Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
18 May 2026
Vizion fokus

Presidenti Trump “pezullon” planin: Nuk do ta sulmojmë Iranin

Pezeshkian: Dialogu nuk do të thotë dorëzim

Kuçovë/ 45-vjeçari i merr armën e shërbimit policit dhe...

Misteri rreth vdekjes së instruktorit që shoqëronte zhytësit italian...

Irani i dërgon propozime të reja SHBA-ve, shpreson heqjen...

Trafiku i anijeve cisternë në Hormuz rikthehet drejt niveleve...

Trump paralajmëron: Nuk jam i hapur për asnjë lëshim...

Kroacia përfshin Modric në listë për Kupën e Botës

24-vjeçarja ushtarake humb jetën pas rënies nga kali në...

Starmer: Dëshiroj të jem në këtë detyrë deri në...

“Roja e gjuhës” para Kushtetueses, Vlen i përgjigjet opozitës: BDI kërkon tension, shqipja nuk preket

9 Dhjetor 18:47

Opozita shqiptare në Maqedoninë e Veriut, e udhëhequr nga koalicioni Fronti Evropian ka njoftuar nisjen e iniciativës “roja e gjuhës”.

Ky veprim, sipas organizatorëve synon të ndalojë tendencat politike që minojnë kushtetutën dhe marrëveshjen e Ohrit. Anëtarë të këtij koalicioni dhe qytetarë janë vendosur pranë gjykatës kushtetuese në Shkup dhe kanë deklaruar se do të qëndrojnë aty deri në shqyrtim të ligjit të gjuhëve në 11 dhjetor.

Pas kësaj ka reaguar koalicioni i partive shqiptare Vlen.

Në një deklaratë për media nga Vlen kanë thënë se opozita po kërkon të manipulojë opinionin publik me skenare të Nikolla Gruevskit.

 “Shqiptarët le të rrinë të qetë. Gjuha shqipe do të mbrohet. Truket e BDI-së për t’u paraqitur në mënyrë të rreme si shpëtimtarë të problemeve të vetëshkaktuara nuk kalojnë. Ata morën karton të verdhë në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, tani është koha për kartonin e kuq”, tha Vlen.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut gjithashtu e ka quajtur dramatik vendimin. Përmes një deklarate për shtyp, partia në pushtet Vmro Dpmne ka hedhur akuza të forta ndaj BDI dhe partisë maqedonase LSDM.

“BDI dhe LSDM kanë frikë se do të mbajnë përgjegjësi për të gjitha krimet dhe tradhtitë që kanë bërë, ndaj organizojnë protestë para Gjykatës Kushtetuese, që të mos përfundojnë në gjykatë tjetër. BDI dhe LSDM duke e ditur se asgjë nuk do të ndodhë të mërkurën, po fshihen dhe po mbjellin mjegull përmes protestës”, deklaroi Vmro Dpmne.

Të mërkurën Kushtetuesja do të shqyrtojë nenin 9 të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, i cili thekson se, në procedurat gjyqësore, administrative, ekzekutive, si dhe në të gjitha organet, trupat dhe institucionet, zbatohet gjuha maqedonase dhe gjuha që e flasin së paku 20% e qytetarëve dhe alfabeti i saj./vizionplus.tv

Posted Under:
Kryesoret Rajoni
Tagged:
“roja e gjuhës” Vizion Plus vlen

Nga e njëjta kategori

1 bilion shikime në Instagram, Ferma VIP 3 thyen çdo rekord

më shumë...

Kuçovë/ 45-vjeçari i merr armën e shërbimit policit dhe e plagos

më shumë...

Surpriza dhe emocione të forta! Nis Ferma VIP në Vizion Plus, ndiqeni LIVE

më shumë...

Zgjati rreth dy orë, përfundon protesta e studentëve shqiptarë në Shkup

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:15

Presidenti Trump “pezullon” planin: Nuk do ta...

10:02

Publiku mund të “hyjë” në fermë, risia...

9:48

“Nuk më intereson nëse merr apo jo...

9:23

Pezeshkian: Dialogu nuk do të thotë dorëzim

9:19

1 bilion shikime në Instagram, Ferma VIP...

9:14

Kuçovë/ 45-vjeçari i merr armën e shërbimit...

9:04

Misteri rreth vdekjes së instruktorit që shoqëronte...

9:00

Surpriza dhe emocione të forta! Nis Ferma...

8:53

Irani i dërgon propozime të reja SHBA-ve,...

8:35

Trafiku i anijeve cisternë në Hormuz rikthehet...

8:28

Trump paralajmëron: Nuk jam i hapur për...

8:27

Kroacia përfshin Modric në listë për Kupën...

7:50

24-vjeçarja ushtarake humb jetën pas rënies nga...

7:48

Starmer: Dëshiroj të jem në këtë detyrë...

7:31

Merkel kritikon BE-në: Duhet të kishte më...

7:24

Mbi 3,000 të vdekur në Liban për...

7:07

Zgjati rreth dy orë, përfundon protesta e...

6:52

Pas takimit me Mickoskin, VLEN garanton studentët...

6:30

E rëndë në Turqi, 17-vjeçari vret 4...

6:24

Trump e konsideron të pamjaftueshme propozimin e...

Më të klikuarat

  • Bordi i Transparencës vendos çmime të reja, rritet nafta
  • “Shenja që merr ofertën e rëndësishme”, Horoskop...
  • Tragjike në Greqi/ 46-vjeçari shqiptari humb jetën në kantie...
  • Shembet fasada e pallatit në Durrës, zë poshtë automjetin e...
  • Plagosja me armë e policit në Tiranë, shënjestër ishte fqinj...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.