Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
08 June 2026
Vizion fokus

Presidenti libanez: Irani dëshiron të shkatërrojë vendin tonë për...

Operacion në disa zona të Vlorës, ndalohen 5 persona,...

15-vjeçari palestinez vritet nga zjarri i anijeve izraelite

Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Ju na urreni...

Zyrtari amerikan: SHBA nuk i kanë interceptuar raketat iraniane...

Rama-protestuesve: Nuk do e bëjmë Shqipërinë si legjenda e...

FOTO/ 35-vjetori i PS-së në Shkodër, Rama shfaqet me...

Protestat, Rama: PS nuk e ka tradhtuar kurrë interesin...

35 vjetori i PS, Rama nga Shkodra: Do na...

“Zvërneci”/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”, marshojnë drejt Kryeministrisë

Borrell: BE duhet të përshpejtojë furnizimet me municion për Ukrainën

13 Maj 13:43

Bashkimi Evropian duhet të përshpejtojë furnizimet me municion për Ukrainën, pasi forcave të këtij shteti iu duhen 1.000 fishekë artilerie çdo ditë vetëm në rajonin e Bahmutit, tha shefi i diplomacisë së bllokut evropian, Josep Borrell.

 

Borrell tha se ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, u ka thënë homologëve të tij të BE-së gjatë takimit në Stokholm se Kievi ka nevojë për më shumë mbështetje që të mbrojë veten kundër pushtimit të Rusisë.

 

Përreth qytetit lindor të Bahmutit, ku për muaj të tërë po zhvillohen luftime të ashpra, “Ukraina ka nevojë për rreth 1.000 fishekë artilerie çdo ditë”, tha Borrell më 13 maj, pas takimit të BE-së.

 

I pyetur se si mundet BE-ja të përshpejtojë furnizimet, Borrell tha se shtetet anëtare duhet të marrin municione nga depot e tyre dhe të tejkalojnë sfidat logjistike.

 

Në mars, ministrat e BE-së miratuan një plan në vlerë prej të paktën 2 miliardë eurosh për të furnizuar Ukrainën me 1 milion fishekë për artileri dhe raketa gjatë 12 muajve.

 

Plani parasheh që shtetet e BE-së të marrin municionet nga depot e tyre dhe bashkërisht të bëjnë blerje të reja.

 

Borrell tha se Ukraina në veçanti ka nevojë për municion për armë me rreze të gjatë veprimi “sepse rusët janë duke bombarduar nga distanca”.

 

“Ukrainasit duhet të kenë kapacitete që të sulmojnë në të njëjtën rreze veprimi”, tha ai.

 

Para takimit, Kuleba tha se municionet për armë me rreze të gjatë veprimi do të jenë në qendër të diskutimeve.

 

Ky takim u mbajt në ditën kur Gjermania njoftoi për paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën në vlerë prej 2.7 miliardë eurosh. Kjo do të jetë paketa më e madhe e ndihmës që Berlini do t’i japë Kievit, që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022./rel

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
BE Borrell Ukraine

Nga e njëjta kategori

Presidenti libanez: Irani dëshiron të shkatërrojë vendin tonë për interesat e veta

më shumë...

Moza, finalistja e parë e Ferma Vip 3

më shumë...

“Më jep energji negative”, rriten tensionet në Ferma Vip një javë para finales, shtohen debatet dhe akuzat

më shumë...

Kush do të shpallet finalisti i parë? Nis Ferma VIP 3, ndiqeni LIVE në Vizion Plus

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

10:51

Presidenti libanez: Irani dëshiron të shkatërrojë vendin...

10:39

“Rash në dashuri me zyshën, nuk po...

10:20

Zgjedhjet në Kosovë, KQZ: Rezultatet përfundimtare më...

10:00

Moza, finalistja e parë e Ferma Vip...

9:46

“Më jep energji negative”, rriten tensionet në...

9:32

Operacion në disa zona të Vlorës, ndalohen...

9:07

Kush do të shpallet finalisti i parë?...

8:29

15-vjeçari palestinez vritet nga zjarri i anijeve...

8:11

Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Ju...

8:01

Zyrtari amerikan: SHBA nuk i kanë interceptuar...

7:31

Rama-protestuesve: Nuk do e bëjmë Shqipërinë si...

7:06

FOTO/ 35-vjetori i PS-së në Shkodër, Rama...

7:04

Protestat, Rama: PS nuk e ka tradhtuar...

6:50

35 vjetori i PS, Rama nga Shkodra:...

6:36

“Zvërneci”/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”, marshojnë...

5:59

Netanyahu: Irani dhe Hezbollahu janë më të...

5:57

Siria rihap hapësirën ajrore dhe aeroportin e...

5:26

35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protestë...

5:18

Parashikimi i motit për ditën e martë,...

4:54

Irani ngre alarmin për Libanin jugor: Nëse...

Më të klikuarat

  • Lajmet e papritura do vendosin gjithçka! Horoskopi javor nga...
  • Sherri në kalçeto! Ky është 39 vjeçari që vrau shokun, polic...
  • Të shtëna me armë zjarri në Kamëz, humb jetën te Trauma i ri...
  • Vrasja në Kamëz, identifikohet autori
  • “Sara, Romiri dhe Iliri nuk meritojnë finalen”/...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.