Vitet e fundit shumë kompani nuk po aplikojnë pagë të 13 apo bonus për punonjësit e tyre. Përjashtim bëjnë disa sektorë siç janë bankat, komunikacioni, sigurimet.
Ekspertët e tregut të punës thonë se në vitetet fundit po zbehet nocioni i shpërblimeve. Kjo tendecë ka nisur që pas vitit të vështirë të pandemisë.
“Ato biznese që nuk janë të shëndetshme financiarisht dhe nuk kanë rendiment gjënë e parë që bëjnë janë shkurtimet e shpenzimeve për bonuse. Mungesa e punonjësve në shumicvën e rasteve është shoqeruar me kosto shtesë. Bizneset po kërkojnë forcë punë dhe jo mëndje pune. Kjo do të thotë që një pjesë e mirë e biznesve pas rekrutimit investojnë në trajnimin e punonjësve. Paralelisht mungesa e punonjësve është shoqeruar edhe më rritjen e pagave. Këto janë të gjitha kosto që rëndojnë në aktivitetin e biznesit i cili shkurton bonuset”, sqaron Erion Muço ekspert punësimi gjatë një interviste në Vizion Plus, për emisionin E-ZONE
Sipas ekspertit Muço ka disa sektorë që ku gjetja e punonjësve nuk është shumë shqetësuese. Flasim për sektor si teknologji/informacion që ofrojnë dhe paga të mira.
Edhe tregu i real estate ka një ecuri pozitive dhe ofron paga të kënaqshme. Sipas Muços punonjësit janë të interesuar për të punuar në këtë treg, pasi paga mesatare bruto sipas të dhënave të instat ka arritur ne 82 mije lekë në muaj.





