“Nuk keni parë asgjë akoma”, është kjo shprehja që mund të thuhet me plot gojën pas çdo puntate të Albania’s Got Talent në Vizion Plus.
Çdo e hënë bëhet edhe më e bukur, performanca që të lënë pa frymë, talente që të magjepsin dhe të bëjnë t’i shohësh më shumë se një herë. Zëra dhe artistë që jo vetëm publikun, por edhe katër profesionistët e jurisë në fushën e artit dhe këngës si Agron Llakaj, Ledina Çelo, Adelina Ismajli dhe Kastro Ziso i lanë pa fjalë.
Edhe këtë të hënë në natën e gjashtë të Albania’s Got Talent, nën moderimin e Isli Islamit, 11 talente drithëruan skenën.
VIDEO sa një mijë fjalë do të konsiderohej kjo natë e Albania’s Got Talent, pasi talentet dhe performacat ishin një tjetër nivel, nga Amela me zërin e saj brilant, te lahuta dhe berberi që qeth me sy mbyllur, apo vajzat “pa eshtra” siç i quajti Adelina, ishin ato që mbajtën të gozhduar publikun në skenë dhe në shtëpi përmes ekranit të televizionit kombëtar Vizion Plus.
Për të gjithë ata që nuk patën mundësi ta ndjekin LIVE këtë spektakël mund ta gjeni në të gjitha rrjetet sociale të Vizion Plus. /Vizionplus.tv/





