E premte, 9 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 02:15 Në vijim ora 02:15: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Grabitet argjendaria në Kamëz, autorët marrin bizhuteri dhe arratisen

Një grabitje me armë është regjistruar në qendër të Kamzës mesditën e sotme. Dy persona të armatosur kanë hyrë në një argjendari dhe nën kërcënimin e armës kanë marrë disa sende me vlerë. Pas grabitjes, autorët janë larguar menjëherë nga vendngjarja.

“Më datë 16.05.2026, rreth orës 13:00, në Kamëz, dy shtetas ende të paidentifikuar, dyshohet se njëri prej tyre me një send në dukje armë zjarri, kanë hyrë në ambientet e argjendarisë në pronësi të shtetasit O. L, dhe kanë marrë një sasi bizhuterish.

Reklamë

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë ngritur pika kontrolli dhe po kryejnë kontrolle të zonës.

Grupi hetimor, po punon për fiksimin e çdo prove që do të çojë në identifikimin e autorëve dhe kapjen e tyre dhe dokumentimin e plotë të rastit”, njofton policia e Tiranës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë