Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
03 June 2026
Vizion fokus

Ibrahimaj: Vilat qeveritare në Vlorë dhe Velipojë do menaxhohen...

Zjarr në një hotel në Indi, të paktën 21...

“Protesta, e orkestruar nga jashtë”, Rama bën të qartë...

Protesta në Zvërnec, arrestohen edhe dy punonjës të tjerë...

Meta lë sërish qelinë, pret ngushëllime për babain! Leja...

Zjarret gjatë verës, BE aktivizon kapacitetet me 777 zjarrfikëse,...

BE: Qendra paraburgimi për migrantët në vende të treta!...

Laboratori i drogës në Frakull të Fierit, SPAK shpall...

Forcat amerikane pengojnë raketa dhe dronë iranianë

Protestat për Zvërnecin, Rama: Shqipëria e “tradhtuar” u zgjodh...

Kalimi në Pikën Kufitare të Morinës, përgjatë 9 muajve të vitit e lehtësuar, Balla dhe Sveçla nënshkruajnë marrëveshjen

13 Prill 09:12

Qytetarët e Shqipërisë dhe ata të Kosovës, do të kalojnë përmes pikës kufitare të Morinës me procedura të shpejtuara përgjatë 9 muajve të vitit dhe në fundjavat e festave. Më herët kjo periudhë e lehtësimit të lëvizjes ishte në 4 muajt e verës.

Protokolli i rishikuar u firmos në Tiranë nga Ministri i Brendshëm Taulant Balla dhe Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla.

“Jam shumë i lumtur që sot në këtë vend historik, të jem bashkë me mikun tim Ministrin e Brendshëm të Kosovës, z. Sveçla për të shkruar bashkërisht një faqe tjetër në këtë kapitull të ri të marrëdhënieve të shkëlqyera midis dy shteteve tona. Nisur nga vullneti dhe angazhimi i përbashkët mes Qeverive të dy vendeve tona dhe mes dy Kryeministrave për të vijuar politikat për lehtësimin e qarkullimit të shtetasve në Pikat e Kalimit Kufitar midis Shqipërisë dhe Kosovës drejt lehtësimit të plotë të kontrolleve në zbatim edhe të marrëveshjes mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë për kryerjen e veprimeve të përbashkëta të kontrollit kufitar, e nënshkruar kjo më 29 dhejtor të vitit 2018, sot jemi për të nënshkruar një protokoll të ri ndryshues të këtij protokolli ekzistues, për implementimin e kontrollit të përbashkët kufitar në pikën e kalimit kufitar Morinë Kukës të nënshkruar në 20 qershor 2022. Përmes këtij nënshkrimi të këtij protokolli të ri ne do të mundësojmë lehtësimin e procedurave të kalimit, të verifikimit kufitar në pikën e përbashkët Morinë – Kukës për të gjithë periudhën 1 maj – 30 shtator dhe 1 nëntor – 28 shkurt, pra 9 muaj gjithsej në vit, në ndryshim nga protokolli në fuqi që parashikonte 4 muaj, konkretisht vetëm 1 qershor deri në 30 shtator. Gjatë kësaj periudhe të qarkullimit të lehtësuar nuk do të ketë kontrolle pasaportash, karta identiteti për shtetasit, e theksoj për shtetasit e të dy vendeve tona”, pohoi ministri Balla.

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla deklaroi se po punohet që qytetarët të mos ndjejnë asnjë kufizim në pikat kufitare.

“Në vazhdimësi po thellojmë bashkëpunimin, jemi të vendosur për më shumë për t’i shërbyer sa më mirë qytetarëve tanë e të jemi sa më efikas në luftimin e krimit në vendet tona. Do të ecim para në marrëveshje të tjera, në mënyrë që qytetarët tanë të mos t’i ndjejnë në asnjë moment kufizimet, as mos ta dinë ku ndodhen realisht, por që janë të mirëseardhur në Kosovë apo Shqipëri, në sezonin veror apo dimëror. Me qasjen burokraci zero, të punojmë që bashkëpunimi të jetë në nivelet më të larta. Edhe Policitë tona të bashkëpunojnë sikurse bashkëpunojnë Departamentet brenda policisë“, u shpreh ministri Sveçla.

Gjatë vitit 2023 janë regjistruar në hyrje përmes kësaj pike kalimi 1,445,204 shtetas shqiptarë dhe 4,430,161 shtetas të huaj.

“Shifra që flasin për dyfishim të lëvizjeve në këtë pikë kufitare krahasuar me vitin 2021. Duke marrë në konsideratë në përgjithësi fluksin në rritje të qarkullimit të shtetasve në këtë pikë, si dhe po ashtu duke marrë në konsideratë situatën e veçantë gjatë sezonit turistik veror dhe sezonit turistik dimëror, sepse unë mendoj që duhet t’I japim një shtytje edhe sezonit dimëror, duke përfituar në fakt edhe nga bukuritë natyrore që ofron Kosova. Në këtë aspekt përmes kësaj marrëveshje do të shmangim radhët e gjata dhe do të lehtësojmë kushtet e udhëtimit të qytetarëve tanë. Uroj dhe mendoj që shpreh të njëjtin mendim me mikun tim ministrin Zveçla, që këtë sezon mirëpresim më shumë motra dhe vëllezër kosovar duke i garantuar që nuk ka asnjë pengesë të asnjë lloji në kufi. Të dy së bashku do të punojmë gjithashtu për rishikimin e protokolleve të tjera sapo kemi diskutuar në zyrën time në Ministrinë e Brendshme edhe protokolle të tjera për pika të përbashkëta të kalimit me Kosovën ku do doja të theksoja pikën e kalimit kufitar në Valbonë, pikën e kalimit kufitar në Shishtavec dhe zona të tjera turistike për të lehtësuar turizmin dhe shkëmbimet e ngushta edhe më të ngushta midis dy shteteve tona, kjo pa lënë mënjanë masat e nevojshme për të luftuar krimin ndërkufitar dhe çdo formë tjetër të trafikimit të mundshëm”, tha ministri shqiptar./vizionplus.tv.

Posted Under:
Aktualitet Kosova Kryesoret Politike Rajoni
Tagged:
dogana morine Svecla Taulant Balla

Nga e njëjta kategori

Ibrahimaj: Vilat qeveritare në Vlorë dhe Velipojë do menaxhohen nga shteti dhe privati, ky është qëllimi

më shumë...

Antonio Costa sot në Kosovë, takime me krerët e shtetit

më shumë...

Zhbllokohen llogaritë e “Zvërnecit”, SPAK “çliron” 195 milionë euro të kompanisë së dy investitorëve nga Katari

më shumë...

“Protesta, e orkestruar nga jashtë”, Rama bën të qartë se plani për Zvërnecin nuk do të ndalet

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner

Minute pas minute

12:36

Ibrahimaj: Vilat qeveritare në Vlorë dhe Velipojë...

12:11

Zjarr në një hotel në Indi, të...

12:00

Atentati me tritol, një në pranga, 21-vjeçari...

11:49

Antonio Costa sot në Kosovë, takime me...

11:41

Zhbllokohen llogaritë e “Zvërnecit”, SPAK “çliron” 195...

11:15

“Protesta, e orkestruar nga jashtë”, Rama bën...

11:04

Protesta në Zvërnec, arrestohen edhe dy punonjës...

10:53

“Luftë hibride nga Greqia”, Bido për protestën...

10:49

Aksident në Levan–Tepelenë, një i lënduar

10:48

Meta lë sërish qelinë, pret ngushëllime për...

10:36

Zjarret gjatë verës, BE aktivizon kapacitetet me...

Italia ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për azilkërkuesit me Shqipërinë
10:09

BE: Qendra paraburgimi për migrantët në vende...

9:59

Laboratori i drogës në Frakull të Fierit,...

9:50

Forcat amerikane pengojnë raketa dhe dronë iranianë

9:41

Protestat për Zvërnecin, Rama: Shqipëria e “tradhtuar”...

9:40

Momenti kur i burgosuri 48-vjeçar shqiptar arratiset...

8:57

Arrestohet roja i bankës që u grabit...

8:51

Frikë për përshkallëzim në Lindjen e Mesme,...

8:36

Sot miqësorja Shqipëri-Izrael, Policia plan masash: Bllokimi...

8:29

Parashikimi i motit për këtë të mërkurë,...

Më të klikuarat

  • Rama-protestuesve: Hajde flasim! Po nuk deshët, punët i kemi...
  • Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja, rritet nafta d...
  • Protesta për Zvërnecin para Kryeministrisë, qytetarët paraqe...
  • Grabitet një bankë në Tiranë, autori hyn me skafandër në kok...
  • Aksident tragjik në aksin Laç-Patok, humb jetën 37 vjeçari!...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.