Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
06 May 2026
Vizion fokus

Arsenali thyen mallkimin 20-vjeçar, mposht 1-0 Atleticon dhe shkon...

Rrezik sulmi nga Irani? Ambasadori zbulon sa e mbrojtur...

“Kur hyje në zyrën e tij…”, Turdiu vlerëson Ilir...

Turdiu tregon eksperiencën në Gjermani: Europianët nuk na duan,...

Turdiu: Ja ç’do i thoja sot profesorit që më...

Fejesa që rrënoi familjen Turdiu: Nga student ekselent më...

“Bir, kujdes mos trego”, Gazmend Turdiu rrëfen fëmijërinë në...

Presidentja bullgare do t’i japë mandatin partisë së paraardhësit...

Ndarja nga jeta e Servet Pëllumbit, Rama: Lamtumirë Profesor...

Raporti i PE për Shqipërinë, Gjipali: Pozitiv, përmbledh zhvillimet...

Veliaj shpall të hapur vitin e Tiranës si qyteti Europian i Sportit: Ky do jetë viti i investimeve të mëdha në sport për një qytet të shëndetshëm

26 Janar 20:33

Nga Parku Olimpik i Tiranës, kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka shpallur të hapur mbrëmjen e sotme vitin e qytetit Europian të Sportit, titull që iu dha kryeqytetit shqiptar në Bruksel 2 muaj më parë.

 

Në ceremoninë e çeljes së vitit si Qyteti Europian i Sportit 2023, Veliaj tha se ashtu siç u ngrit infrastruktura arsimore në 2 vitet e fundit dhe siç Tirana u kthye në kryeqytetin Europian të Rinisë do të investohet edhe në sport dhe jo vetëm atë elitar, por edhe në portin komunitar për një qytet të shëndetshëm.

 

“Unë besoj se me këtë vit të sportit na jepet një shans i jashtëzakonshëm të bëjmë edhe shumë punë të tjera. Ky Park Olimpik këtu ishte një landfill i madh. Kush e mban mend, ditën e parë të punimeve ka qenë një pirg i madh dherash dhe plehrash. Por, kur ne shqiptarët si një skuadër e mirë sportive bëhemi bashkë, kemi rezultat, mund të punojmë duke ndihmuar njëri-tjetrin dhe mund të bëjmë punë të mrekullueshme sic kemi bërë këtu. Pak metra më tej kanë qenë për 20 vite të okupuara pishinat e Tiranës. Federata e notit duhet të shkonte nëpër hotele private që të kishte mundësinë për të zhvilluar një kampionat modest. Sapo i kemi çliruar pishinat e Tiranës,” u shpreh Veliaj.

 

Ai tha se stadiumi Dinamo dhe Pallati i Sportit Asllan Rusi janë dy investimet më të mëdha në sport të këtij viti.

 

“Kemi marrë një vendim të rëndësishëm që Pallatin e Sportit Asllan Rusi ta kthejmë me të njëjtat kushte por 10 herë më të madhe se kjo sallë e Parkut Olimpik për të pasur më në fund në Tiranë një arenë moderne europiane të lojërave me dorë, për volejbollin, basketbollin, hendbollin dhe shumë sport të tjera. Pallati i Sportit ka qenë hangar i avionëve në kohë të Italisë, në kohë të fashizmit kur në kohën e Laprakës dhe Fushës së Aviacionit pista e avionëve ishte aty. Ka ardhur koha edhe ky është viti kur Pallati i sportit do të ribëhet nga e para, më i madh, më i bukur dhe më i fortë për gjeneratën e çunave dhe gocave që meritojnë një arenë të mirëfilltë të lojërave me dorë,” tha Veliaj.

 

“Pak metra më tej në të djathtë, jo në të majtë është ish-stadiumi Dinamo, stadiumi Selman Stërmasi. Një zonë shumë e bukur e Tiranës. Njësia 5 është thuajse qyteti i dytë në Shqipëri pas Tiranës. Unë besoj që historia e suksesit dhe fitorja që u provua me arenën kombëtare që transformoi të gjithë atë shesh, një shesh që i kishin dalë pllakat. Një stadium që në një cep kishte lavash dhe në një cep kishte gomisteri, sot është kthyer në një nga bizhuteritë e Tiranës ku vërtetë luhet një herë apo dy herë në javë ndeshje, por 24 orë në 7 ditë të javës ka jetë, ka ekonomi, ka lokale, ka kafe, aty kodohet, aty ka kompani të ndryshme dhe kemi gjetur një koncept ku sporti nuk rri në cep qytetit. Sporti është zemër të qytetit. Madje qyteti i sjell të gjitha shërbimet e tjera aty ku është sport. Kjo do të jetë nisma jonë për stadiumin e ri Selman Stërmasi dhe besoj që edhe njësia 5 si njësia 2 do të ketë një ambient fantastik për sport, për ekonomi dhe turizëm mu në zemër e njësisë së vet, këtu te stadiumi Dinamo,” shtoi Veliaj.

Posted Under:
Kryesoret Sport Vendi
Tagged:
Investime Qytet Tirana Veliaj viti i sportit

Nga e njëjta kategori

Arsenali thyen mallkimin 20-vjeçar, mposht 1-0 Atleticon dhe shkon në finalen e madhe të Champions League!

më shumë...

“Kur hyje në zyrën e tij…”, Turdiu vlerëson Ilir Metën si ministër të Jashtëm, zbulon detaje

më shumë...

“Bir, kujdes mos trego”, Gazmend Turdiu rrëfen fëmijërinë në komunizëm, porosia që i dha babai

më shumë...

Sjellja e Fabjolës, AGAI hap televotimin e jashtëzakonshëm!

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:02

Arsenali thyen mallkimin 20-vjeçar, mposht 1-0 Atleticon...

10:30

Rrezik sulmi nga Irani? Ambasadori zbulon sa...

10:13

“Kur hyje në zyrën e tij…”, Turdiu...

10:06

Turdiu tregon eksperiencën në Gjermani: Europianët nuk...

10:03

Çfarë i ndodh trupit kur konsumoni peshkun...

9:44

Turdiu: Ja ç’do i thoja sot profesorit...

9:38

“Dua të bëhem baba”/ Ish-fermeri në Living...

9:27

Fejesa që rrënoi familjen Turdiu: Nga student...

9:18

“Bir, kujdes mos trego”, Gazmend Turdiu rrëfen...

9:12

Presidentja bullgare do t’i japë mandatin partisë...

9:09

Sjellja e Fabjolës, AGAI hap televotimin e...

8:49

Abdixhiku: LDK pajtohet të garojë së bashku...

8:15

Ndarja nga jeta e Servet Pëllumbit, Rama:...

8:14

Raporti i PE për Shqipërinë, Gjipali: Pozitiv,...

8:10

Rama: Misioni historik PS është të fusë...

8:01

Ndahet nga jeta ish-kryetari i Kuvendit të...

7:35

E akuzonte për vdekjen e të birit...

7:29

Trump: E kemi mposhtur shumë keq Iranin

6:44

“Shkollat do të pajisen me laboratorë smart”,...

6:38

SHBA bllokon anijet drejt Iranit, 51 mjete...

Më të klikuarat

  • Sjellja e Fabjolës, AGAI hap televotimin e jashtëzakonshëm!
  • Kush është fermerja që u largua nga Ferma Vip
  • “Nuk di a e meriton të rrijë më aty brenda ajo vajzë...
  • Sara merr surprizën e veçantë nga fëmijët dhe bashkëshorti...
  • Moza dhe Adi në televotim kokë më kokë, kush u largua nga Fe...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.