Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
14 May 2026
Vizion fokus

Lufta në Iran lë në hije samitin Trump-Xi në...

Muçi shënon super gol, dërgon Trabzponsporin në finalen e...

Sllovakia mbyll të gjitha pikat kufitare me Ukrainën

SHBA/ Senati hedh poshtë rezolutën e demokratëve për tërheqjen...

“Dyfisho Biznesin Tënd”, zv.ministri Yzeiraj: Ja sektorët që përfitojnë...

Këshilli i Paqes për Gazën: Hamasi duhet të çarmatoset

Lufta në Lindjen e Mesme, Turqia: SHBA dhe Irani...

Trump në Pekin, tankerët kinezë sfidojnë bllokadën në Hormuz!

Kishte fshehur 1.2 kilogramë kokainë në jastëk, në pranga...

Qeveria miraton 53.3 milionë lekë dëmshpërblim për fermerët e...

Vrasjet më të bujshme me snajper, si u ekzekutuan viktimat në sekondë pa patur mundësi reagimi

8 Janar 13:00

Atentatet mafioze mes grupeve kriminale vijojnë të marrin jetë njerëzish, duke shkaktuar jo pak tronditje në opinionin publik.

Rasti më i fundit ishte ajo e Vlorës, ku 23-vjeçari Gëzim Sinomati u ekzekutua në pak sekonda me një plumb në kokë, teksa ishte duke pirë cigare në ballkonin e banesës së tij.

Lexo edhe :

Related Posts

Atentati në Vlorë, rreth 15 persona shoqërohen në polici! Rastësi apo e mirëmenduar mungesa e energjisë në zonë?
DETAJE/ Atentati mafioz në Vlorë, viktima ishte djali i anëtarit të bandës “Gaxhai”, kishte dalë për të pirë cigare në ballkon
Një plumb në kokë i mori jetën në ballkonin e shtëpisë, kush janë dy pistat ku po hetohet për ekzekutimi i 22-vjeçarit në Vlorë

Vrasja e të riut ishte e mirëmenduar deri në detaje, ku deri më tani hetuesit nuk kanë gjetur asnjë gjurmë nga autorët. Të favorizuar nga errësira dhe njohja e terrenit, ekzekutorët janë larguar pa lënë gjurmë dhe kanë djegur mjetin tip BMË, në të cilin nuk kishte asnjë shenjë apo send nga autorët.

Por shumë vrasje të bujshme me snajper kanë mbetur ende pa u zbardhur dhe pa autor.

Më 7 janar 2020 Kastriot Reçi u ekzekutua me armë zjarri përpara lokalit të tij në qendër të Rrëshenit, teksa rihapi plagën e vjetër të hakmarrjes në Mirditë në fillim të 2020-ës. Emri i tij ishte lakuar prej kohësh për trafikim droge, edhe pse në fakt nuk ishte skeduar asnjëherë. Reçi u ekzekutua në një plan të mirëorganizuar me një plumb të vetëm në zemër me snajper, që dyshohet vrasës me pagesë. Pasi takon një grua e cila mbante përdore një fëmijë në shëtitoren e qytetit, qëllohet dhe bie menjëherë në tokë.

Atentat me snajper i është bërë edhe Ardjan Çapjas në vitin 2020, ku u qëllua të paktën një herë dhe plumbi e kapi në zonën e shpatullës duke i shkaktuar dëmtimë jo vdekjeprurëse. Në drejtim të tij u qëllua prej kodrës së Krastës nga një largësi e pazakontë për armë të thjeshta. Arma, që u përdor nga autorët për të qëlluar në drejtim të Ardjan Çapjës u gjet brenda makinës tip “Volkswagen”, e cila u dogj disa kilometra larg vendit të atentatit.

Një tjetër ekzekutim me snajper është edhe ajo e Xhabir Shegës (Vid Shega) në verën e vitit 2015 pasi kishte kryer 12 vite burg për vrasjen e Indrit Bajrit në vitin 2001. Me shënjestrën që kishin marrë autorët nga Kalaja e Shkodrës, dy plumba me snajper në gjoks, i morën jetën Shegës, teksa ndodhej në oborrin e banesës. Shega dyshohet të ishte përfshirë edhe në një krim tjetër të ndodhur në vitin 1999 në një local në Shkodër ku u ekzekutuan pesë persona njëkohësisht. Prokuroria nuk arriti ta vërtetonte kurrë se kush e ekzekutoi Shegën me snajper.

Ndërkohë që në shtator të vitit 2022 Akil Nerjaku, i njohur ndryshe si “Kili” i Shijakut, i shpëtoi mrekullisht një atentati të mirëmenduar. Sapo “Kili” doli nga mjeti i tij i blinduar G-Class, ai u qëllua me snajper nga brenda një furgoni. Ai arriti të shpëtonte, ndërsa plumbi ka përshkruar një tjetër automjet me targa të huaja që ishte i parkuar.

Por për të parandaluar ngjarjet e tjera kriminale, policia kohët e fundit ka arrestuar disa persona, të cilët janë kapur me snajper në makinë. Mes personave që janë arrestuar, është edhe ish efektivi i RENEA-s Remal Rada, i cili është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 7 vjet e 9 muaj burgim./vizionplus.tv

Posted Under:
Kronike Kryesoret Vendi
Tagged:
Atentat Renea Snajper

Nga e njëjta kategori

“Dyfisho Biznesin Tënd”, zv.ministri Yzeiraj: Ja sektorët që përfitojnë dhe kur nis zbatimi i skemës

më shumë...

Kishte fshehur 1.2 kilogramë kokainë në jastëk, në pranga 32-vjeçari shqiptar në Itali

më shumë...

Hita: Task-Forca, mekanizëm real operacional bashkëpunimi, koordinimi dhe shkëmbimi inteligjence

më shumë...

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja, rritet nafta e benzina

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:30

6 teknika se si të tërhiqni kanarinat...

10:10

Kafe pa kafeinë, si ndikon dekafeinato në...

10:06

Lufta në Iran lë në hije samitin...

9:49

Muçi shënon super gol, dërgon Trabzponsporin në...

9:47

Sllovakia mbyll të gjitha pikat kufitare me...

9:41

Frutat e thata që forcojnë zemrën, kockat...

9:34

Çfarë i ndodh trupit kur konsumoni peshkun...

9:21

A dëmton zemrën gjumi në anën e...

8:56

“Kemi qenë dy vite e gjysmë bashkë”,...

8:26

SHBA/ Senati hedh poshtë rezolutën e demokratëve...

8:07

“Dyfisho Biznesin Tënd”, zv.ministri Yzeiraj: Ja sektorët...

8:05

Këshilli i Paqes për Gazën: Hamasi duhet...

7:55

Lufta në Lindjen e Mesme, Turqia: SHBA...

7:36

Trump në Pekin, tankerët kinezë sfidojnë bllokadën...

6:50

Kishte fshehur 1.2 kilogramë kokainë në jastëk,...

6:29

Qeveria miraton 53.3 milionë lekë dëmshpërblim për...

6:05

Moti i keq godet Turqinë, lëndohen 12...

6:03

Hoxha pret delegacionin suedez: Të forcojmë partneritetin...

5:56

India rrit më shumë se dyfishi tarifat...

5:47

Kërkesat territoriale të Rusisë, Trump: Nuk ka...

Më të klikuarat

  • “Kemi qenë dy vite e gjysmë bashkë”, Soni Malaj flet për Flo...
  • ”Ti me mua s’ke histori, mund të kesh me ish-burrin ti...
  • U arrestua për ngacmim seksual ndaj 21-vjeçares, mjeku Nikol...
  • Tre katet e fundit të ndërtuara pa leje, konfiskohet pallati...
  • Fundosen dy pallate në Durrës, kanë pësuar ulje me disa cent...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.