Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
07 May 2026
Vizion fokus

Pse ndaj Sali Berishës nuk aplikohet “Neni Basha”? Muçollari...

Atentati në Sarandë, ky është 66-vjeçari që u ekzekutua...

Atentat me armë zjarri në Sarandë, ekzekutohet pronari i...

Opozita sërish në protestë, çfarë pritet këtë herë? Muçollari:...

Sherr në Krujë, plagosen me mjet prerës dy vëllezërit!...

“Reforma në drejtësi ka dështuar”, gazetari Hoxha: Veç SPAK...

Kujt i shërben Ols Dado?! Debat në Quo Vadis...

A janë sot të korruptuar prokurorët? Çifligu: Procesi i...

Kongresi i Ligjit në Tiranë, Bonjaku: Shfaqe e bukur,...

Jet ski përplaset me një balenë gri në Vankuver,...

SKANDALI NË GJERMANI/ Supervizori i FSHF abuzoi me18-vjeçaren në kuzhinën e hotelit, mediat japin detaje

9 Korrik 18:15

Kombëtarja shqiptare është bërë sërish lajm në mediat gjermane, por këtë herë jo për futbollin, por për një skandal, për të cilin prokuroria e Dortmundit ka nisur hetimet.

Mediat gjermane raportuan më herët se një pjestar i FSHF po hetohet nga prokuroria gjermane për ngacmim seksual, por “BILD” ka dhënë detaje të tjera, ku raporton se nuk bëhet fjalë thjeshtë për ngacmim, por për një përdhunim.

Lexo edhe :

Related Posts

SKANDAL/ Prokuroria gjermane nis hetimet për ngacmim seks*al ndaj punonjësit të FSHF

Sipas BILD punonjësi i FSHF për të cilin deri më tani është bërë publike vetëm mosha (26-vjeç) ka përdhunuar punonjësen e hotelit në Kaiserau ku ishte akomoduar kombëtarja shqiptare.

“BILD” shkruan se supervizori i FSHF ka përdhunuar punonjësen 18-vjeçare të hotelit mbrëmjen e 23 qershorit.

Në artikull theksohet se punonjësja e hotelit të shkollës sportive Kaizerau në Kamen ka lajmëruar policinë pas sulmit të 23 qershorit në orën 19:30. Prokuroria publike e Dortmundit konfirmoi se një hetim ishte duke u zhvilluar. Ishte e përditshmja “Hellëeger Anzeiger” media e parë që raportoi këtë skandal.

E reja i tha policisë në Una (Rain-Vestfalia e Veriut) se shqiptari e kishte futur me forcë në kuzhinë, e kishte puthur dhe abuzuar seksualisht me të.

Ndëkroëh mediat në gjermani e kanë cilësuar skandal mosveprimin e prokurorisë pas ngjarjes, pasi kanë lejuar të udhëtojë lirshëm drejt Shqiëprisë përdhunuesin.

“Duke qenë se deri më tani nuk ka dyshime të forta për një krim, nuk është bërë asnjë kërkesë për urdhër arresti”, u shpreh një zëdhënëse e prokurorisë.

Sipas ligjit gjerman, një përdhunues mund të dënohet me të paktën dy vjet burg. Aktualisht është e paqartë se si do të vazhdojë hetimi.

Por ajo që mbetet ende e paqartë është se si ka rrjedhur ngjarja, pasi nuk ka ende asnjë informacion se si paraqitet gjendja e vajzës që pretendon se është përdhunuar.

Personi i akuzuar raportohet se nuk është as lojtar dhe as zyrtar i rangut të lartë.

“Kujdesi ndaj punonjëses dhe mbrojtja e të drejtave të saj personale janë prioriteti ynë kryesor”, tha një zëdhënëse e “SportCentrum Kaiserau”.

Ndërkohë që 26-vjeçari është pezulluar nga FSHF.

/Vizionplus.tv/

Posted Under:
Kronike Kryesoret Sport

Nga e njëjta kategori

Atentati në Sarandë, ky është 66-vjeçari që u ekzekutua me plumb në kokë

më shumë...

Atentat me armë zjarri në Sarandë, ekzekutohet pronari i një karburanti (EMRI)

më shumë...

Sherr në Krujë, plagosen me mjet prerës dy vëllezërit! Shpallen në kërkim autorët

më shumë...

Kujt i shërben Ols Dado?! Debat në Quo Vadis mes gazetares e Muçollarit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:50

Pse ndaj Sali Berishës nuk aplikohet “Neni...

10:28

Atentati në Sarandë, ky është 66-vjeçari që...

10:11

Atentat me armë zjarri në Sarandë, ekzekutohet...

10:11

Opozita sërish në protestë, çfarë pritet këtë...

9:43

Sherr në Krujë, plagosen me mjet prerës...

9:37

“Reforma në drejtësi ka dështuar”, gazetari Hoxha:...

9:30

Kujt i shërben Ols Dado?! Debat në...

9:24

A janë sot të korruptuar prokurorët? Çifligu:...

9:18

Kongresi i Ligjit në Tiranë, Bonjaku: Shfaqe...

9:01

Jet ski përplaset me një balenë gri...

8:21

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë/...

8:20

Sarkozy nuk do të mbajë më “byzylykun...

7:48

Steinmeier: Trupat në Gjermani janë gjithashtu në...

7:45

Frenimi i Rusisë, i pamundur pa raketat...

7:38

Zelensky: Rusia kërkon leje nga ne për...

6:51

Studentët gjermanë dalin sërish në rrugë: Merz...

6:34

Sulmohet një anije cisternë kineze në Ngushticën...

6:32

Antonov në Kosovë, çfarë dihet për fluturimin...

6:01

4 perimet pranverore plot fibra dhe antioksidantë...

5:37

“Toyota Yaris”/ GJKKO dënon avokaten Erida Lazimi...

Më të klikuarat

  • A duhet të qëndrojë në Ferma VIP Fabjola? Adion reagon pas t...
  • Atentati në Sarandë, ky është 66-vjeçari që u ekzekutua me p...
  • Kush është fermerja që u largua nga Ferma Vip
  • “Nuk di a e meriton të rrijë më aty brenda ajo vajzë...
  • 3 shenjat që do kenë më shumë fat në para këtë periudhë
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.