Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
28 June 2026
Vizion fokus

Rama publikon pamjet me turistë nga Banjat e Bënjës:...

Dita e 28-të e protestës, qytetarët ironizojnë me “Diella-n”

Babë e bijë nga Rumania shpëtohen në Kanionet e...

Vuçiç paralajmëron dorëheqjen: Pas pak javësh do të largohem

Australia vendos gjoba të larta për platformat që lejojnë...

Negociatat me Iranin, JD Vance: SHBA-të do të fitojmë...

Dita e 28-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve

69-vjeçarja u godit pas koke nga burri, fqinjët e...

Pas sulmit amerikan ndaj Iranit, Bahreini akuzon Teheranin se...

Tërmeti në Venezuelë, humbja ekonomike parashikohet 6.7 miliardë dollarë

Sekretari i NATO: Do të punojmë që KFOR në Kosovë të ketë forcat për të ruajtur një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë

18 Tetor 17:36

 

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha të premten se aleatët do të vazhdojnë të punojnë së bashku për të siguruar që misioni i KFOR-it në Kosovë të ketë forcat dhe burimet e nevojshme për të ruajtur një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë.

Ai i bëri këto komente gjatë një konference për shtypin në përfundim të takimit të ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s, gjatë të cilit është diskutuar edhe për operacionin e aleancës në Kosovë.

“Në Kosovë, aleatët vazhdojnë të punojnë së bashku për të siguruar që misioni ynë i KFOR-it të ketë forcat dhe burimet që i nevojiten për të mbajtur një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë”, tha ai.

Sekretari Rutte një ditë më parë ngriti shqetësimet për mungesën e përparimit në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

“Do të thotë se ne duhet të jemi të ndërgjegjshëm për tensionet në Ballkanin Perëndimor dhe faktin se procesi i dialogut mes Prishtinë dhe Beogradit nuk është duke ecur siç do të dëshironim…”, tha ai.

Aktualisht mbi 4 mijë e 400 trupa të udhëhequra nga NATO-ja kujdesen për sigurinë në Kosovë dhe përgjatë vitit që lamë pas, aleanca shtoi praninë e saj pas tensioneve në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe.

Kosova është gjetur nën kritikat e diplomacisë perëndimore për ato që janë cilësuar veprime të njëanshme dhe të pabashkërenduara në veri ku autoritetet mbyllën komunat paralele serbe të emëruara nga Beogradi, të cilat Prishtina i cilëson të paligjshme.

Bashkimi Evropian si dhe Shtetet e Bashkuara u kanë bërë thirrje palëve që të zgjedhin çështjet e hapura në kuadër të bisedimeve në Bruksel, vazhdimi i të cilave pritet javën që vjen në nivel kryenegociatorësh.

Ambasadori gjerman në Prishtinë Jorn Rohde tha se shpreson që të dyja palët të lëvizin më shpejt në këto bisedime.

“Pritshmëritë tona janë që palët të përparojnë, duhet të flasin me njëri tjetrin dhe të kenë vullnetin politik për të arritur përparim, sepse për momentin nuk ka shumë përparim në dialog. E di që ka zgjedhje, por ne gjithmonë kemi zgjedhje diku”, tha ai.

Ambasadori Rohde tha se është e rëndësishme për gjithë rajonin që të ketë normalizim të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Dhe jam i sigurt se zoti Lajçak dhe ekipi i ri në Komision duan përparim. Në fund, qëllimi përfundimtar është anëtarësimi i Kosovës dhe Serbisë në Bashkimin Evropian dhe të gjithë e dinë se mund të arrihet vetëm nëse kemi normalizim. Dhe pa normalizim, nuk është i mundur anëtarësimi”, tha ambasadori Rohde.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në NATO Julianne Smith, tha se përparimi në procesin e bisedimeve është thelbësor në proceset integruese të Kosovës në strukturat euro-atlantike. Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarë, e pyetur për kërkesën e autoriteteve të Kosovës për përfshirje në programin e Partneritetit për Paqe me NATO-n, ambasadorja Smith tha se Shtetet e Bashkuara janë të kënaqura të shohin vullnetin e Kosovës për anëtarësim…

“Por mendoj se miqtë tanë në Kosovë na kanë dëgjuar zëshëm dhe qartë. Ne duam që ata të vazhdojnë të angazhohen në dialogun e lehtësuar e të udhëhequr nga Bashkimi Evropian. Kjo është diçka që si aleatët e NATO-s dhe vendet anëtare të BE-së e mbështesin fuqishëm. Ata kanë përkushtimin tonë të plotë për të qëndruar të angazhuar në rajon dhe për të bërë çfarë mundemi për t’i ndihmuar ata të krijojnë qëndrueshmëri më të madhe në fqinjësi”, tha ajo.

Kosova dhe Serbia janë përfshirë në bisedime 13 vjeçare për normalizimin e marrëdhënieve që kanë shënuar përparim të paktë, ndërsa një marrëveshje për të cilën palët ranë dakord vitin e kaluar as që ka filluar të zbatohet./VOA

Posted Under:
Anash Rajoni
Tagged:
NATO sekretari Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Rama publikon pamjet me turistë nga Banjat e Bënjës: E vërteta fitoi mbi dizinformimin

më shumë...

Dita e 28-të e protestës, qytetarët ironizojnë me “Diella-n”

më shumë...

Babë e bijë nga Rumania shpëtohen në Kanionet e Gjipesë

më shumë...

Vuçiç paralajmëron dorëheqjen: Pas pak javësh do të largohem

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

11:01

Rama publikon pamjet me turistë nga Banjat...

10:21

Konsiderohen si fruti më i ndotur dhe...

10:09

Pirja e këtij lëngu frutash mund të...

9:34

Dita e 28-të e protestës, qytetarët ironizojnë...

9:10

Babë e bijë nga Rumania shpëtohen në...

8:38

Vuçiç paralajmëron dorëheqjen: Pas pak javësh do...

8:07

Australia vendos gjoba të larta për platformat...

7:12

Negociatat me Iranin, JD Vance: SHBA-të do...

7:01

Dita e 28-të e protestës, nis grumbullimi...

6:49

Përurohet në Himarë rampa ekologjike “Deti pa...

6:44

69-vjeçarja u godit pas koke nga burri,...

6:39

Pse shfaqen “pika” që lëvizin kur vështroni...

6:28

Pas sulmit amerikan ndaj Iranit, Bahreini akuzon...

6:06

Tërmeti në Venezuelë, humbja ekonomike parashikohet 6.7...

5:42

Burri dhunon rëndë bashkëshorten 69-vjeçare në Pogradec

5:37

LISTA/ Dalin emrat e subjekteve juridike nga...

5:16

Von der Leyen mirëpret marrëveshjen Izrael-Liban

4:48

Ukraina godet fabrikën e armatimit në Rusi

4:43

Nënshkruhet marrëveshja, nga Korrikut vetëm një ndalesë...

4:31

Grushta në parlamentin gjeorgjian, deputetët e kthejnë...

Më të klikuarat

  • E rëndë në Itali, shoku i futet në shtëpi dhe vret me thikë...
  • E përqafoi për ta shpëtuar, por nuk ia doli të mbijetonte, n...
  • Rama: Po luftohet Shqipëria në BE, “Shqipëria e re” e dështa...
  • 69-vjeçarja u godit pas koke nga burri, fqinjët e gjetën të...
  • LISTA/ Dalin emrat e subjekteve juridike nga Shqipëria që ja...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.