Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
10 July 2026
Vizion fokus

Muçi nuk është më lojtari më i shtrenjtë te...

Makinat përplasen kokë më kokë në aksin Fier-Vlorë, një...

De la Fuente paralajmëron Belgjikën: Më e mira e...

Dita e 41-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve

Dy banesa përfshihen nga zjarri në Durrës

Ish-ministrja e Burgjeve në Britani gjendet e vdekur, dyshime...

Zbardhet biseda Trump-Netanyahu, çfarë u diskutua

“Ndëshkohen” vajzat dhunuese/ Njëra prej tyre dërgohet në burg,...

Tajfuni “Bavi” i afrohet ishujve, Japonia në gatishmëri

“Shqipëria nuk ndalet”, Rama jep lajmin e mirë: Në...

Edicioni i Pestë “Shtigje Rinore 2022’’ sjell në Tiranë të rinj nga Ballkani Perëndimor

9 Prill 15:47

Ombrellës të aktiviteteve për Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022, i bashkohen 24 të rinj nga rajoni i Ballkanit Perëndimor që vijnë në Tiranë në datat 8-12 Prill për një program me në qendër të rinjtë dhe rolin e tyre për paqen dhe sigurinë. Ky program, i quajtur “Youth Trail” (Shtigje Rinore), vjen në këtë edicion të pestë të tij nën temën “Together for Safety” (Së bashku për Siguri).

 

Duke përshëndetur ceremoninë e hapjes, Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadori Vincenzo Del Monaco, theksoi se: “Bashkëpunimi me të rinjtë është një aspekt thelbësor në përpjekjet tona drejt demokratizimit, sepse rinia është themeli i çdo sistemi demokratik. Jam i lumtur të shoh agjendën e pasur të programit Shtigje Rinore 2022 dhe shpresoj se do të përfitoni sa më mirë nga kjo përvojë e jashtëzakonshme.’’

 

“Të rinjtë kanë fuqinë të sjellin ndryshimin dhe me potencialin e tyre janë agjentë të transformimit pozitiv në shoqëri,” shtoi Ambasadorja Greke në Shqipëri, Znj. Sophia Philippidou.

 

Duke folur për mundësitë që ofron ky vit si Viti i të Rinjve, Koordinatore e Përgjithshme e Tirana EYC 2022 pranë Kongresit Rinor Kombëtar, Znj. Aspasjana Kongo, u bëri thirrje pjesëmarrësve: “Ky është një vit i cili i dedikohet të rinvje, ndaj dua t’ju ftoj të ndiqni programet dhe aktivitetet tona dhe të jeni pjesëmarrës dhe kontribues aktiv në to. Dyert tona janë të hapura për t’ju mirëpritur këtu për iniciativa të reja, projekte dhe ide të reja.”

Ceremonia e hapjes u përshëndet edhe nga Nënkryetarja e Bashkisë Tiranë, Znj. Keti Luarasi dhe Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i Zyrës Rajonale të Bashkëpunimit Rinor (RYCO), Z. Denis Piplaš.

 

Në ditët në vijim, pjesëmarrësit e “Shtigjeve Rinore 2022” do të angazhohen për realizimin e një programi që ka të bëjë me shkëmbimin e përvojës dhe ideve rreth temave që nisin me pjesëmarrjen demokratike, vazhdojnë me konceptet e paqes dhe sigurisë në nivel lokal, mekanizmat për angazhimin dhe bashkëpunimin rinor dhe përfundojnë me rëndësinë e barazisë gjinore për paqen dhe sigurinë. Për pesë ditë, të rinjtë do të njihen me njëri-tjetrin, do të eksplorojnë Tiranën dhe do të debatojnë rreth të ardhmes së demokracisë, sigurisë, paqes dhe bashkëpunimit rajonal.

 

“Shtigje Rinore 2022” organizohet nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, në partneritet me Bashkinë Tiranë, Kongresin Rinor Kombëtar, Zyrën Rajonale të Bashkëpunimit Rinor (RYCO) dhe me mbështetjen e Ambasadës Greke në Tiranë, Agjencisë Austriake për Zhvillim dhe Përfaqësisë së Përhershme të Italisë pranë OSBE-së.

 

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
ballkani perdimor Edicioni i Pestë Shtigje Rinore Te Rinj Tirane

Nga e njëjta kategori

Dita e 41-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve

më shumë...

“Shqipëria nuk ndalet”, Rama jep lajmin e mirë: Në 14 Korrik mbyllen 3 Kapitujt e parë të negociatave me BE

më shumë...

Me mbi 100 km/h, policia i heq patentën për 1 vit vajzës, gjobitet edhe me 80 mijë lekë

më shumë...

PS-PD debatojnë për integrimin, përplasje edhe për shpenzimet e qeverisë për Kanye West

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

8:39

Vetëm 5 minuta ecje pas vakteve mund...

8:00

Muçi nuk është më lojtari më i...

7:41

Makinat përplasen kokë më kokë në aksin...

7:27

De la Fuente paralajmëron Belgjikën: Më e...

7:08

Dita e 41-të e protestës, nis grumbullimi...

7:06

Dy banesa përfshihen nga zjarri në Durrës

6:56

Ish-ministrja e Burgjeve në Britani gjendet e...

6:47

Zbardhet biseda Trump-Netanyahu, çfarë u diskutua

6:34

“Ndëshkohen” vajzat dhunuese/ Njëra prej tyre dërgohet...

6:03

A e dini se librat mund t’ju...

5:31

Tajfuni “Bavi” i afrohet ishujve, Japonia në...

5:19

“Shqipëria nuk ndalet”, Rama jep lajmin e...

5:06

Parashikimi i motit për ditën e shtunë

4:48

Shqipëria dhe Mali i Zi do të...

4:35

Panik në fluturimin nga Selaniku në Gjermani,...

4:26

Çfarë është ankthi i mbrëmjes dhe si...

4:14

5 trajtime shtëpiake kundër pickimit të mushkonjave

3:51

Shefi i NASA-s e pranon: Kemi imazhe...

3:45

Me mbi 100 km/h, policia i heq...

3:19

PS-PD debatojnë për integrimin, përplasje edhe për...

Më të klikuarat

  • Vrau gruan në derën e shtëpisë, kamerat e sigurisë filmojnë...
  • Vrasja me armë në Kurbin, zbulohet identiteti i viktimës (EM...
  • Dënohet me burg 80-vjeçari në Itali, për 4 vite dhunoi dhe t...
  • “Shqipëria nuk ndalet”, Rama jep lajmin e mirë: Në 14 Korrik...
  • Mërkuri retrograd ndryshon energjitë, Meri Gjini zbulon shen...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.