Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
24 June 2026
Vizion fokus

Dita e 24-ët e protestës, qytetarët nisin marshimin

Rama i nxjerr videon Goxhajt: Dje Komandant me pagesë,...

Agjencia e OKB-së fillon evakuimin e mijëra detarëve të...

Aksident në Vlorë, makina përplas të moshuarën

Ukraina dhe samiti i NATO-s në fokus, Merz pret...

Shpërthim në një qendër kërkimore ushtarake në Turqi, dy...

Dita e 24-të e protestës, qytetarët sërish para kryeministrisë

Kishte mbetur në det për shkak të një defekti,...

Hezbollahu akuzon Izraelin për shkelje të armëpushimit

Koreja e Veriut përshpejton programin bërthamor

Sherri vjehërr-nuse për nipin, Natasha e famshme e “TikTok” përfundon në qeli

21 Shkurt 12:20

Konflikti mes vjehrrës dhe nuses mbi kujdestarinë e djalit të mitur, është rikthyer sërish. Historia në fjalë, mes vjehrrës, Natasha Rombula dhe ish-nuses së djalit të saj, u kthye në një ndër më të komentuarat dhe me vëmendje të lartë nga publiku, për shkak të sensivitetit të çështjes, ku në qendër vendoset kujdestaria mbi djalin e mitur, prindërit e të cilit u divorcuan me bujë dhe akuza të ndërsjellta.

Pas një sage të gjatë seancash gjyqësore e atyre publike, drejtësia vendosi se kujdestaria i takon nënës të djalit të mitur, asokohe vetëm 3 vjeç. Po ashtu, gjykata vendosi që djali duhet të kalojnë të paktën dy herë në muaj fundjavat me të atin. Por qëndrimi me të atin duket se është kthyer sërish në problem social e po ashtu edhe ligjor.

Lexo edhe :

Related Posts

Nipi të shara në Tik Tok, kjo është VIDEO që çoi gjyshen pas hekurave
Sot pas hekurave, sherri publik i Natashës me ish-nusen për kujdestarinë e djalit vite më parë
VIDEO/ Arrestohet Natasha e Sarandës, shfrytëzoi nipin për të ardhura në "TikTok"

Natasha Rombula është kthyer në një ‘fenomen’ në rrjetin social “TikTok”, në të cilin kalon një pjesë të madhe të kohës duke komunikuar me ndjekësit e asaj përmes opsionin “live”. Komunikime dhe lojëra me të tjerë personazhë të këtij rrjeti social, kanë bërë që Natasha të ndiqet nga mijëra shqiptarë në Shqipëri e kudo. Ish-mësuesja, shfaqet duke kryer apo dhënë dënime të ndryshme në lojërat që bën, të cilat pothuajse në çdo rast konkludojnë në gjuhë krejtësisht denigruese e të papërshtashme, në çdo orë të ditës.

Por pjesë e kësaj sage të vendimeve të Natashës bëhet edhe djali i vogël i dy prindërve të divorcuar, i cili duket se është impaktuar nga sjellja e gjyshes dhe të atit të tij. Këta të fundit kanë e kanë shfaqur atë shpesh herë në këtë rrjet social, dukshëm pa aprovimin e të ëmës.

Së fundmi, një video e bërë virale tregon djalin, tanimë 10-vjeçar, i cili shan me gjuhë krejtësisht të papërshtatshme një person që i komenton gjyshes së tij negativisht, koment ky që lexohet me zë të lartë nga Natasha, e cila kërkon një koment nga nipi i saj i mitur.

Video e bërë virale, gjuha denigruese, shfaqja e të birit me zë e figurë para një audience të “frikshme” siç ështe ajo e “TikTok”, duket se ka shqetësuar të ëmën e tij, e cila i është rikthyer edhe një herë sagave të pambarimta ligjore me ish-vjehrrën. Kjo e fundit jo pak herë e ka përmendur ish-nusen në videot e saj të rishpëndara miliona herë, duke e ofenduar me gjuhë të papërshtatshme dhe ndarë detaje nga jeta personale e saj, të cilën pretendon se e njeh mirë. Nga ana tjetër, nëna e nipit të saj duket se ka zgjedhur të reagojë përmes institucioneve ligjore duke u distancuar nga ekspozimi në rrjete sociale.

Si pasojë, Natasha së bashku me djalin e saj, Armando Kumaraku, janë arrestuar.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kuçovë, pas kallëzimit të marrë në muajin dhjetor 2023, nga shtetasja E. A., se ish-bashkëshorti i saj dhe nëna e tij, postonin në rrjetin social TikTok, video ku shfaqej djali i saj i mitur 10 vjeç, duke përdorur fjalë denigruese dhe banale, menjëherë kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, e cila regjistroi procedimin penal për këtë rast”, kështu njoftojnë institucionet mbi ngjarjen në fjalë.

Ish-nusja e Natashës, ka bërë një kallëzim në policinë e Kuçovës, ku ajo banon, lidhur me videon ku djali i mitur shfaqet duke ofenduar me fjalor denigrues. Pas materialeve të depozituara, të cilat janë edhe lehtësisht të aksesueshme në rrjete sociale, prokuroria ka vendosur të hapë një hetim mbi këtë rast. Në këtë mënyrë rasti mjaft i njohur nuse-vjehrrë duket se do t’i rikthehet seancave gjyqësore, me po të njëjtin pretendim, për t’u arritur më e mira mbi djalin e mitur./vizionplus.tv/

Posted Under:
Kronike Kryesoret Sociale Vendi
Tagged:
Natasha Kumaraku nuse vjeherr

Nga e njëjta kategori

Nga roli i gjyshërve në familje te marrja e ‘dados’, psikologu zbulon balancat e duhura

më shumë...

Është mirë një nënë që t’i thotë fëmijëve shpesh ‘të dua’? Zahaj: Ja çfarë i lë gjurmë në kujtesën emocionale!

më shumë...

Si të shmangim fëmijët nga telefoni? Zahaj: Duhet ti mësojmë ata me mërzitjen!

më shumë...

Ku dallojnë prindërit e viteve ’90 me ato sot? Psikologu: Sot e kanë të vështirë të gjejnë kohë!

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

10:28

Nga roli i gjyshërve në familje te...

10:19

Është mirë një nënë që t’i thotë...

9:52

Si të shmangim fëmijët nga telefoni? Zahaj:...

9:50

Dita e 24-ët e protestës, qytetarët nisin...

9:35

Ku dallojnë prindërit e viteve ’90 me...

9:23

Psikologu Zahaj tregon në QUO VADIS kur...

9:05

Rama i nxjerr videon Goxhajt: Dje Komandant...

8:51

Agjencia e OKB-së fillon evakuimin e mijëra...

8:42

Aksident në Vlorë, makina përplas të moshuarën

8:25

Ukraina dhe samiti i NATO-s në fokus,...

7:25

Shpërthim në një qendër kërkimore ushtarake në...

7:02

Dita e 24-të e protestës, qytetarët sërish...

6:55

Tragjedi në Durrës, mbytet në det 50-vjeçari

6:54

Kishte mbetur në det për shkak të...

6:45

Hezbollahu akuzon Izraelin për shkelje të armëpushimit

6:37

Aksident në Prishtinë, humb jetën një person

6:16

Koreja e Veriut përshpejton programin bërthamor

6:02

Memorandum bashkëpunimi me kompaninë ENI, Karakaçi: HUB...

5:54

Krim horror në Holandë, 15-vjeçarja vrau me...

5:42

Mikrobuzi i turistëve përplaset me një makinë...

Më të klikuarat

  • “Çfarë komandant i leshit more”, Rama nxjerr dok...
  • Fundi i qershorit sjell rikthime nga e kaluara, katër shenja...
  • Krim horror në Holandë, 15-vjeçarja vrau me thikë prindërit...
  • I shpallur në kërkim për arsenal armësh, Ylli Zalli i shpëto...
  • E rëndë në Prrenjas, 69-vjeçari i vë flakën bashkëshortes pa...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.