Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
07 June 2026
Vizion fokus

Vrasja e efektivit, zbardhen detaje nga operacioni: Enea Mekolli...

AKSK jep alarmin: Kujdes nga SMS-të mashtruese për gjoba...

Trump: Iranit i kanë mbetur vetëm 22 për qind...

“Duhet të jesh idiot të sajosh të tilla gjëra”,...

Berisha: Rama po fsheh “Zvërnecin”, nuk sqaron asnjë nga...

“Natyra dhe zhvillimi mund të bashkëjetojn”, Rama për komentuesit...

Rama: Asnjë tërheqje për Zvërnecin. Kryeministri thotë se protestat...

Tragjike! Humb jetën në aksident futbollisti shqiptar, Fatjon Bunjaku

Terror në festivalin në SHBA, dy të armatosur shkëmbejnë...

“Flamingot do marrin arratinë”, Rama ironizon protestuesit e Zvërnecit:...

Bëri meshën në komunizëm dhe kaloi 28 vite në burg, Papa Françesku nderon kardinalin shqiptar: Martir i gjallë!

14 Shkurt 13:44

Kardinali shqiptar Ernest Simoni është nderuar këtë të mërkurë nga Papa Françesku.

Kardinali 95-vjeçar vuajti burgim, persekutim dhe kërcënime me vdekje për rreth 28 vite gjatë regjimit komunist.

Papa Françesku e falenderoi Simoni për përkushtimin që ka dhënë gjatë kësaj periudhe kohore, ku ka punuar denjësisht për kishën. Papa shtoi se në të gjithë botën ka shumë dëshmorë të cilët janë persekutuar për shkak të besimit të tyre.

“Sot marr guximin të përshëndes në mënyrë të veçantë një martir të gjallë, kardinalin Simoni. Si prift-ipeshkëv ai kaloi 28 vjet në burg. Burgu komunist i Shqipërisë, që ishte ndoshta persekutimi më mizor. Dhe ai vazhdon të dëshmojë. Dhe shumë e shumë si ai. Ai është tani 95 vjeç dhe vazhdon të punojë për Kishën pa u dekurajuar. Faleminderit për dëshminë tuaj. Të gjithë ne kemi lexuar historitë e martirëve të parë të Kishës. Ka edhe këtu shumë: aty ku është Vatikani ka një varrezë dhe shumë janë varrosur këtu. Kur kryhen gërmime, gjenden këto varre. Por edhe sot ka shumë dëshmorë në mbarë botën. Ndoshta më shumë se fillimi. Ka shumë të persekutuar për besimin e tyre”, tha Papa.

Don Ernesti u arrestua natën e Krishtlindjes në vitin 1963, në fund të meshës në Barbullush. Regjimi komunist e kishte akuzuar atë si “armik të popullit” edhe për shkak të meshës përkujtimore të kremtuar për shpirtin e Presidentit Kennedy, i cili kishte vdekur një muaj më parë.

Pasi u lirua, më 5 shtator 1990, ai filloi të shërbente nëpër fshatra, veçanërisht duke ndihmuar njerëzit./vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
burgim kardinali shqiptar Komunizem Papa Francesku

Nga e njëjta kategori

Juglindja “vuan” për punëtorë, mungesa të mëdha sidomos në punët e bujqësisë dhe blegtorisë

më shumë...

Trump: Iranit i kanë mbetur vetëm 22 për qind të kapaciteteve raketore

më shumë...

“Duhet të jesh idiot të sajosh të tilla gjëra”, Rama nxjerr videon me AI që tregon flamingot duke u larguar drejt Maqedonisë së Veriut

më shumë...

Berisha: Rama po fsheh “Zvërnecin”, nuk sqaron asnjë nga shqetësimet e qytetarëve, por i sulmon ata

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

5:26

Juglindja “vuan” për punëtorë, mungesa të mëdha...

Violand Braçellari dhe Enea Mekolli
5:06

Vrasja e efektivit, zbardhen detaje nga operacioni:...

4:37

AKSK jep alarmin: Kujdes nga SMS-të mashtruese...

4:27

Trump: Iranit i kanë mbetur vetëm 22...

4:07

“Duhet të jesh idiot të sajosh të...

3:28

Berisha: Rama po fsheh “Zvërnecin”, nuk sqaron...

3:12

Kurorëzohet Miss Shqipëria 2026, Paola Avdylaj shpallet...

2:35

Policia kufitare me “dorë të hekurt”, 5...

2:10

Krijohet “Yacht Club Albania”, nisma merr jetë...

2:00

Masa e sigurisë nga Spitali i Traumës,...

1:45

Shiste kokainë, heroinë dhe kanabis, arrestohet 20-vjeçari...

1:30

“Natyra dhe zhvillimi mund të bashkëjetojn”, Rama...

11:53

Dasma e Dua Lipës në Palermo mes...

11:44

Gjendjet i mbytur një person në lumin...

11:38

Arrestohet 37-vjeçari nga Fushë Kruja në Himarë,...

11:00

“Policia qëlloi e para”/ Flet për herë...

10:55

Antidroga e Tiranës kap furnizuesin kryesor të...

10:45

Votojnë Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, ftojnë...

10:37

Goditet rrjeti i narkotikëve në Tiranë, sekuestrohen...

10:20

Rama: Asnjë tërheqje për Zvërnecin. Kryeministri thotë...

Më të klikuarat

  • “Pjesëmarrja më e ulët deri më tani”, Rama flet...
  • “Policia qëlloi e para”/ Flet për herë të parë n...
  • Tragjike! Humb jetën në aksident futbollisti shqiptar, Fatjo...
  • Paola Avdulaj shpallet më e bukura e Shqipërisë, rrëmben kur...
  • Kurorëzohet Miss Shqipëria 2026, Paola Avdylaj shpallet nga...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.