Subscribe

Rreth 10-15 persona janë shoqëruar në komisariat për tu marrë në pyetje në lidhje me ekzekutimin e 22-vjeçarit Gëzim Sinomati, mbrëmjen e të dielës.

Gazetarja e Vizion Plus Efrosina Papa, raporton se të shoqëruarit janë kryesisht familjarë të viktimës por edhe persona që mund të kenë parë autorin. Në dëshminë e tyre, ata nuk është se kanë treguar diçka reale që mund të ndihmojë për ngjarjen në fjalë. Autori ngjarjes ka qënë thuajse i padukshëm në kryerjen e këtij krimi.

Lexo edhe :

Related Posts

Autorët, që besohet të jetë më shumë se një, e kanë qëlluar të riun me snajper dhe ka mjaftuar një plumb në kokë për t’i marrë jetën. Ngjarja ndodhur në një zonë të populluar që ka biznese dhe kamera sigurie krahas banesave. Kamera që mund të kenë fiksuar lëvizjet e autorit apo autorëve të mundshëm të ngjarjes. Veç lëvizjes së autorëve kamerat e sigurisë nuk kanë fiksuar tjetër gjë pasi në pjesën ku ndodhi krimi mungojnë kamerat e sigurisë.

Gjatë momentit kur ndodhi vrasja lagjja “Hajro Cakërri” pa drita nuk dihet nëse kjo është një rastësi apo ka të bëjë me krimin. Mjeti i llojit Bmë që u gjet i djegur është lënë pranë shinave të trenit në lagjen “24 Maji” në një zonë të mirëmenduar në errësirë, veçmas bllokut të banimit çka tregon se autorët e kanë njohur zonën dhe atentatin e kanë mirëmenduar.Në brendësi të tij nuk është gjetur arma e krimit. Ngjarja dyshohet për larje hesapesh. Gëzim Sinomati dyshohet i ekzekutuar për llogari të babait Sokolit por nuk përjashtohen as prishje e pazareve të drogës.

Policia ka ngritur postobllok policor në pikat kyce të qytetit por pa mundur të arrestojë apo identifikojë autorët e ngjarjes. Pjesë e kontrolleve edhe strukturat FNSH dhe RENEA./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *