Mjaftuan dy muaj kohë, që porosinë e dhënë për përshpejtimin e procesit të legalizimeve në muajin Korrik, kryeminsitri Edi Rama ta kalonte në sitë sot, në një tjetër mbledhje në seline e qeverise.
“Ca presim ne që ta përshpejtojmë këtë proces. S’dua të bej pasqyrë shifrash se dhe këtu është e njëjta gjë. S’dua të përmend emra. Një nga kryetarët më të zëshëm të bashkive që thoshte duhet ta marrë bashkia pjesën e përgjegjësisë, ka një nga nivelet më të ulëta ta rezultatit. Ndërkohë, bashkia më e suksesshme pa diskutim me tërmetin, Shijaku, është model për procesin e legalizimit. S’po them ta arrini Shijakun, se nuk e arrini, Rakip ti bën shumë gjëra po Shijakun nuk e arrin dot. Për t’iu afruar deri në pikën që të luftoni për vendin e dytë, mund ta bënë këtë gjë. S’ka justifikim, te legalizimit duhet shumë fokus”, tha Rama.
Lexo edhe :
Related Posts
Kreu i qeveris u ndal edhe te emergjencat civile, sipas të cilit duhet nisur një trajnim në terren.
“Para ca kohësh u bë spektakolare përmbytja në Dubai, ku në harkun e 18 orëve ra një sasi shiu e barabartë me 4 juaj rresht shi në Londër. Nuk ka infrastrukturë sado ekselente të përballojë goditjen e parë. Ajo që ne s’mund ta neglizhojmë është dobësia që shfaqet në reagimin tonë në nivelin vendor qoftë për zjarret qoftë për përmbytjet. Duke e marrë te përmbytjet, e domosdoshme të ketë një fokus të veçantë te organizmi i strukturës, trajnimi, aftësimi dhe stërvitja e të gjithë strukturës që duhet të jetë gati për të dalë në terren në momentin e parë të reagimit”, u shpreh kryeministri.
Brenda këtij muaji, Rama thotë se do të prezantojnë ‘Paketën e Maleve’
“Një program i ri për të mbështetur ata që janë jashtë dhe duan ndihmë për të investuar në shtëpitë e tyre për t’i kthyer në sipërmarrje biznesi. Ata që janë në emigracion, apo ata që janë në Tiranë dhe kanë një pasuri atje. Është një paketë pozitive, kemi punuar gjatë që të mos jetë pak, por goxha domethënëse. Është një paketë që duhet ta përdorni ju, ta shfrytëzoni për të inkurajur më shumë dhe për t’iu dhënë më shumë shtysë atyre që e kanë me dy mendje”, tha ai.
Kjo paketë pritët t’i japë një tjetër nxitje edhe turizmit malor. /vizionplus.tv







