Arrestimet e bujshme politike të ditëve të fundit ishin tema e diskutimit këtë të enjte në studion e Quo Vadis në Vizion Plus, të moderatores Pranvera Borakaj.
Gazetari Arbër Hitaj deklaroi se sot vetë politikanët që votuan Reformën në Drejtësi po surprizohen nga aksionet e SPAK, pasi nuk e besuan në atë perdiudhë se: “Kjo shpatë do të bjerë mbi qafën e tyre”
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Arrestimi i Metës dhe publikimi i dosjes, mund të zgjerohet harta e njerëzve duke përfshirë politikanë të tjerë?
Hitaj: Duhet të themi të vërtetën, deri në një vendim të formës së prerë zoti Meta është i pafajshëm.
Peka: Nuk bën dot fushatë.
Hitaj: Do dal edhe atje. Unë në asnjë moment nuk shikoj që ka patur tendencë ndaj zotit Meta apo eksponentëve të tjerë. Unë nuk mendoj se drejtësia funksionon duke mbajtur krah politikë, por shikoj që janë dosje të mirëorganizuara. Çdo kush mund të heqë pasazhe dhe të thotë kjo nuk bën. Pa u futur në detaje ka shumë pika që flasin për zonjën Kryemadhi dhe zotin Meta. Fakti është futja në sistem e 1.3 milionë eurove nga mamaja e zonjës Kryemadhi, me një pension 83 mijë lekë. Ka një betejë që është një betejë politike që përfaqëuesit e bëjnë jashtë dyerve të SPAK dhe ajo përballë gjykatësve. Duhet edhe mbrojtja politike pasi po cënohet një karrierë 34 vjeçare. Por kush e bëri reformën në Drejtësi? Po këta politikanë. U paralajmërua në atë kohë dhe ju tha që kjo reformë do të jetë shpatë në qafën tuaj. Nuk donin ta besonin.





