Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
23 May 2026
Vizion fokus

Këshilli i BE-së miraton 21 milionë euro shtesë për...

Aksident tragjik në aksin Lezhë-Rrilë, humb jetën drejtuesi i...

Delegacioni i Katarit negocion me ministrin e Jashtëm të...

Këshilli i Sigurimit në OKB paralajmëron: Ka vonesa në...

Konferenca e 8-të Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE, në...

Zelensky: Përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës në...

NATO fton presidentin e Ukrainës në samitin e Ankarasë,...

AKSK paralajmëron qytetarët: Kujdes nga faqet false që imitojnë...

Vuçiç: Serbia mund të jetë përparësi strategjike për SHBA-në

“Gjatë natës u godit një konvikt studentësh”, Putin akuzon...

Pakti i Migrimit: Ç’sjell politika e re e BE-së për azilin?

11 Prill 15:48

Pas tetë vjetësh negociatash të vështira me 27 shtetet anëtare, Parlamenti Evropian miratoi një reformë thelbësore të procedurave të azilit në BE. I ashtuquajturi Pakt për Migrimin, i cili përbëhet nga tetë ligje, synon kryesisht të zvogëlojë numrin e azilkërkuesve që vijnë në BE, të përshpejtojë procedurat e azilit dhe t’i zhvendosë ata jashtë kufijve të BE-së.

Sipas Eurostat-it vitin e kaluar numri i kërkesave për azil ishte 1.14 milionë. Ky numër është prej katër vjetësh në rritje të vazhdueshme. Përveç tyre që nga viti 2022 në BE janë strehuar rreth katër milionë refugjatë lufte nga Ukraina.

Lexo edhe :

Related Posts

Parlamenti Evropian i jep “dritën jeshile” Paktit të ri të Migracionit dhe Azilit, çfarë ofron ai

Si do të funksionojnë procedurat e azilit në kufijtë e jashtëm të BE-së?

Azilkërkuesit dhe refugjatët do të identifikohen qartë brenda shtatë ditëve pasi kanë hyrë në BE me rrugë tokësore, detare ose ajrore  dhe do të regjistrohen në sistemin e e zgjeruar biometrik “Eurodac”.

Emigrantët nga vendet prej të cilave niveli i njohjejes së kërkesave për azil është më i vogël se 20 përqind do të mbahen në kufi deri në dymbëdhjetë javë. Në këto kampe, të cilat do të ngrihen në Greqi, Itali, Maltë, Spanjë, Kroaci dhe Qipro, do të vendoset se kush do të kthehet në vendin e tij pa shqyrtim të mëtejshëm të kërkesës. Kjo prek vetëm një pakicë të atyre që vijnë. Kapaciteti i këtyre kampeve do të jetë për 30.000 vetë në të gjithë BE-në.

Emigrantët nga vendet me nivel më të lartë njohjeje të kërkesave për azil do t’i nënshtrohen procedurës normale të azilit. Këto procedura, të cilat sot mund të zgjasin edhe me vite, do të shkurtohen. Azilkërkuesit e refuzuar do të dëbohen direkt nga kufijtë e jashtëm të BE-së.

Si mund të lehtësohet barra e vendeve që synojnë azilkërkuesit?

Shumë azilkërkues që hyjnë në BE nga Greqia ose Italia vazhdojnë direkt rrugën për në Gjermani, Austri, Francë, Holandë ose Belgjikë. Kjo vlen edhe për azilkërkuesit e refuzuar në këto vende. Në fakt vendi i parë ku ata hyjnë (p.sh. Italia) është e detyruar t’i ripranojë dhe strehojë këta emigrantë. Megjithatë në praktikë kjo nuk ndodh. Me Paktin e ri të migracionit këto rregulla do të rishikohen. Po ashtu pritet që dobësohen stimujt apo faktorët tërheqës, që nxisin migrimin e refugjatëve nga një vend i BE-së në tjetrin, si p.sh. ndihmat sociale dhe përfitimet e tjera. Kjo mendohet të arrihet duke vendosur një ndihmë sociale të njësuar si dhe kushte të ngjashme strehimi në të gjitha vendet e BE-së.

Po ashtu në të ardhmen rojet e kufirit të BE-së do të regjistrojnë dhe hedhin në një sistem të përbashkët që mund të aksesohet prej të gjitha zyrave dhe institucioneve në Evropë të dhënat biometrike të të gjithë azilkërkuesve që hyjnë në BE. Qëllimi është që të diktohet p.sh. nëse një migrant i refuzuar në Greqi aplikon përsëri për azil në Austri, apo në vende të tjera. Në një rast të tillë ky azilkërkues do të dëbohet më lehtë për në vendin ku ka hyrë fillimisht në BE dhe në fund edhe në vendin e tij të origjinës.

A do të bëhen më të lehta dëbimet e azilkërkuesve të refuzuar?

Pakti parashikon po ashtu që në të ardhmen azilkërkuesit të dëbohen më shpejt në vendet e tyre të origjinës ose në vende tranziti që konsiderohen si të sigurta. Për këtë qëllim Bashkimi Evropian synon të arrijë më shumë marrëveshje me vende të treta në mënyrë që ato të strehojnë migrantët e refuzuar. Si shembull përmendet shpesh marrëveshja e fundit me Tunizinë. Në këmbim të ndihmës ekonomike, Tunizia ka rënë dakord të pranojë shtetasit e saj që dëbohen nga BE-ja.

Megjithatë qeveria tuniziane nuk dëshiron të lejojë persona nga vende të ndryshme afrikne që kanë emigruar në BE nëpërmjet territorit të Tunizisë që të kthehen në këtë vend. Një marrëveshje e ngjashme e nënshkruar me Turqinë në vitin 2016 pati si rezultat pakësimin e numrit të refugjatëve sirianë që hynin në Greqi. Por kjo marrëveshje tani nuk vlen më, sepse Turqia nuk i pranon më sirianët e dëbuar nga Greqia./dw

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Emigrantet pakti per migracionin

Nga e njëjta kategori

Në nominim kokë më kokë, kush u largua nga Ferma Vip mes Henrit dhe Blerinës

më shumë...

“Dëshira ime, të hanim një darkë të gjithë si familje”, fermeri emocionon me historinë e tij, kush e surprizoi

më shumë...

Indri i përgjigjet Sarës: Po të bie maska, Vanesa është treguar naive

më shumë...

“I ka humbur busulla”, Sara: Indri ka ndryshuar pas ikjes së Vanesës, nuk është real

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

12:11

Në nominim kokë më kokë, kush u...

12:02

“Dëshira ime, të hanim një darkë të...

11:26

Indri i përgjigjet Sarës: Po të bie...

11:15

“I ka humbur busulla”, Sara: Indri ka...

11:02

Indri letër Vanesës, çfarë shkruhet në të,...

10:46

Përfundon numërimi i votave, zgjidhet kreu i...

10:23

Këshilli i BE-së miraton 21 milionë euro...

10:04

“Nuk do kemi kontakte, as brenda as...

9:53

Aksident tragjik në aksin Lezhë-Rrilë, humb jetën...

9:38

Delegacioni i Katarit negocion me ministrin e...

9:01

Nis Ferma VIP 3, surpriza dhe eliminime!...

8:35

Këshilli i Sigurimit në OKB paralajmëron: Ka...

7:52

Konferenca e 8-të Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe...

7:35

Zelensky: Përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund...

7:13

NATO fton presidentin e Ukrainës në samitin...

6:56

Zjarri në Panaja të Vlorës, flakët përhapen...

6:09

AKSK paralajmëron qytetarët: Kujdes nga faqet false...

5:52

Vuçiç: Serbia mund të jetë përparësi strategjike...

5:34

“Gjatë natës u godit një konvikt studentësh”,...

5:06

Tragjedi në Itali! 22-vjeçari shqiptar humb jetën...

Më të klikuarat

  • Përfundon numërimi i votave, zgjidhet kreu i ri i Dhomës së...
  • 76-vjeçari me kamion futet në korsinë e kundërt, përplaset k...
  • A do të vazhdojnë të rriten qiratë në vend? Eksperti: Po shk...
  • Fier/ Kapet me dy kallashnikovë në banesë dhe municion lufta...
  • Protesta për shqipen në Shkup, ministri i Drejtësisë kundër...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.