Një atentat i mirëorganizuar tronditi mbrëmjen e të dielës Vlorën, ku viktimë mbeti 23-vjeçari Gëzim Sinomataj. Ky i fundit kishte dalë në ballkonin e banesës për të konsumuar një cigare, teksa plumbat që dolën nga një snajper, dyshohet nga pallati përballë, i morën jetën në vend.

I riu ishte kthyer nga Belgjika për të festuar Vitin e Ri me familjen, por mbrëmja e djeshme rezultoi fatale për jetën e të riut.

Lexo edhe :

Related Posts

Autorët u larguan menjëherë nga vendi i ngjarjës, ndihmuar edhe nga errësira, dhe dogjën automjetin tip “BMW” me të cilin dyshohet se kryen krimin.  Automjeti u gjet nga policia duke u djegur në lagjen “24 Maji”.

23-vjeçari Gëzim Sinomataj është djali i Sokol Sinomataj i cili njihet me nofkën “buzëderri”.

Dyshohet se historia e tij me krimin është rritur pasi u arratis nga burgu i Peqinit në vitin 2017. Mësohet  se Sinomataj kishte marrë  leje   në burgun e Peqinit dhe nuk u kthye më. Shpallja e tij në kërkim rezulton të jetë kryer në datë 12 shtator 2017. Menjëherë, sapo doli nga burgu , ai mori të vëllain Bernardin dhe djalin adoleshent dhe u largua nga Shqipëria.

Dyshohet se u vendosën në Belgjikë Në vitin kur ai u arratis, Sokol Sinomataj vazhdonte të vuante dënimin per vrasjen e Elton Tatos dhe plagosjen e Robert Borakut, ngjarje që sipas vendimit të gjykatës së Vlorës ka ndodhur në 26.06.2002. Por ai njihet gjithashtu si ushtar i grupit të Gaxhait. Sokol Sinomataj dhe Armando Sulejmani (Cipuri)  pavarësisht se u gjetën fajtorë nga shkalla e parë e krimeve të rënda për pjesëmarrje në bandën e armatosur të Gazmir Brakës( Gaxhai), Gjykata e Lartë në vendimin Nr.48 i shpalli fajtorë vetëm për vjedhje me dhunë.

Një ndër pistat e hetimit dyshohet se do jetë edhe ajo e hakmarrjes. Ndërkohë që edhe më 3 janar të vitit 2022, vëllait të viktimës, Bernard Sinomatit i kanë vendosur lëndë plasëse në makinën që e kishte të parkuar në lagjen “Hajro Çakërri” në të njëjtin vend ku ka ndodhur ekzekutimi i Gëzimit mbrëmjen e djeshme./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *