Studio e “Quo Vadis” së moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, është kthyer në një arenë të fortë debati mes të ftuarve.
Ndërsa gazetari Arbër Hitaj po theksonte se nuk mjaftojnë vetëm protestat për të sjellë PD në pushtet në këtë moment, pasi opozita ka mungesë besueshmërie, pati një ndërhyrje të fortë nga ana e deputetit demokrat Luan Baçi ku nuk munguan as akuzat personale.
Gazetari Hitja i kujtoi Baçit “Gërdecin’, periudhë kur në krye të qeverisë ishte Sali Berisha.
Pjsë nga debati:
Borakaj: Nesër pritet si do të vijojnë protestat e PD, a do të ketë ndryshim destinacioni?
Baçi: Nuk ka gjë si do të diskutohet detajet. Nesër do të vihen piketat në Këshillin Kombëtar. Nesër PD do të dalë me deklaratë zyrtare.
Borakaj: Ju jeni për ndryshim destinacioni.
Borakaj: Protestat para Bashkisë së Tiranës janë lokale, janë të fokusuara te vjedhja e paimagjinueshme e atyre drejtorëve. Siç themi edhe protestat përnatshme edhe në shtëpinë e kryetarit janë të vogla. Patjetër që protestat do të fillojnë do të jenë të fuqishme.
Borakaj: Mund të prodhojnë diçka protestat?
Hitaj: Për mua beteja kryesore e opozitës është besimi. Mund të hidhen shumë ide, por kur t’i shikon që është krhyer në një lloj feje Berisha në PD. Pra në PD flitet vetëm për Berishën.
Baçi: Në 2005 ka qenë qeveria më e mirë e Shqipërisë me kryeminsiëtër PD.
Hitaj: Mos na tregoni këto. Kush e bëri Gërdecin. Thuaje ti ke një komunist në krye të partisë.





