Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
07 June 2026
Vizion fokus

Izraeli bombardon 150 pozicione të Hezbollahut në Liban

Gjermania rrit investimet ushtarake përballë kërcënimit rus

Irani do të jetë në Botëror, pasjiset me viza

Zhgënjen sërish Shqipëria, mundet edhe nga Luksemburgu! Maran e...

Makinat përplasen kokë më kokë në aksin Fier-Levan, tre...

Hungaria kufizon lejet e punës për punëtorët nga vendet...

“Pjesëmarrja më e ulët deri më tani”, Rama flet...

“Projektet e zhvillimit kalojnë përmes debatit”, Kumbaro në 35-vjetorin...

Berisha: Të rinjtë do të kontribuojnë në ‘ripërtëritjen’ e...

Miqësorja me Luksemburgun, ja si do të rreshtohen kuqezinjtë

Vlonjati mori porosinë nga Dubai për ekzekutimin e Gentian Bejtjes, çfarë zbuloi policia

29 Gusht 11:20

Detaje të tjera janë zbardhur pas identifikimit të njërit prej ekzekutorëve të Gentian Bejtjes disa muaj më parë në ambientet e shtëpisë së tij në fshatin Larushk të Fushë Krujë.

Mësohet se personi në fjalë është Florian Plaku, një 41-vjeçar nga Vlora, i cili sipas policisë ka bashkëpunuar me Ilir Beqarajn dhe Edison Haxhiun për ekzekutimin e Bejtjes brenda ambienteve të një serre, pak orë pasi ai ishte kthyer në banesën e tij.

Lexo edhe :

Related Posts

Dalin SMS-të në SKY, Shullazi jashtë loje, Arben Ndoka flet me Avdylajt e Shijakut për vrasjen e Durim Bamit, Martinaj fshin kamerat në Fushë Krujë
Plane, intriga dhe rivalitet! Si i shpëtoi Durim Bami “komandos” së dërguar nga Arben Ndoka dhe Avdylajt e Shijakut në Ksamil
Roli i “Manecit” dhe Gentian Bejtjes, si i shpëtoi Durim Bami për një fije “komandos” së dërguar nga Arben Ndoka dhe Avdylajt e Shijakut
“Po na ikën truri”, SMS-të në SKY zbulojnë pritën e Behar Bajrit ndaj Durim Bamit, vëllai i Enver Stafukës ofroi 200 mijë euro

Policia ka të dhëna se porosia për vrasjen e Bejtes është dhënë nga kreu i një grupi kriminal rival, i cili tani ndodhet në Dubai.

Gentian Bejtja u ekzekutua nga një skuadër vrasësish me pagesë në 15 mars në Larushk të Fushë Krujës, ndërsa nga të dhënat e siguruara duket se gjithçka ishte planifikuar në detaje nga atentatorët, të cilët kishin informacion mbi lëvizjet e tij.

Bejtja i mbijetoi disa atentateve të mëparshme, ndërsa dyshohet se gjithçka ka ndodhur pas një përplasjeje që ka patur me një grup kriminal rival në zonën e Fushë Krujës.

Policia, pas identifikimit, e ka shpallur në kërkim, duke e akuzuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Gjithashtu, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithëm Tiranë, është ushtruar kontroll në ambientet e një agjensie udhëtimesh në qytetin e Lezhës, ku janë administruar pajisje elektronike dhe dokumente me vlerë për hetimin.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të njoftimit të ngjarjes së datës 15.03.2024, për vrasjen e shtetasit Gentjan Bejtja, brenda rrethimit të oborrit të banesë së tij, në fshatin Larushkë, Krujë, ju informojmë si më poshtë:

Për hetimin e kësaj ngjarje të rëndë kriminale, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, ka ngritur menjëherë një grup të posaçëm hetimor, i cili në drejtimin profesional të Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka kryer në vijimësi të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me iniciativë apo të urdhëruar nga Prokurori.

Lidhur me këtë ngjarje nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, është regjistruar procedimi penal nr. 1944 të vitit 2024, për veprat penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të parashikuara nga nenet 78, 25 dhe 278/1 të Kodit Penal.

Nga tërësia e veprimeve të thelluara hetimore ka rezultuar se autorët janë afruar tek banesa e shtetasit Gentjan Bejtja me automjetin e markës “Land Rover Discover” me ngjyrë të zezë dhe pas kryerjes të vrasjes, po me këtë automjet janë larguar në aksin rrugor Larushkë – Thumanë, pas kalimit të mbikalimit të Fushë Krujës, janë kthyer majtas dhe në fshatin Hasan kanë djegur automjetin e mësipërm.

Nga kryerja e veprimeve hetimore është vërtetuar se autorët janë larguar me një automjet tip “Volksëagen Golf” me ngjyrë të zezë, pa targë në pjesën e pasme, duke ndjekur intinerarin nga vendi i djegies së automjetit në drejtim të rrugës kryesore Thumanë-Fushë Krujë, kanë devijuar djathtas në mbikalimin e Fushë-Krujës dhe janë larguar në drejtim të fshatit Bubq, Krujë.

Nga analiza e informacioneve të marra nga inteligjenca policore si dhe këqyrja dhe marrja e kamerave të sigurisë, është bërë i mundur identifikimi i automjetit tip “Volksëagen Golf” me targë AB960GG, në pronësi të shtetasit Edison Haxhiu, 30 vjeç, lindur në Milot, Kurbin dhe banues në Tiranë. Po kështu, ka rezultuar se ky automjet është përdorur edhe nga shtetasi Ilir Beqaraj alias Ilir Brahimi alias Ilir Mançellari, lindur në Milot, Kurbin dhe banues në Tiranë.

Më datë 19.03.2024, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë bënë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e automjetit tip “Volksëagen Golf” me ngjyrë të zezë me targë AB960GG në pronësi të shtetasit Edison Haxhiu dhe shoqërimin në ambjentet e Policisë. Gjithashtu, në vazhdim të veprimeve hetimore, po në këtë datë u bë i mundur shoqërimi në ambientet e Policisë i shtetasit Ilir Beqaraj alias Ilir Brahimi alias Ilir Mançellari.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Ilir Beqaraj alias Ilir Brahimi alias Ilir Mançellari  janë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me mbishkrimin “Ëalther”  me tetë fishekë, një armë zjarri e markës “Benelli”, e cila mbahej me lejen e organeve të Policisë, një brez me njëzet e nëntë fishekë arme zjarri, pesë pajisje si ato të radiove marrëse-dhënëse, një pasaportë e Republikës të Kosovës në emër të shtetasit Kosovar B. A., e dyshuar e falsifikuar pasi fotografia është e ngjashme me fotografinë e shtetasit Ilir Beqaraj alias Ilir Brahimi alias Ilir Mançellari, një kartë identiteti e Republikës të Kosovës në emër të shtetasit Kosovar B. A., e dyshuar e falsifikuar pasi fotografia është e ngjashme me fotografinë e shtetasit Ilir Beqaraj alias Ilir Brahimi alias Ilir Mançellari, dhe 3 aparate celulare.

Më datë 19.03.2024, nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit Ilir Beqaraj alias Ilir Brahimi, alias Ilir  Mançellari, 41 vjeç, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armeve shpërthyese dhe e municionit”, dhe “Falsifikimi i dokumentave” parashikuar nga nenet 278/2 dhe 186 të Kodit Penal, si dhe ndalimi i shtetasit Edion Haxhiu, 30 vjeç, për veprën penale “Sigurimi i kushte dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, parashikuar nga neni 80 i Kodit Penal.

Në vijim të kryerjes së veprimeve të thelluara hetimore, shfrytëzimit të inteligjencës policore, administrimit të provave dhe ekzaminimeve të ndryshme kriminalistike, administrimit të dokumentave, grupi i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka bërë të mundur dokumentimin ligjor të implikimit të personave të tjerë si autorë të kësaj ngjarje

Në vlerësim të provave dhe fakteve, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin nr. 1885 datë 26.07.2024 ka vendosur caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, në mungesë, ndaj shtetasit F. P., alias F. S., alias F. M., 41 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë, i dyshuar pë kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të parashikuara nga nenet 78, 25 dhe 278/1 të Kodit Penal.

Shërbimet e DVP Tiranë, të mbështetura në fazën operacionale nga shërbimet e DVP Vlorë, kanë ushtruar kontrolle për lokalizimin e shtetasit F. P., alias F. S., alias F. M., 41 vjeç, dhe vijon puna për kapjen e këtij shtetasi i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Gjithashtu, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithëm Tiranë, është ushtruar kontroll në ambientet e një agjensie udhëtimesh në qytetin e Lezhës, ku janë administruar pajisje elektronike dhe dokumente me vlerë për hetimin.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vlerësim të provave dhe fakteve të administruara, ka bërë rikualifikimin e veprës penale në ngarkim të shtetasit Ilir Beqaraj alias Ilir Brahimi alias Ilir Mançellari, dhe përveç veprave penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga nenet 186 dhe 278/1  të Kodit Penal, këtij shtetasi i është shtuar vepra penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 78 e 22 të Kodit Penal.

Hetimet vazhdojnë për identifikimin e autorëve të tjerë dhe për rezultatet e tyre do t’ju informojmë në vazhdimësi./vizionplus.tv

Posted Under:
Aktualitet Kryesoret
Tagged:
florian plaku gentian bejtja

Nga e njëjta kategori

Paola Avdulaj shpallet më e bukura e Shqipërisë, rrëmben kurorën e “Miss Shqipëria 2026”

më shumë...

“Pjesëmarrja më e ulët deri më tani”, Rama flet për protestën: Nuk i kaloi kurrë 8 mijë njerëz! Si mund të transformohet një protestë lokale në spektakël ndërkombëtar

më shumë...

Dita e 7-të e protestës, qytetarët mblidhen para bustit të “Skënderbeut”, gati marshimi drejt kryeministrisë

më shumë...

Një mbrëmje magjike italiane në “Marina Orikum”

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

11:14

Paola Avdulaj shpallet më e bukura e...

10:50

Izraeli bombardon 150 pozicione të Hezbollahut në...

10:45

Gjermania rrit investimet ushtarake përballë kërcënimit rus

10:20

Irani do të jetë në Botëror, pasjiset...

10:18

Mbajtja nën kontroll e diabetit dhe rënia...

9:57

Zhgënjen sërish Shqipëria, mundet edhe nga Luksemburgu!...

9:50

Makinat përplasen kokë më kokë në aksin...

9:07

Harrojeni kafenë në mëngjes, këto pije përshpejtojnë...

9:02

Nis finalja e “Miss Shqipëria 2026”, ndiqeni...

8:34

Hungaria kufizon lejet e punës për punëtorët...

8:31

“Pjesëmarrja më e ulët deri më tani”,...

7:51

Dasma e vitit! Dua Lipa dhe Callum...

7:25

“Projektet e zhvillimit kalojnë përmes debatit”, Kumbaro...

7:07

Berisha: Të rinjtë do të kontribuojnë në...

6:38

Miqësorja me Luksemburgun, ja si do të...

6:16

Dita e 7-të e protestës, qytetarët mblidhen...

6:00

Berisha: Të rinjtë janë ata që do...

5:52

Izraeli bombaron ndërtesën po ku zhvillohej dasma...

5:49

Zgjedhjet në Kosovë, KQZ-ja vazhdon të mbështetet...

5:43

Sulm ukrainas në Shën Petersburg, Zelensky iu...

Më të klikuarat

  • “Pjesëmarrja më e ulët deri më tani”, Rama flet...
  • Eliminimi i dytë brenda natës, kush u largua nga Ferma Vip
  • Nga Londra në Tiranë, Moza merr surprizën e veçantë
  • “Ai nuk del nga vetja, publiku e ka dashur në çdo rol&...
  • “Gjithmonë kam pasur nevojë për mbështetjen e Florit”, Soni...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.