Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
02 September 2026
Vizion fokus

Sulmet në Kiev dhe droni rus në Gjermani, Ministri...

“Koordinim, përgjigje, zgjidhje”, zbardhen porositë e Ramës për ministrat...

GJKKO i mbyll derën medias! Gazetarët dhe avokatët: Akt...

Zjarr pranë xhamisë në Gjoricë, flakët rrezikojnë banesat

Dorëheqja e Evis Salës si ministre e Shëndetësisë, Rama:...

Pagat e magjistratëve dhe administratës së drejtësisë bllokohen, Shoqatat...

Përfundon mbledhja e Ramës me ministrat dhe drejtuesit politikë,...

NATO dhe BE paralajmërojnë Rusinë, Von der Leyen e...

Kush do e veshë fanellën “10” pas Mesit? Pas...

Alimehmeti: Bashkia do “kokë”! Tirana nuk mund të drejtohet...

E kërkonte gjysma e Europës; kush është Dritan Rexhepi? Drejtues i kartelit të kokainës, porositësh rrëmbimi dhe akuza për vrasje policësh

10 Nëntor 12:45

I konsideruar si “Baroni” i trafikut të drogës nga Amerika Latine drejt Europës, Dritan Rexhepi, është arrestuar pas një arratie të gjatë në një operacion ndërkombëtar në Stamboll të Turqisë.

 

Shqiptari i cili ishte edhe një nga drejtuesit kryesor të kartelit shqiptar të kokainës të njohur me emrin ‘Kompania Bello’ u kap në një vilë luksoze në Turqi, pasi shërbimet italiane të sigurisë sinjalizuan homologët turq për mbërritjen e Rexhepit në Stamboll.

 

Dritan Rexhepi ishte futur në Turqi me një pasaportë të falsifikuar kolumbiane me emrin Benjamin Omar Perez Garcia. Gjatë operacionit atij iu gjetën një pistoletë, një sasi parash si dhe disa sende personale me vlerë.

 

Rexhepi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge në gjysmën e Europës. Ai vepronte si ndërmjetës dhe organizator në emër të dy grupeve kriminale shqiptare, duke patur akses në sasi të pafundme kokaine.

 

Por Dritan Rexhepi është në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare, si porositës i rrëmbimit dhe zhdukjes së Jan Prengës. Kjo,  pasi vëllai i Janit, Astrit Prenga, kishte vjedhur një sasi kokaine në Britaninë e Madhe që i përkiste Rexhepit dhe nuk kishte kthyer as shumat e parave.

 

Jan Prenga u rrëmbye në Kamëz më 17 Janar 2020. Prej afro 4 vitesh trupi i tij nuk është gjetur ende. Pamjet e kamerave të sigurisë në Kompleksin ‘Golden’ në Shijak u kthye në skenë krimi, ndërsa policia mundi të arrestonte disa persona: Leonard Hajrin, Bajram Hajrin, Festim Bexhdilin, Olsi Turjan si dhe Ardian Docaj.

 

Aktualisht në burg ka mbetur i dënuar vetëm Festim Bexhdili, kopshtari i kompleksit. Ndërsa në kërkim është ende Altin Hajri.

 

Në ngjarjen kriminale të rrëmbimit dhe zhdukjes së Jan Prengës sipas SPAK është i përfshirë edhe Gentian Doçi, i cili ndodhet i arrestuar në Spanjë.

 

Dritan Rexhepi ka një të shkruar të pasur kriminale. Ai është akuzuar për vrasjen e dy policëve në vitin 1998. Më pas, ai është arratisur dy herë duke u larguar nga Shqipëria e duke u bërë një ndër bosët e trafikut të kokainës.

 

Posted Under:
Uncategorized
Tagged:
Dritan Rexhepi Europa kartel kokaine rrembime vrasje policesh

Nga e njëjta kategori

“Mund të marrësh një lajm pozitiv në lidhje me financat”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

më shumë...

Rubio: Kemi përparim në bisedimet me Iranin për Ngushticën e Hormuzit, por nuk kemi marrëveshje

më shumë...

Protestat kundër propozimit të PS për reformën territoriale, Rama: Djegia e teserave akt i turpshëm

më shumë...

“Flitet për shitje të atdheut”, Rama: Së shpejti do shihni zhvillime të pabesueshme, ja plani jonë brenda 2028-tës

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

5:48

Sulmet në Kiev dhe droni rus në...

5:39

“Koordinim, përgjigje, zgjidhje”, zbardhen porositë e Ramës...

5:27

GJKKO i mbyll derën medias! Gazetarët dhe...

5:27

Zjarr pranë xhamisë në Gjoricë, flakët rrezikojnë...

5:07

E trishtë! Ndahet nga jeta historiani Muharrem...

4:48

Aksidenti në Golem, humb jetën 17-vjeçari

4:39

Dorëheqja e Evis Salës si ministre e...

4:21

Pagat e magjistratëve dhe administratës së drejtësisë...

4:05

Përfundon mbledhja e Ramës me ministrat dhe...

3:58

NATO dhe BE paralajmërojnë Rusinë, Von der...

3:55

Kush do e veshë fanellën “10” pas...

3:52

Studimi zbulon moshën kur plakja përshpejtohet, ndryshimet...

3:47

Ervin Hodaj emërohet në krye të policisë...

3:44

Dyfishohen regjistrimet në FSHN, rritet interesi i...

3:30

Alimehmeti: Bashkia do “kokë”! Tirana nuk mund...

3:20

Aksident në Golem, makina përplaset me motorin,...

3:12

“Alo, Mourinho?”, Xhaka dhuron momentin viral (VIDEO)

3:05

Ka ende shpresë në Nepal, 119 persona...

2:59

PSG me rregull të ri për talentet!...

2:49

Çmenduri në Turqi, Leao “pushton” Stambollin! Ja...

Më të klikuarat

  • Aksidenti tragjik në Fushë Krujë-Rinas, humb jetën gazetari...
  • Tragjedi në Romë, prindërit vrasin vajzën e tyre 5-vjeçare m...
  • Merr sot zyrtarisht detyrën, ambasadorja e re e BE në Tiranë...
  • Ervin Hodaj emërohet në krye të policisë së Durrësit
  • Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë–Rinas, një i vdekur dh...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.