Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
08 May 2026
Vizion fokus

Berisha pas protestës: Nuk ka polici në botë që...

Trump: Armëpushim 3-ditor mes Rusisë dhe Ukrainës

Përplasja me protestuesit, lëndohen 3 efektivë policie

Zjarr në një lokal në Radhimë

Tubimi i opozitës, protestuesit nisen drejt selisë së PD-së!...

Vijojnë tensionet në protestën e PD-së, sulme me fishekzjarre...

FOTOLAJM/ Protesta e PD-së, Sali Berisha shfaqet me maskë...

Sërish përplasje mes policisë dhe protestuesve

Nisin përplasjet mes policisë dhe protestuesve në afërsi të...

Mbyllet protesta e PD para kryeministrisë, nis marshimi drejt...

Politico: Meloni, gruaja më e fuqishme në Evropë

11 Dhjetor 14:57

Zonja e Hekurt e Italisë, Giorgia Meloni, është gruaja më e fuqishme në Evropë, sipas një sondazhi të Politico.

Ditën e djeshme, Politico kishte publikuar një listë me emrat që kanë më shumë ndikim në kontinentin evropian.

Konkretisht, personaliteti, fjala e të cilit vlen më shumë se kushdo tjetër në Evropë.

Pas sondazhit Politico zbuloi se bëhet fjalë për kryeministren italiane, Giorgia Meloni.
Megjithatë, fakti është se para se të zgjidhej kryeministre e Italisë, vështirë se dikush e njihte atë. E vetmja gjë që ata dinin ishte se ish-partneri i saj dhe babai i vajzës së saj të vetme ishte një gazetar i majtë.

Një vit më parë, Meloni shpalli publikisht ndarjen nga partneri i saj.

Të shumtë ishin ata që kishin deklaruar se lidhja e çiftit nuk do të zgjaste shumë për shkak të bindjeve të ndryshme politike.

Pas divorcit, Meloni… doli në skenën evropiane duke dëshmuar mjeshtërinë e saj diplomatike.

Në më pak se një dekadë, liderja e partisë së djathtë (ekstremiste) “Vëllezërit e Italisë” është shndërruar në një figurë komanduese me të cilën Brukseli dhe Uashingtoni mund të punojnë. Giorgia Meloni filloi karrierën e saj politike si një aktiviste në krahun e të rinjve të Lëvizjes Sociale Italiane neofashiste duke vlerësuar diktatorin Musolini si “një politikan i mirë që bëri gjithçka për të mirën e vendit”.

Më pas ajo u vu në shënjestër me argumentin se dëshiron të tërheqë politikën evropiane drejt ekstremit të djathtë.

Në të vërtetë, menjëherë pas marrjes së detyrës së saj si kryeministre në vitin 2022, politikania italiane nxitoi të promovonte politika (të stilit mesjetar) për çështje të tilla si emigracioni dhe të drejtat e komunitetit transgjinor LGBTQ+ që dikur do të kishin tërhequr kritika të ashpra nga Brukseli.

Meloni bëri bujë në mbarë botën kur u bë kryeministrja e parë femër e Italisë. Në atë kohë, pak parashikuan madje se qëndrimi i saj në pushtet do të zgjaste.

Për ekspertët, lufta e brendshme në mënyrë të pashmangshme do të shpërbënte koalicionin e saj qeverisës të partive të krahut të djathtë, si dhe do të kundërshtohej nga Brukseli.

Megjithatë, gjatë dy viteve të fundit, Meloni e ka shndërruar qeverinë e saj në një nga më të qëndrueshmet në historinë e pasluftës të Italisë. Edhe pse vendi i saj po përballet me një borxh kombëtar të madh ekuivalent me 137% të PBB-së së tij, parashikimet e ekonomistëve nuk janë aq kërcënuese sa të trembin investitorët e huaj, të cilët tërhiqen nga mjedisi jashtëzakonisht i qetë politik. Meloni kontribuoi në imazhin e stabilitetit në vend./vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
giorgia meloni Itali kryeministrja e italise

Nga e njëjta kategori

Fiket zjarri në Radhimë, policia: Dyshohet i qëllimshëm!

më shumë...

Berisha pas protestës: Nuk ka polici në botë që ndal kryengritjen tonë

më shumë...

Trump: Armëpushim 3-ditor mes Rusisë dhe Ukrainës

më shumë...

Përplasja me protestuesit, lëndohen 3 efektivë policie

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:00

Fiket zjarri në Radhimë, policia: Dyshohet i...

10:46

Puthja në buzë e Vanesës me vëllain,...

10:29

Berisha pas protestës: Nuk ka polici në...

10:27

Ndarja e Vanesës nga ish i dashuri,...

10:08

Trump: Armëpushim 3-ditor mes Rusisë dhe Ukrainës

10:05

Përplasja me protestuesit, lëndohen 3 efektivë policie

9:48

“Nuk kam dhënë shembull të mirë”, Ola:...

9:47

Zjarr në një lokal në Radhimë

9:32

Tubimi i opozitës, protestuesit nisen drejt selisë...

9:30

“Ka gabuar”, Adi flet për Olën: Ka...

9:13

Vijojnë tensionet në protestën e PD-së, sulme...

9:09

Cili do të jetë fati i Fabjolës...

9:01

FOTOLAJM/ Protesta e PD-së, Sali Berisha shfaqet...

8:58

Sërish përplasje mes policisë dhe protestuesve

8:37

Nisin përplasjet mes policisë dhe protestuesve në...

8:30

Mbyllet protesta e PD para kryeministrisë, nis...

8:18

“Të rinjtë shqiptarë mund të paguhen më...

7:56

Nis protesta e PD-së, Sali Berisha i...

7:41

Einxhel apo Armina? Ermal Mamaqi tregon raportin...

7:28

“Ja ku është dera, mund të dalësh”/...

Më të klikuarat

  • Veliaj në seancë ndaj Dados, Robert Ndrenika puth në ballë k...
  • “Na tmerron çdo natë”, 28-vjeçari i veshur me fustan kthen j...
  • Zbardhet atentati në Sarandë, policia deklaratë zyrtare: Në...
  • A duhet të qëndrojë në Ferma VIP Fabjola? Adion reagon pas t...
  • Atentati në Sarandë, ky është 66-vjeçari që u ekzekutua me p...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.