Izraeli ka publikuar pamje të reja tronditëse nga operacioni ku mbeti i vrarë lideri i Hamasit, Yahya Sinwar, më 16 tetor 2024, në zonën Rafah të Rripit jugor të Gazës.
Operacioni u krye nga Batalioni 450 i Këmbësorisë i Brigadës Bislamah, ndërsa një ushtar ka filmuar çastet dramatike hap pas hapi.
Sipas videos, ushtari, i cili mori pjesë në operacion, kishte vendosur një kamerë për të regjistruar lëvizjet, duke mos ditur se objektivi ishte lideri i Hamasit.
Bisedat midis ushtarit dhe komandantit të tij, të regjistruara gjithashtu, zbulojnë strategjinë e misionit dhe planifikimin për lëvizjet e ardhshme.
Në një moment në video dëgjohet ushtari duke thënë “vritet edhe një terrorist”, ndërsa komandanti i tij përgjigjet se “mund të ketë të tjerë përreth në rrënojat”, ndërsa shprehet i kënaqur me performancën e batalionit dhe snajperit.
Pamjet tregojnë vendin ku Sinwar u gjet i vdekur, në një kat të dëmtuar të një ndërtese që ishte goditur rëndë nga tanku izraelit Merkava.
Videoja mbyllet me identifikimin e trupit të Sinwar, duke shënuar fundin e operacionit që kishte në shënjestër udhëheqjen e Hamasit./vizionplus.tv





