Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u ka lënë porosi nga qelia anëtarëve dhe simpatizantëve të forcës politike të cilën ai drejton.
Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi lexoi para anëtarëve të kryesisë letrën me porosi të Ilir Metës
Në letrën e ish-kreut të shtetit ju bëhej thirrje anëtarëve të Partisë së Lirisë dhe atyre që i quan si shqiptarët patriotë, që të nisin protestat paqësore para godinës së SPAK.
“Të nisin protestat paqësore periodike para SPAK për të denoncuar të gjitha manipulimet skandaloze të tyre në dosjen kundër meje dhe për të denoncuar aferat skandaloze të Edi Rames që SPAK nuk i heton”, thuhet në mesazhin e Metës, që u bë publik nga Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi.
Në letrën e tij nga qelia, Meta shprehet “të dashur anëtarë të Kryesisë së PL, anëtarë dhe simpatizantë, shqiptarë patriotë anembanë vendit dhe Botës, dje narko-drejtësia e narko-regjimit, vendosi të vazhdojë me masën ekstreme të arrestit me burg, ndaj Presidentit të PL-së, forca e dytë opozitare në vend, dhe forca e 3-të politike në vend”.
Reagimi i Metës vjen një ditë apsi GJKKO vendosi të lërë në fuqi masën arrest me burg ndaj tij. Meta akuzohet për shpërdorim detyre, fshehje pasurie dhe korrupsion.





