Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
11 June 2026
Vizion fokus

Alarm në Pentagon, evakuohen disa kate pas sinjalit për...

Dita e 12-të e protestës, qytetarët mblidhen në sheshin...

Kishte fshehur drogë pas radios së makinës, arrestohet shqiptari...

Tragjedi në Holandë, makina përplas grupin me fëmijë gjatë...

Bylykbashi: Sot ne duhet patjetër të zhbëjmë këtë antisistem...

Irani mbyll plotësisht Ngushticën e Hormuzit

Lamallari: Drejtësi për Dëshmorin e Atdheut Enea Mekolli, jo...

Shefi i NATO: SHBA mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj...

Ende asnjë gjurmë e Eglant Koçit, policia vijon kërkimet...

“Do ta godasim shumë fort Iranin sonte”, Trump: Do...

Manchester City “masakron” Bayernin, Inter hipotekon gjysmëfinalet

12 Prill 07:09

Manchester City-Bayern ishte ashtu sikurse mendohej, një manual i futbollit të fortë dhe spektakolar. Një përplasje gjigantësh në lartësinë e emrit që mban kompeticioni, Uefa Champions League. Madje, keqardhja e vetme është që një duel i tillë mes pretendentësh të mëdhenj, u zhvillua në fazën çerekfinale.

 

Akti i parë shkoi i gjithi për anglezët, të cilët përmes një paraqitje brilante dërrmuan keq bavarezët 3 me 0 dhe e shohin veten me një këmbë në fazën tjetër. Pjesë e parë me ritëm të jashtëzakonshëm, me dy skuadra që luajnë hapur dhe pa iu trembur njëra-tjetrës, Haland i pari gjeti reagimin e Sommer e pastaj Musiala e pa veten të ndalej mrekullisht nga këmba e zgjatur e Ruben Dias. Për ta ndezur edhe më shumë supersfidën mendoi Rodri, përmes një kryevepre në minutën e 27.

Pak minuta më vonë, Zomer bën një tjetër mrekulli, kësaj radhe duke pritur me këmbë gjuajtjen e Gyndoan. Bayern zgjohet vonë në fundin e pjesës së parë dhe e bën këtë përmes një ishi si Leroi Sane, por pa shënuar. Gjermanët janë të papërmbajtshëm në startin e të dytës, me protagonist të madh sërish Sane, i cili humbet një rast flagrant dhe pastaj e gjen veten të ndalur në dy episode të tjera nga Ederson.

 

Bajern shtyn përpara, por kjo gjë rezulton në thikë me dy presa, sepse hapësirat e lënë pas, kombinuar me gabimet individuale janë vrastare për gjermanët. Pas një rasti të Diaz, në të 70, gabimi i Upamekanos shfrytëzohet nga Halanda, krosimi i të cilit dërgohet me kokë në rrjetë nga Bernardo Silva.

 

Gol që vulos kapitullin e parakohshëm të gjermanëve, të cilët ndryshe nga natyra e tyre, shastisen dhe nuk kuptoje më se çfarë ndodh në fushë. Pak minuta më vonë është radha e Haland për të shënuar golin e tretë, i 45 në 39 ndeshje në këtë sezon.

 

Shifra monstruoze. Bayern është me fat deri në fund, sepse mund të kishte marrë edhe 2-3 gola të tjerë po të mos kishte qenë për një super Zomer. Pas një jave në Aliaz, bavarezëve do t’i duhet një ndeshje epike, për të shpresuar tek kualifikimi.

 

Në pozita shumë komode edhe Interi që mundi 2 me 0 në Portugali Benficën, duke hipotekuar kualifikimin për në fazën gjysmëfinale.

 

Ndeshje shumë më e lehtë sesa mendohej për italianët në Da Luz, në folenë e shqiponjave.

Në pjesën e parë vetëm një mundësi e vendasve me Rafa Silvën, asgjë më tepër, më pas kapitullimi i luzitanëve në pjesën e dytë.

Barella shënoi golin e parë në minutën e 51, pas një krosimi perfekt të Bastonit. 10 minuta para fundit dyfishimi i rezultatit nga Lukaku me penallti, pas një topi të prekur me dorë nga Zhoao Mraio. Të dyja supersfidat u transmetuan në Tring, ndërsa duelet e kthimit do të luhen në 19 prill.

Posted Under:
Bota Kryesoret Sport
Tagged:
Bayern Champions Inter Manchester City

Nga e njëjta kategori

Alarm në Pentagon, evakuohen disa kate pas sinjalit për substanca të rrezikshme

më shumë...

Tragjedi në Holandë, makina përplas grupin me fëmijë gjatë ekskursionit me biçikleta, tre viktima

më shumë...

Irani mbyll plotësisht Ngushticën e Hormuzit

më shumë...

Shefi i NATO: SHBA mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj mbrojtjes kolektive të aleancës

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

6:49

Alarm në Pentagon, evakuohen disa kate pas...

6:18

Dita e 12-të e protestës, qytetarët mblidhen...

6:17

Kosova në pritje të formimit të qeverisë,...

5:52

Kishte fshehur drogë pas radios së makinës,...

5:37

Tragjedi në Holandë, makina përplas grupin me...

5:25

Bylykbashi: Sot ne duhet patjetër të zhbëjmë...

5:12

Irani mbyll plotësisht Ngushticën e Hormuzit

5:06

Parashikimi i motit për ditën e premte

5:02

Lamallari: Drejtësi për Dëshmorin e Atdheut Enea...

4:42

Matura 2026/ Publikohen rezultatet e e provimit...

4:19

Shefi i NATO: SHBA mbetet plotësisht e...

3:45

Këto janë shenjat që tregojnë mungesën e...

3:29

Grupi i Vlorës mbetet në qeli, Gjykata...

3:24

Aksion për hapësirat publike në Vlorë, prishen...

3:12

Sot gjysmëfinalja e “Ferma VIP 3”, konkurrentët...

3:09

Ende asnjë gjurmë e Eglant Koçit, policia...

3:00

Raporti i OKB: Puna po vret 840,000...

2:57

“Do ta godasim shumë fort Iranin sonte”,...

2:50

Serbia u jep shtetësi rusëve të sanksionuar...

2:25

Hëna e Re sjell shumë ndryshime për...

Më të klikuarat

  • SHBA i heq “non gratën” Sali Berishës
  • Hëna e Re sjell shumë ndryshime për këto shenja! Parashikimi...
  • Aksident tragjik në Tiranë, humb jetën shoferi
  • Rama akuzon Iranin për protestat: Qeveria e Ajatallohëve të...
  • Përplasje e ashpër në Kuvend/ Balla: Djali i xhaxhait të Sh...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.