Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
27 April 2026
Vizion fokus

Operacioni “Foleja 6”/ Ushtronin prostitucion në apartamentet e marra...

Presidenti i Libanit kundër Hezbollahut: Tërheqja e vendit në...

Rama paralajmëron Spiropalin: Herë të tretë nuk ka, del...

Berisha: S’ka integrim me Ramën. Kreu i PD i...

Debatet në GJKKO për Veliajn në kafazin e xhamit,...

Rama mbledh grupin dhe qeverinë, diskutohet turi “Punët për...

FOTO/ Mori hakun e babait pas 10 vitesh, ky...

Gjykimi do ta bashkojë me Metën? Kryemadhi: Tani nis...

Shkelet armëpushimi mes Izraelit dhe Hezbollahut, 14 të vrarë...

Shtyhet gjyqi për Ilir Metën, caktohet data për seancën...

Kondili prezanton kandidaturën: Kam përgatitjen profesionale dhe eksperiencën e duhur për të drejtuar SPAK

16 Dhjetor 15:13

Këshilli i Latë i Prokurorisë do të zgjedh sot, kreun e ri të Strukturës së Posaçme për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionit.

 

 

Tre janë kandidatët që marrin pjesë në garë, Adnan Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili.

 

 

Pas dy të parëve, edhe Kondili po bën prezantimin e kandidaturës së tij përpara anëtarëve të KLP.

 

 

Kondili është shprehur gjatë prezantimit të tij se është bërë pjesë e garës për kreun e SPAK për shkak të përgatitjes së tij profesionale, eksperiencës, motivin e kurajon për të drejtuar këtë institucion.

 

 

“Jam përgjigjur thirrjes nga KLP për vendin vakant të drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme. Kam aplikuar për këtë pozicion pasi kam vlerësuar se kam të gjithë përgatitjen profesionale, eksperiencën, motivimin, por edhe kurajën për të drejtuar këtë institucion. Kjo është një faze vendimtare për funksionimin e SPAK, si një nga institucionet më të rëndësishme të drejtësisë në Shqipëri. Kërkon analiza të dobësive për të nxjerrë mësimet e vlefshme për të ardhmen. Nëse më jepet mundësia për të qenë drejtues i saj, angazhimi im do jetë maksimal.

Kam filluar detyrën si prokuror në 2004, pranë prokurorisë së krimeve të rënda të asaj kohe. Kam 18 vjet pa shkëputje që ushtroj detyrën e prokurorit, 15 pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Prej 2020 e në vazhdim ushtroj dhe detyrën e drejtuesit të seksionit kundër korrupsionit pranë SPAK. Kam hetuar dhe përfaqësuar në gjykim një numër të madh të çështjeve penale. Veprat penale të cilat kam hetuar dhe përfaqësuar në gjykim, në vlerësimin tim cilësisht dhe me sukses, kanë pasur lidhje me trafikun e armëve, vrasje të punonjësit të policisë, kryerja e veprave kriminale në kuadër të grupeve kriminale etj. Masat e dënimit që unë kam kërkuar dhe më pas janë miratuar nga ana e gjykatës, natyrisht dhe për shkak të natyrës së veprave penale kanë qenë dhe me raste në 20 vjet burgim apo burgime të përjetshme.

Kam përfaqësuar dhe çështjes mjaft sensitive. Procedimi 176/1 i 2015 ku 11 të pandehur janë deklaruar fajtorë. Procedimi penal i hetuar së fundmi nga ana ime, procedim i vitit 2019, ku hetohen 44 shtetas, 42 prej të cilëve nën arrest me burg. Janë tregues i qartë jo vetëm në eksperiencën profesionale, por edhe ngarkesën. Te pjesa e platformës kam përmendur dhe një numër tjetër çështjesh penale, të cilat janë vlerësuar nga KLP edhe në fazën e kandidimit tonë për të qenë pjesë e SPAK, pra prokuror.

Për hetimet pasurore, në një prej tyre është konfiskuar një shumë monetare prej 500 mijë eurosh. Mund të përmend disa raste të përfaqësimit në gjykim të çështjeve penale me një numër të lartë të pandehurish, e përfunduar në 2021 në shkallën e parë dhe në 2022 në gjykatën e Apelit. Kanë qenë në gjykim 51 të pandehur. U vazhdua me dy procedime, në një prej tyre u përfundua gjykimi për 35 të pandehur për një grup të trafikut të qenieve njerëzore. Pas 2019 e në vazhdim me krijimin e SPAK në një frymë tërësisht të re, prej muajit qershor 2020 e deri tani drejtoj seksionin kundër korrupsionit në SPAK. Seksioni kundër korrupsionit në SPAK përbëhet nga 8 prokurorë. Si drejtues i këtij seksioni, në bashkëpunim të ngushtë me BKH dhe kreun e SPAK është bërë organizimi dhe ndarja e hetuesve në BKH. Jam personi përgjegjës për hartimin e raportimeve që lidhen me pastrimin e parave. Natyrisht dhe me kontributin tonë shpresojmë që Shqipëria të dalë sa më shpejt nga lista gri e pastrimit të parave”, tha kandidati për kreun e SPAK.

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
Edvin kondili Kandidatura kreu i SPAK Prezantim

Nga e njëjta kategori

Operacioni “Foleja 6”/ Ushtronin prostitucion në apartamentet e marra me qira, arrestohen 2 shtetaset nga Kina

më shumë...

Rama paralajmëron Spiropalin: Herë të tretë nuk ka, del jashtë këtij grupi

më shumë...

Aksident i rëndë në aksin Librazhd–Elbasan, përplasen 4 automjete, një i vdekur

më shumë...

Berisha: S’ka integrim me Ramën. Kreu i PD i përgjigjet kryeministrit për akuzat se opozita lobon kundër Shqipërisë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

4:28

Operacioni “Foleja 6”/ Ushtronin prostitucion në apartamentet...

4:10

Presidenti i Libanit kundër Hezbollahut: Tërheqja e...

4:00

Sot tjetër eliminim në fermë, publiku ka...

3:44

Rama paralajmëron Spiropalin: Herë të tretë nuk...

3:41

Presidenti, afati drejt përfundimit, nëse partitë nuk...

3:33

Aksident i rëndë në aksin Librazhd–Elbasan, përplasen...

3:31

Berisha: S’ka integrim me Ramën. Kreu i...

3:11

Debatet në GJKKO për Veliajn në kafazin...

2:59

“Endi Demneri në pritje të ëmbël”, gazetarja...

2:48

Mbledhja e Ramës me grupin dhe qeverinë,...

2:34

Rama mbledh grupin dhe qeverinë, diskutohet turi...

2:33

Fshihte në banesë pistoletë dhe municion, arrestohet...

2:14

Kishte marrë me qira një ambient dhe...

1:09

FOTO/ Mori hakun e babait pas 10...

1:08

IKMT sërish në Theth për prishjen e...

Genc Mhillaj dhe Kreshnik Mujeci
12:32

Priti 10 vite për të marrë hakun...

12:16

Gjykimi do ta bashkojë me Metën? Kryemadhi:...

12:12

Urani te Binjakët sjell transformim për 7...

11:58

Shkelet armëpushimi mes Izraelit dhe Hezbollahut, 14...

11:56

Shtyhet gjyqi për Ilir Metën, caktohet data...

Më të klikuarat

  • FOTO/ Prindër të katër fëmijëve, këta janë çifti i bashkësh...
  • Genc Mhillaj dhe Kreshnik Mujeci Priti 10 vite për të marrë hakun e babait! Djali i Genc Mhil...
  • FOTO/ Mori hakun e babait pas 10 vitesh, ky është djali i Ge...
  • Urani te Binjakët sjell transformim për 7 vitet e ardhshme!...
  • Identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët e atentatit në...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.