18 persona kanë rënë në prangat e plicisë ditën e sotme pas urdhër-arresteve të lëshuar nga GJKKO me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme (SPAK).
Më herët u mësua se për avokaten Blerina Beqiri ishte dhënë masa arrest shtëpie, ndërsa për ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu masa arrest me burg.
Lexo edhe :
Related Posts
Kujtojmë që Pajtime Fetahu ka qenë deri më sot në arrest shtëpie pas akuzave për lidhje me grupet kriminale.
Ndërkohë është dhënë masa e dytë arrest me byurg për ish-shefin e policisë Dedan Gjoni, i arrestuar një vit më parë për dosjen “Metamorfoza”, ndërsa për dy gazetarët e kronikës Artan Hoxha dhe Elton Qyno është dhënë maa detyrim paraqitje.
Njoftimi i SPAK:
Në kuadër të hetimit të një organizate kriminale me shtrirje ndërkombëtare, me kërkesë të Prokurorisë se Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkalles së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masat e sigurisë për 21 persona, ku përfshihen anëtarët e organizatës kriminale, një zyrtar i lartë policie, një gjyqtar në detyre gjatë kryerjes së aktivitetit kriminal, një avokat dhe dy gazetarë.
Masat e caktuara të sigurisë janë si më poshtë:
Arrest me burg – 18 persona (përfshire ish gjyqtarin dhe zyrtarin e lartë të policisë së shtetit);
Arrest në shtëpi – 1 avokat;
Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore – 2 gazetarë.
Operacioni për ekzekutimin e masave të sigurisë i cili po mbështetet nga Europol dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese shqiptare dhe evropiane, është në vijim.
Me qëllim ruajtjen e integritetit të këtij operacioni, Prokuroria e Posaçme do të publikojë më shumë të dhëna rreth këtij hetimi ditën e nesërme.







