Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
21 June 2026
Vizion fokus

Mediat iraniane njoftojnë se përfundoi raundi i parë i...

“Do ta kemi Marrëveshjen e Re për Shqipërinë”, Spiropali...

Heqja e flamurit izraelit gjatë protestës në Tiranë, reagon...

Trump i vendos ultimatum Iranit: Ndalni ndërhyrjet në Liban...

Historike në Britani, Mbreti Charles bëhet monarku i parë...

Aksident fatal në aksin e vjetër Fushë-Kruj-Laç, humb jetën...

Berisha i përgjigjet Ramës: Nuk ka rrugë tjetër përveç...

Qeveria reagon për heqjen e flamurit izraelit: Akt i...

Rusia: Ukraina ka kryer sulme vdekjeprurëse në Krime

Rritet në 956 numri i rasteve me Ebola në...

Begaj dhe Zonja e Parë festojnë me fëmijët e ushatarakëve në misione paqeruajtëse, të shtëpisë së foshnjës dhe të Presidencës

3 Qershor 12:20

Fëmijët e ushtarakëve në misione paqeruajtësë, fëmijët e shtëpisë së foshnjës “Hannah dhe Rozafa” në Tiranë, si dhe fëmijët e stafit të Institucionit të Presidentit u bënë bashkë për të kaluar një mëngjes festiv së bashku me Presidentin e Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj dhe Zonjën e Parë, Armanda Begaj. Aktiviteti i mbushur me momente kulturore dhe dëfryese për fëmijët, organizuar me iniciativë të Zonjës së Parë, kishte si synim të vendoste theksin tek nevoja që ka çdo fëmijë për t’u rritur në një ambient mbështetës e motivues.

“Ne, prindër dhe gjyshër, kemi një detyrë, të rrisim dhe edukojmë më të shtrenjtët tanë, duke u falur dashuri pa kufi, duke u dhënë mbështetjen e nevojshme dhe të duhur, duke u dhënë kurajo me duartrokitjet tona! Na takon ne të përcaktojmë familjen ku do të rriten fëmijët tanë, shoqërinë ku do të rriten ata! E kemi detyrë t’i bëjmë ata të ndihen gjithmonë të sigurtë në hapat e tyre, gjithmonë të mbrojtur,” tha në një prononcim për mediat Zonja e Parë.

Zonja Begaj vazhdoi më tej duke nënvizuar se: “Është detyrë e jona, e familjeve, e mësuesve, edukatoreve, institucioneve të ndryshme, t’i ushqejnë ata me dëshirën për t’u edukuar dhe shkolluar, për të qenë të lirë në mendime dhe veprimet e tyre, për të respektuar njëri-tjetrin dhe ne të rriturit. Për të dashur dhe respektuar atdheun e tyre. Fëmijët me ngjyrat e tyre, të lyejnë tablonë e jetës me optimizëm, e të sjëllin shpresën edhe përballë sfidës më të vështirë! Ata janë superheronjtë tanë.”

Aktiviteti kulmoi me një surprizë emocionuese, ku së bashku me Presidentin Begaj, fëmijët e ushtarakëve në misione paqeruajtëse patën mundësinë të përshëndeteshin në një lidhje të drejtpërdrejtë me baballarët e tyre. Kreu i Shtetit falenderoi ushtarakët tanë në misione për kontributin e tyre dhe shprehu krenarinë për misionet e tyre, duke thënë se gjithçka që ata bëjnë, e bëjnë në emër të atdheut dhe të ardhmes së fëmijëve të tyre dhe fëmijëve të të gjithë botës.

Nuk munguan gjithashtu këndet e leximit, shfaqje të sjella nga Teatri i Kukullave apo Cirku Kombëtar i Tiranës, e plot aktivitete të tjera të cilat entuziazmuan të vegjlit.

Posted Under:
Kryesoret Vendi
Tagged:
BEgaj femije Presidencë Ushtarak Zonja e Parë

Nga e njëjta kategori

Mediat iraniane njoftojnë se përfundoi raundi i parë i bisedimeve midis SHBA-së dhe Iranit

më shumë...

Heqja e flamurit izraelit gjatë protestës në Tiranë, reagon Taulant Balla: Akti i rëndë e i turpshëm

më shumë...

Protesta e 20 qershorit, e gdhinë para Kryeministrisë, policia procedon 9 persona

më shumë...

Aksident fatal në aksin e vjetër Fushë-Kruj-Laç, humb jetën motoristi, shoferi 24-vjeçar arrestohet nga policia

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

6:42

Yjet premtojnë: Përmirësim i madh financiar për...

6:20

Mediat iraniane njoftojnë se përfundoi raundi i...

5:57

“Do ta kemi Marrëveshjen e Re për...

5:06

Heqja e flamurit izraelit gjatë protestës në...

4:21

Protesta e 20 qershorit, e gdhinë para...

4:03

Trump i vendos ultimatum Iranit: Ndalni ndërhyrjet...

3:44

Historike në Britani, Mbreti Charles bëhet monarku...

3:07

Aksident fatal në aksin e vjetër Fushë-Kruj-Laç,...

2:38

Bazohuni në përvojën e mamasë tuaj, 8...

2:16

Berisha i përgjigjet Ramës: Nuk ka rrugë...

1:51

Banorët shembin rrethimin në Kakome, qindra banorë...

1:43

Olen Cezari, koncert në Durrës, tingujt klasikë...

1:27

Incidenti me heqjen e flamurit nga protestuesja,...

12:38

Ekselentja fiton olimpiadën, Aila Kola fiton garën...

12:36

Shkollat verore hapen për nxënësit, programe të...

12:11

Qeveria reagon për heqjen e flamurit izraelit:...

11:59

Djali i kishte ikur në Greqi për...

11:30

E rëndë, 11-vjeçari nga Tirana mbytet në...

11:20

Rusia: Ukraina ka kryer sulme vdekjeprurëse në...

11:08

Rritet në 956 numri i rasteve me...

Më të klikuarat

  • Djali i kishte ikur në Greqi për punë sezonale, 55-vjeçarja...
  • E rëndë, 11-vjeçari nga Tirana mbytet në Durrës
  • 60-vjeçari humbi jetën pasi u godit me thikë nga fqinji, arr...
  • Aksident fatal në aksin e vjetër Fushë-Kruj-Laç, humb jetën...
  • I riu përplaset nga dy makina njëra pas tjetrës në aksin Lus...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.