butë. Në 11 maj të votojmë për të hequr kthetrat e këtij Pashiqi nga Shqipëria”, tha Berisha.
Lideri i opozites e quajti kryeministrin Edi Rama kreun e organizatës kriminale.
“Sot, në zyrën e kryeministrit nuk është një qeveritar, një qytetar shqiptar, por sot kryetari i qeverisë mund të quhej në mënyrë absolutë Totorino, Olsi Capo. Edi Rama ia ka dorëzuar Shqipërinë krimit, në traditën e familjes, që e quanin të dobishëm pushkatimin e shqiptarëve”, tha ai.
Berisha u shpreh se me Italinë Partia Demokratike ka marrëdhënie të shkëlqyera dhe të në ardhmen bashkëpunimi do të jetë edhe më i madh./vizionplus.tv





