Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
02 July 2026
Vizion fokus

Irani: Devijimi i anijeve në Ngushticën e Hormuzit do...

Arratisja e Hasan Verracakut, AMP arreston 4 punonjës policie...

Dita e 33-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve

Protestat para Kryeministrisë, Rama për DW: Nuk ka humbur...

Khamenei nuk do të marrë pjesë në ceremoninë mortore...

Ndërron jetë në spital punëtori shqiptar që u dëmtua...

Rusia mbyll shtatë pika kufitare me BE

Makina shkrumbohet nga flakët në Korçë

Bisedime të reja SHBA-Iran rinisin më 18 korrik, nuk...

Trump nxjerr shifrat: SHBA shpenzon më shumë për NATO-n,...

Roli i vitaminës D për rënien në peshë, ushqimet ku mund ta gjeni

24 Gusht 15:39

Njerëzit mbipeshë, që kanë një akumulim të përqendruar të dhjamit në zonën përreth belit, janë më të rrezikuar nga mungesa e vitaminës D.

Gjetjet e një studimi, të cilit i referohet AgroWeb.org, nënvizuan rolin e dëmshëm të mbipeshës në shëndetin e njeriut.

Mungesa e vitaminës D reflektohet në dendësinë kockore, por edhe rrit rrezikun për sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes, imunitetit dhe zemrës.

Ekspertët thonë se ka një lidhje shumë të fortë mes akumulimit të yndyrave në zonën abdominale me nivelet e ulëta të vitaminës D.

Mbipesha dhe vitamina D

Sipas të dhënave të studimit, burrat obezë kanë më pak vitaminë D në organizëm.
Nga ana tjetër, tek femrat mbipeshë, dhjamosja e mëlçisë është ajo që luan rol të fortë në uljen e nivelit të vitaminës D në organizëm.

Burimet e vitaminës D

Njeriu e merr pjesën më të madhe të vitaminës D nëpërmjet rrezeve të diellit. Kur këto rreze, sidomos ato të mesditës, bien në kontakt me lëkurën, nxisin prodhimin e vitaminës D.

Njerëzit që jetojnë në vende me klimë të ngrohtë, përfitojnë më shumë vitaminë D.

Vitaminën D mund ta gjeni në këto ushqime siç janë:

Qumështi

Drithërat

Salmoni

Peshku ton

Skumbria

Vaji i papërpunuar i peshkut

Vaji i mëlçisë së merlucit

Ngrënia e këtyre ushqimeve, shkakton një sërë reagimesh pozitive në mëlçi dhe veshka. Këto organe e transformojnë vitaminën D në formën e përshtatshme për organizmin.

Sa vitaminë D duhet të marrë një i rritur?

Sipas informacioneve të AgroWeb.org, në përgjithësi, të rriturit duhet të konsumojnë 600 njësi të vitaminës D në ditë, pra rreth 15 mikrogramë.

Të moshuarit mbi moshën 70 vjeç duhet të konsumojnë 800 njësi të kësaj vitamine në ditë, pra rreth 20 mikrogramë.

Pasojat e tjera të mungesës së vitaminës D

Mungesa e zgjatur e vitaminës D shkakton çrregullime të masës minerale të kockave dhe fraktura tek fëmijët dhe të rriturit.

Mungesa e kësaj vitamine, nxit problemet me kockat, muskujt dhe shkakton dhimbje të gjymtyrëve.

Pamjaftueshmëria e vitaminës D mund të kontribuojë edhe në shfaqjen e osteoporozës.

Studime të shumta e kanë lidhur mungesën e vitaminës D me depresionin, sëmundjet e zemrës, çrregullimet imunitare, infeksionet dhe shtimin e qelizave të dëmshme.

Posted Under:
Anash Lifestyle
Tagged:
Ushqimet Vitamina D

Nga e njëjta kategori

Irani: Devijimi i anijeve në Ngushticën e Hormuzit do të marrë përgjigje të menjëhershme

më shumë...

Arratisja e Hasan Verracakut, AMP arreston 4 punonjës policie në Shkodër (EMRAT)

më shumë...

Dita e 33-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve

më shumë...

Sinjalet që tregojnë se rutina juaj e kujdesit për lëkurën ka nevojë për ndryshim

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

7:56

Irani: Devijimi i anijeve në Ngushticën e...

7:50

Arratisja e Hasan Verracakut, AMP arreston 4...

7:24

Dita e 33-të e protestës, nis grumbullimi...

7:04

Protestat para Kryeministrisë, Rama për DW: Nuk...

6:34

Sinjalet që tregojnë se rutina juaj e...

5:59

Khamenei nuk do të marrë pjesë në...

5:38

Ndërron jetë në spital punëtori shqiptar që...

5:35

Sëmundjet që përkeqësohen gjatë ditëve të nxehta

4:58

Pas Korçës, digjet një tjetër automjet në...

4:51

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit...

4:50

Rusia mbyll shtatë pika kufitare me BE

4:45

Makina shkrumbohet nga flakët në Korçë

4:34

Bisedime të reja SHBA-Iran rinisin më 18...

4:25

Trump nxjerr shifrat: SHBA shpenzon më shumë...

4:18

Karakaçi: Shqipëria përmbushi detyrimet ligjore të BE-së...

4:14

Parashikimi i motit për ditën e premte,...

4:04

Balla: Ky Kuvend vazhdon deri në 2029,...

3:48

Shtohen pushuesit në Velipojë, rritet edhe numri...

3:47

“Policia dhunoi protestuesit”, Berisha: Përgjakja e qytetarëvë...

3:28

Të shtëna me armë në Podujevë, plagosen...

Më të klikuarat

  • Bonus për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar, j...
  • Ndërron jetë në spital punëtori shqiptar që u dëmtua gjatë p...
  • Tensionet në protestë, reagon Rama: Doli në pah pisllëku i t...
  • Moti i keq në Maqedoninë e Veriut, stuhi e përmbytje në Shku...
  • Vrau kamarierin, Apeli dënon me 17 vite burg Erjon Llapushin
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.