Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
16 July 2026
Vizion fokus

VIDEO/ SHBA-të bombardojnë përsëri me raketa Iranin jugor

Aksident tragjik në aksin Elbasan-Librazhd! Makina përplaset me barrierat,...

Parlamenti i Ukrainës zgjedh Serhii Koretskyi kryeministër të ri...

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë,...

Plagosja me thikë në Poliklinikën e Shkodrës, arrestohet 18-vjeçari...

Teherani: Nëse na godet SHBA, grupi Huthi do mbyllë...

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Belinda Ballukut, lihet...

Zjarr i përmasave të mëdha në Spanjë, digjen mbi...

Karakaçi në Kuvend : Deri në fund të 2027-ës,...

Shtyhet afati i Reformës Zgjedhore, Parlamenti vendos t’i japë...

Vrasja e Martinit, Rama: Po mendojmë mbylljen e plotë të “Tik Tok” dhe “Snapchat”, do ta hedhim për diskutim me prindërit

20 Nëntor 13:54

Pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani nga bashkëmoshatari i tij, Martin Përlleshaj.

Kreu i qeverisë tha se vrasja e 14-vjeçarit ka tronditur të madh e të vogël dhe bëri me dije se garantimi i sigurisë së fëmijëve është prioritet.

Lexo edhe :

Related Posts

“Kjo tragjedi duhet të na bashkojë si prindër”, Rama flet për vrasjen e Martinit: Si shtet dhe shoqëri duhet të dalim me një përgjigje efektive

Duke theksuar rrezikun që vjen nga presionin i rrjeteve sociale, Rama tha se qeveria do të hedhë për diskutim të gjerë me prindërit, mbylljen e plotë të “Tik Tok” dhe të “Snapchat” në territorin e Republikës.

Kryeministri Edi Rama: Prej tre ditësh, i madh dhe i vogël është tronditur nga vrasja makabër e një nxënësi 14 vjeçar me thikë nga një adoleshent tjetër.

E gjithë dinamika e tragjedisë nxjerr në pah kërcënimin permanent me të cilin jetojnë të gjithë familjet që rrisnin fëmijë në botën e sotme ku rrjetet sociale dhe posaçërisht TikTok-u apo Snapchat-i thithin përditë në labirintet e tyre fëmijët tanë qysh në moshat më të vogla.

Autoritetit i prindërve dhe i mësuesve, si dhe të gjitha përpjekjet tona në familje apo në shkollë për edukimin e fëmijëve sfidohen orë e çast nga bota paralele e këtyre rrjeteve ku nuk ka asnjë filtër, asnjë mbrojtje, asnjë stimul pozitiv në mbështetje të këtyre përpjekjeve dhe ku jo vetëm edukimit, por deri dhe shëndeti mendor i më të vegjëlve, i adoleshentëve vihen seriozisht në pikëpyetje.

Këto janë të vërteta të thjeshta me të cilat nuk është e vështirë të biem të gjithë dakord si prindër apo si qytetar dëshmitar të shoqërisë të kohës të botës së sotme, ku garantimi i sigurisë së fëmijëve është përparësia e përparësive  tona, por nuk janë po kaq të thjeshta përgjigjet e duhura në këto kushte, kaq sfiduese kur shumë shtete po përpiqen të vendosin filtra mbrojtës, por ende pa asnjë rezultat domethënës.

Ndërkohë çdo prind është dëshmitar i faktit se presioni i tërheqjes së fëmijëve ndaj ekraneve të smartphone-ve bëhet gjithmonë e më i papërballueshëm edhe brenda vetë mureve të shtëpisë.

Ne si qeveri jemi angazhuar prej kohësh në hulumtimin e kësaj problematike duke ndjekur hap pas hapi se çfarë bëjnë vendet e tjera por edhe në kërkimin e zgjidhjeve të mundshme për ta ulur këtë presion gjithnjë e më të frikshëm.

Faktikisht janë ndërmarrë iniciativa të ngjashme që nga Australia ku aktualisht po tentohet ndalimi i aksesit në rrjetet sociale të të gjithë fëmijëve deri në 16 vjeç, deri te Franca e cila po diskuton vendosjen si kusht të aprovimit të prindërve për hapjen e një llogarie online nën 15 vjeç apo Spanja ku fillimisht u vendos që fëmijët deri 14 vjeç të mos lejohen të hapin llogari online dhe së fundmi ku kufi është rritur në 16 vjeç. Po përtej këtyre përpjekjeve dhe debateve lidhur  me këto nisma, problemi ende i hapur mbetet mungesa e një sistemi të zbatimit të tyre si rezultat i vështirësisë në aspektin teknik që lidhet me disa faktorë të cilët nuk është vendi t’i shtjellojmë këtu sot.

Tani, dilema jonë si qeveri është nëse duhet të provojmë edhe ne të ecim në drejtim të vendosjes së filtrave kur në fakt nga të gjitha eksperiencat e deritanishme në Europë apo përtej Europës, mësojmë se efektiviteti i tyre është ende shumë i ulët, ndërkohë që stimujt e dhunës dhe rastet e bullizmit në botën online të fëmijëve dhe të adoleshentëve, vetëm rriten apo të ndërmarrim një masë drastike për mbylljen e plotë të Tik-Tok-ut e pse jo, të SnapChat-it në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Kemi vendosur që këtë dilemë ta hedhim për një diskutim të gjerë me të gjithë komunitetet e prindërve ku do të angazhohen të gjitha shkollat, nën drejtimin e Ministrisë së Arsimit për të marrë një vendim sa më demokratik për një problem kaq të madh, por e përsëris, kompleks në përmbajtjen dhe në zgjidhjen e vet./vizionplus.tv

Posted Under:
Aktualitet Kryesoret

Nga e njëjta kategori

Aksident tragjik në aksin Elbasan-Librazhd! Makina përplaset me barrierat, humb jetën shoferi 19-vjeçar (EMRI)

më shumë...

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, Rama: Nuk do të bëhemi kor histerik për çdo idiotësi nga Beogradi!

më shumë...

Plagosja me thikë në Poliklinikën e Shkodrës, arrestohet 18-vjeçari dhe babai i tij si bashkëpunëtor

më shumë...

PS vijon e vetme “Territorialen”, produkti final brenda korrikut, numri i bashkive do të ulet

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

7:00

VIDEO/ SHBA-të bombardojnë përsëri me raketa Iranin...

6:31

Aksident tragjik në aksin Elbasan-Librazhd! Makina përplaset...

6:28

Parlamenti i Ukrainës zgjedh Serhii Koretskyi kryeministër...

6:16

Hetimi për helmimin e studentëve, AKU zhbllokon...

5:51

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik...

5:34

Deklarata për spastrim etnik, Kosova kallëzon penalisht...

5:05

Plagosja me thikë në Poliklinikën e Shkodrës,...

4:48

Teherani: Nëse na godet SHBA, grupi Huthi...

4:38

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Belinda...

4:30

Zjarr i përmasave të mëdha në Spanjë,...

4:15

Karakaçi në Kuvend : Deri në fund...

3:59

Shtyhet afati i Reformës Zgjedhore, Parlamenti vendos...

3:54

PS vijon e vetme “Territorialen”, produkti final...

3:44

Nafta rritet 12 % në një muaj,...

3:29

Abuzime me çmimet e shezlonëve, Task Forca...

3:25

Ndryshon ligji për turizmin, jo më punime...

3:22

Kërkohet shkarkimi i Abdixhikut, kreu i LDK:...

3:11

Skandali grek me fondet e bujqësisë, nën...

2:54

14-vjeçari tenton të vjedhë marketin në qendër...

2:35

“E gjithë Shqipëria do të jetë live”,...

Më të klikuarat

  • Hëna mbi Venus në fundjavë, Meri Gjini zbulon shenjat që do...
  • I goditi vëllanë me thikë brenda poliklinikës, shkodrani mer...
  • Kuçana debat me Berishën: Do të rikandidosh Nokën për Sekret...
  • “E gjithë Shqipëria do të jetë live”, Smart City...
  • “Nuk më pëlqen të vendos afate, por ata e dinë se çfar...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.