Llej Lika, i arrestuar një ditë më parë për vrasjen e Rakip Rolit, ka pranuar autorësinë. Ai i ka thënë policisë se e ka kryer krimin nën motivin e hakmarrjes, pasi djemtë e Rolit e kishin dhunuar atë kohë më parë.
Por Lika ka mohuar përfshirjen në krim të babit të tij, Skënder Lika, dhe shokut të tij, të cilët u arrestuan bashkë me të. I riu ka thënë se krimin e ka kryer i vetëm.
Tre të arrestuarit për ekzekutimin e Rakip Rolit në fshatin Sanxhak të Kurbinit pritet të dalin të hënën përpara gjykatës për caktimin e masës së sigurisë.





