Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
29 July 2026
Vizion fokus

Rifillojnë pas 14 vitesh fluturimet direkte nga Gjermania në...

Dita e 60-të e protestës, nis marshimi i qytetarëve...

SHBA vendos sanksione ndaj dy kompanive iraniane

Pamje rrëqethëse nga Spanja! Zjarret lënë pas vetëm hi,...

Raporti i AMA-s “rrëzon” opozitën, Rama: Faktet tregojnë se...

Dita e 60-të e protestës, qytetarët nisen drejt kryeministrisë

Lamallari me prefektët: Koordinim më i fortë dhe prani...

E zuri poshtë mjeti bujqësor, humb jetën 63-vjeçari në...

Goditet me dron tankeri amerikan me gaz LNG pranë...

E zuri poshtë mjeti bujqësor, humb jetën tragjikisht një...

Grupi i dialogut miraton planin e punës për Reformën Zgjedhore, çështjet dhe afatet e diskutimeve

15 Prill 13:17

Grupi politik i dialogut  për Reformën Zgjedhore ka miratuar sot planin e punës lidhur me diskutimet që do të diskutohen për Zgjedhoren.

Gazetarja e Vizion Plus, Enkelejda Mema, raporton se grupi politik ka vendosur pikat dhe afatet kur duhen mbyllur diskutimet, në mënyrë që brenda këtij sesioni parlamentar të shkojnë për votim, nëse do të ketë ndryshime apo dakordësi.

Dispozita të përgjithshme: objekti, përkufizime dhe parime për zgjedhjet e përgjithshme dhe vendore. Zgjedhësit dhe përgatitja e listës së zgjedhësve: – përmbajtja, hartimi dhe miratimi i listës së zgjedhësve – procesi i përgatitjes së listës së zgjedhësve. (Afati 18 prill 2024)

Regjistrimi i subjekteve zgjedhore, rregjistrimi i kandidatëve, zona zgjedhore dhe numri i mandateve për çdo zonë. Zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nr. 31, datë 04.10.2021 dhe nr. 28, datë 30.06.2021. (Afati 24 prill 2024)

Votimi i shtetasve, administrimi dhe numërimi i votave të shtetasve shqiptarë me banim jashtë Republikës së Shqipërisë. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nr. 38, datë 9.12.2022. (Afati 30 prill 2024)

Kufizimet dhe/ose ndalimet e parashikuara për përdorimin e burimeve shtetërore në zgjedhje. (Afati 6 maj 2024)

Institucionet për përgatitjen dhe administrimin e zgedhjeve:
– Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve;
– Komisionet e nivelit të parë të Administrimit të Zgjedhjeve;
– Komisionet e nivelit të dytë të Administrimit të Votimit.

Infrastruktura e zgjedhjeve:
– Organizimi i infrastrukturës së zgjedhjeve;
– Përgatitja e dokumentacionit zgjedhor dhe dërgimi i materialeve zgjedhore;
– Votimi;
– Kushtet për administrimin e votimit dhe rezultati zgjedhor;
– Teknologjia në zgjedhje, pilotimi, garancite e votimit dhe te procesit te numerimit;
– Transparenca e veprimtarisë së KQZ-së dhe organeve te tjera. (Afati 15 maj 2024)

Fushata zgjedhore, monitorimi i fushatës zgjedhore dhe fushata zgjedhore në media audiovizive dhe në mediat sociale, si dhe ndalimet perkatëse. Financimi i zgjedhjeve dhe i fushatës zgjedhore:
– financimi i zgjedhjeve;
– financimi i subjekteve zgjedhore;
– financimi i kundërligjshëm i zgjedhjeve dhe financimi i fushatave zgjedhore nga burime te huaja. (Afati 22 maj 2024)

Ankimi administrativ, hetimi administrativ, sanksionet dhe ankimi gjyqësor. (Afati 27 maj 2024)

Çështje të tjera për zgjedhjet perfshire sistemin zgjedhor, koalicionet parazgjedhore, përkthimi i drejtë i votës në mandate përfaqësimi, përfshirja apo jo e referendumeve si pjesë e Kodit Zgjedhor, si dhe forcimi dhe garantimi i lirise se votimit dhe ruajtjes së parimit të votës së fshehtë.

Grupi i Dialogut mund te vendosë me konsenus për diskutim edhe çështje të tjera që lidhen me zgjedhjet.1 (1 prill deri në 31 qershor 2024)

Hartimi i dispozitave sipas këtij Kalendari mund të kërkojë ndërhyrje legjislative në ligje të tjera si Kodi Penal, ligje te tjera, etj. (Afati 11 prill deri në 31 qershor 2024)

Miratimi në tërësi i projektligjit dhe eventualisht i projektligjeve te tjera të lidhura me të. (Afati  15 qershor deri në 1 korrik 2024)

SHËNIM:

1. Projektligji duhet të depozitohet në Kuvend jo më vonë se data 1 korrik 2024.

2. Grupi i Ekspertëve Teknikë harton tekstin e dispozitave të reja të projektligjit sipas Kalendarit dhe ia paraqet ato për diskutim dhe miratim Grupit të Dialogut. Në përfundim të mbledhjes së Grupit reflektohen në tekstin e dispozitave përkatëse amendamentet e dakortësuara.

3. Në vijim teksti i dispozitave të miratuara publikohet në faqen e internetit të Kuvendit dhe njëkohësisht ftohen të gjithë të interesuarit të paraqesin mendimet dhe sugjerimet e tyre ne emailin e Sekretarisë së Grupit. Një kopje elektronike i dërgohet elektronikisht edhe OJF-ve vendase për të paraqitur komentet dhe vërejtjet e tyre ne lidhje me to.

4. Teksti i dispozitave të miratuara i dërgohet për mendim edhe ODIHR dhe organizatave të tjera ndërkombëtarë për ekspertizë. Në mënyrë të veçantë në rast se në Grupin e Dialogut nuk ka dakortësi politike për një çështje apo dispozita të caktuara, Grupi në mënyrë konsensuale dhe kur e konsideron të arsyeshme, i drejtohet për mendim këshillimor ODIHR-it duke i paraqitur çështjen për të cilën nuk ka dakortësi politike dhe eventualisht çdo material apo koment të anëtarëve në lidhje me të.

5. Shkresat drejtuar ish-Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, projektligjet e administruara për shqyrtim në lidhje me Kodin Zgjedhor, procesverbalet e seancave dëgjimore dhe çdo material tjetër drejtuar ish-Komisionit të Posaçëm administrohen nga Grupi i Dialogut dhe do të shërbëjnë për hartimin e dispozitave konkrete të ligjit të ri zgjedhor./vizionplus.tv/

Posted Under:
Aktualitet Kryesoret Politike
Tagged:
reforam zgjedhore

Nga e njëjta kategori

Dita e 60-të e protestës, nis marshimi i qytetarëve në rrugë

më shumë...

Raporti i AMA-s “rrëzon” opozitën, Rama: Faktet tregojnë se Shqipëria nuk ka asnjë lidhje me autokracinë

më shumë...

Dita e 60-të e protestës, qytetarët nisen drejt kryeministrisë

më shumë...

Lamallari me prefektët: Koordinim më i fortë dhe prani më e madhe në terren

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:45

Rifillojnë pas 14 vitesh fluturimet direkte nga...

10:30

3 ushqime që ulin temperaturën e trupit...

10:15

A mund ta shtojë kafja stresin?

9:57

Dita e 60-të e protestës, nis marshimi...

9:40

Ja si ChatGPT i shpëtoi jetën 29-vjeçares,...

8:52

SHBA vendos sanksione ndaj dy kompanive iraniane

8:28

Pamje rrëqethëse nga Spanja! Zjarret lënë pas...

8:13

Raporti i AMA-s “rrëzon” opozitën, Rama: Faktet...

8:11

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla...

7:54

Dita e 60-të e protestës, qytetarët nisen...

7:50

Lamallari me prefektët: Koordinim më i fortë...

7:48

E zuri poshtë mjeti bujqësor, humb jetën...

7:18

Shkuan për të inspektuar lidhjet ilegale, qëllohen...

6:56

Goditet me dron tankeri amerikan me gaz...

6:36

Çfarë po na fsheh NASA? Objekti misterioz...

6:29

E zuri poshtë mjeti bujqësor, humb jetën...

6:17

Takimi Trump-Netanyahu, çfarë u diskutua në Zyrën...

5:50

Frutat që duhet të konsumoni në këto...

5:46

Pushimet u kthyen në tragjedi! Nëna dhe...

5:40

BE kritikon Vuçiçin për deklaratat e bëra...

Më të klikuarat

  • “Ai tha PO”, grimieri shqiptar me famë ndërkombë...
  • “Dëgjuam britmat”, 63-vjeçari humbi jetën nga tr...
  • Tmerr në Britani/ Nëna dhe partneri i saj abuzojnë s*ksualis...
  • Tërmeti me magnitudë 4 “zgjon” banorët e Elbasan...
  • Mali i Zi njeh me ligj pushimin për gratë dhe vajzat gjatë d...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.