Gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene, ka mësuar detaje të reja nga aksioni i ditës së sotme, ku me kërkesë të SPAK janë arrestuar 18 persona mes tyre një ish-gjyqtare dhe një zyrtar i lartë i Policisë, një tjetër është lënë në arrest shtëpie (avokatja Blerina Beqiri), ndërsa dy të tjerë me detyrim paraqitje (gazetarët e kronikës së zezë Artan Hoxha dhe Elton Qyno).
Ndonëse jo zyrtarisht, përmes burimesh, Vizion Plus mësoi se bëhet fjalë për prangosjen e ish- gjyqtares së shkarkuar nga vettingu, Pajtime Fetahu, që më herët ishte vënë në masën e arrestit shtëpiak.
Lexo edhe :
Related Posts
“Në kuadër të hetimit të një organizate kriminale me shtrirje ndërkombëtare, me kërkesë të Prokurorisë se Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkalles së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masat e sigurisë për 21 persona, ku përfshihen anëtarët e organizatës kriminale, një zyrtar i lartë policie, një gjyqtar në detyre gjatë kryerjes së aktivitetit kriminal, një avokat dhe dy gazetarë.
Masat e caktuara të sigurisë janë si më poshtë:
Arrest me burg – 18 persona (përfshire ish gjyqtarin dhe zyrtarin e lartë të policisë së shtetit);
Arrest në shtëpi – 1 avokat;
Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore – 2 gazetarë.
Operacioni për ekzekutimin e masave të sigurisë i cili po mbështetet nga Europol dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese shqiptare dhe evropiane, është në vijim.
Me qëllim ruajtjen e integritetit të këtij operacioni, Prokuroria e Posaçme do të publikojë më shumë të dhëna rreth këtij hetimi ditën e nesërme”, thekson SPAK.








