Gazetari Panajot Barka, në një lidhje me Edicionin Qendror të Lajmeve të orës 19:00 në Vizion Plus, të moderuar nga Aleksandër Furxhi, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në BE, ku preket edhe Shqiëpria.
Sa i përket zgjedhjes së Fredi Belerit si eurodeputet, Barkaj tha se ky është nëj rast i veçantë, pasi ai u zgjodh dy herë nga burgu, njehërë si kryebashkiak dhe një herë tjetër si eurodeputet.
Siaps gazetarit Barka edhe pse Beleri ka vite që është pjesëmarrës në organizatën OMNIA ai nuk e ka një background politik.
Pjesë nga biseda:
Furxhi: Shumë nuk e kanë besuar se Beleri do ja dilte të zgjidhej në PE. Ky është fakt dhe çfarë shënon zgjedhja e tij nga elektorati i Greqisë?
Barka: Beleri u zgjodh nga elektorati grek për shkak të interesimit dhe aktivizimit të madh të partisë që qeverisë në Greqi. Në Greqi ai u paraqit dhe u kandidua si njeri që do priste votat e ekstremit të djathtë. Beleri u zgjodh dhe duam apo nuk duam ne, është një rast historik që një njeri nga burgu fiton dy herë zgjedhjet, një herë për Bashkinë e Himarës dhe një herë tjetër fiton mandatin e eurodeputetit. Mandati i eurodeputetit është shumë i veçantë sepse e merr për herë të parë dhe në praktikën e BE, një shtetas shqiptar fiton zgjedhjet në PE.
Furxhi: Ju jeni bashkëpjesëmarrës në organizatën OMONIA bashkë me Belerin dhe sigurisht e dini mirë se kush është dhe cili është aktiviteti i tij në 30 vjet në Shqipëri. Ju personalisht, çfarë mendoni për Belerin?
Barka: Nuk ka shumë rëndësi se çfarë mendoj unë për Belerin. Unë mund ta shikoj në një aspekt tjetër. Në rastin konkret, po të krahasojmë Fredi Belerin, unë që e njoh, me cilësinë e eurodeputetëve të tjerë grekë, ai kishte rastin e rrallë që ta telefononte edhe kryeministri grek Mitsotakis në burg. Do të thosha që ekziston një disnivel midis nivelit kulturor, akademik, politik i eurodeputetëve grekë dhe Belerit. Nga ana tjetër, është një e vërtetë se ai si një eksponent i ONOMIA-s nuk u çua si elita politike e OMONIA-s për një aktivitet politik apo kulturor. Beleri nuk ka një backgraund të përcaktuar dhe të qartë politik në krye të degës së OMONIA-s.
/Vizionplus.tv/





