Erkand Qerimaj fitoi medaljen e artë në stilin e shkëputjes në kampionatin Europian të peshëngritjes.
Sportisti kuqezi garoi në baterinë B të peshës 73 kg. Ai ngriti në shkeputje 170 kg, duke e mbyllur garën i pari.
Në stilin e shtytjes, Qerimaj rezultatin më të mirë e pati 154 kg.
Për Qerimajn dhe peshëngritjen shqiptarë, medalja e artë në shkëputje është një arritje e madhe,.
Peshëngritësi nga Shkodra, u shpreh i lumtur që i dha vendit tonë një medalje ari në këtë kompeticioni të rëndësishëm.
Për fat të keq në të njëjtën kategori, kampioni i trefishtë i Europës, Briken Caljan dështoi në tentativën për të qenë medalist.
Një dëmtim gjatë garës në shpatull, bëri që sportisti ynë elitar të mos kapte rezultatin e dëshiruar.
Deri më tani në kampionatin europian që po zhvillohet në Tiranë, Shqipëria, ka fituar 4 medalje, pasi te femrat Evagjeli Veli mori 2 medalje ari dhe një argjendi.





