Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
23 August 2026
Vizion fokus

“Jemi më të përgatitur”, Irani paralajmëron për luftë të...

Pukë/ Policia i afrohet parcelës me kanabis, i armatosuri...

Përmbytje dhe stuhi në Spanjë, 7 të plagosur dhe...

Kërcënimi amerikan për Iranin, Teherani thotë se bllokada ekonomike...

Tragjike! Futbollisti 25-vjeçar rrëzohet pa ndjenja gjatë ndeshjes, ndërron...

Putin paralajmëron kundërpërgjigje ndaj ekonomisë ukrainase: Kievi hapi ‘kutinë...

“Më ço në spital”/ DJ i klubit dëshmon për...

Dëshmojnë shokët e turistit portugez, rrëzojnë pretendimet e Sokrat...

DOSJA HETIMORE/ Gjashtë minutat e fundit të portugezit, viktima...

Hoxha: Bashkërendim i përpjekjeve për adresimin e nevojave konkrete...

Forca Tokësore zhvillon stërvitjen “Mnela 21”, Peleshi: FA më të afta dhe më të mirëpajisura

29 Shtator 10:22

Stërvitjes së përvitshme të batalionit të I të këmbësorisë në Vaun e Dejës sivjet iu bashkuan edhe dy batalione të tjera të Forcës Tokësore, ai i mbështetjes me luftim dhe i III i këmbësorisë.

Për më shumë se një javë, batalionet përveç aftësive për t’u zhvendosur larg venddislokimit të përhershëm, testuan në terren edhe veprimet kompaktësuese në nivel skuadre, toge, kompanie dhe batalioni.

Në përfundimin e stërvitjes “Mnela 21” mori pjesë edhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.

Ai vlerësoi rëndësinë e “Mnela 21” si pjesë e kalendarit të stërvitjeve ushtarake të NATO-s dhe vuri në dukje modernizimin vit pas viti të reparteve me armatime dhe pajisje, duke i bërë më të përgatitura forcat tona për të marrë pjesë në misione ndërkombëtare.

 

“Kjo është një stërvitje e NATO-s, një stërvitje që figuron në kalendarin e NATO-s dhe që meriton që të ketë një standard të denjë për këtë Aleancës. Nga stërvitja në stërvitje ne kemi rritje edhe të pajimeve edhe të logjistikës e të kushteve, por mbi të gjitha edhe të përgatitjes suaj, të ushtarakëve tanë, nga ushtari i thjeshtë deri tek shtabi. Kjo nuk është stërvitja e parë dhe as e fundit, por kjo stërvitje ka sjellë risi dhe një nivel më të lartë edhe për shkak se stërvitja “Defender 21” dhe të gjitha pjesëmarrjet tona në misionet ndërkombëtare na kanë rritur besimin se ushtria jonë e një vendi të vogël mund të jetë e denjë ta përfaqësojë vendin në misione ndërkombëtare, natyrisht të kryejë misione operacionale, luftarake, brenda dhe jashtë vendit në misione në kuadrin e NATO-s, BE-së, Kombeve të Bashkuara dhe organizmave të tjera ndërkombëtare.”- u shpreh ai.

 

Më tej,  Peleshi falënderoi efektivët edhe për angazhimin e tyre gjatë situatës së zjarreve dhe i njoftoi ata për vendimin e qeverisë për t’i shpërblyer financiarisht.

 

“Një pjesë dërmuese nga ju morën pjesë dhe në përballimin e emergjencave civile, siç ndodhi dhe me emergjencën e zjarreve të gushtit. Për shkak të kushteve natyrore ne kemi emergjenca në verë dhe në dimër. Pa Forcat e Armatosura do të jetë e pamundur të përballojmë situata të tilla. Ndaj dhe shumë i merituar është vlerësimi që kryeministri i Shqipërisë i ka bërë Forcës Tokësore. Padyshim, nuk është më pak i rëndësishëm shpërblimi material që të gjithë pjesëmarrësit në këto emergjenca, mbi 2000 efektivë do të marrin, siç është vendosur në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të para pak javëve.”- nënvizoi ministri Peleshi.

Posted Under:
Kronike Kryesoret Vendi
Tagged:
FA Peleshi

Nga e njëjta kategori

Pukë/ Policia i afrohet parcelës me kanabis, i armatosuri arratiset në mal

më shumë...

“Më ço në spital”/ DJ i klubit dëshmon për vrasjen në Ksamil: Autori hodhi thikën para se të arratisej

më shumë...

Dëshmojnë shokët e turistit portugez, rrëzojnë pretendimet e Sokrat Vatës se thikën e kishte 20 vjeçari

më shumë...

DOSJA HETIMORE/ Gjashtë minutat e fundit të portugezit, viktima u fut në det për t’i shpëtuar sherrit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:05

Molla para gjumit, ja përfitimet që sjell...

10:51

“Jemi më të përgatitur”, Irani paralajmëron për...

10:10

Pukë/ Policia i afrohet parcelës me kanabis,...

10:04

Mbrëmje poetike në Elbasan! Promovohen autorët vendas,...

9:55

Nëse doni të kujdeseni për zemrën, ekspertët...

9:17

Përmbytje dhe stuhi në Spanjë, 7 të...

8:32

Kërcënimi amerikan për Iranin, Teherani thotë se...

8:20

Tragjike! Futbollisti 25-vjeçar rrëzohet pa ndjenja gjatë...

8:12

Arrat mund të ulin rrezikun e tensionit...

7:54

Putin paralajmëron kundërpërgjigje ndaj ekonomisë ukrainase: Kievi...

7:25

“Më ço në spital”/ DJ i klubit...

6:33

Dëshmojnë shokët e turistit portugez, rrëzojnë pretendimet...

6:30

DOSJA HETIMORE/ Gjashtë minutat e fundit të...

5:55

“TikTok” gjobitet 400 mln dollarë! SHBA e...

5:31

Hoxha: Bashkërendim i përpjekjeve për adresimin e...

5:24

Presidenti Begaj në San Marzano di San...

5:21

Mirditë/ Plas tubi gjatë furnizimit me ujë...

4:49

Rama ironizon “çlirimtarët” e Sazanit: Revolucionarët e...

4:33

Momente paniku në Seman! Rojet bregdetare shpëtojnë...

4:23

Berisha akuzon Ramën për bashkitë: Kërkon më...

Më të klikuarat

  • “Më shau nga nëna, më qëlloi thikë në këmbë”, sh...
  • Tragjike/ Ariu tërheq zvarrë nga tenda e kampingut dhe vret...
  • Dëshmojnë shokët e turistit portugez, rrëzojnë pretendimet e...
  • U kap në flagrancë nga droni duke ndezur zjarr, arrestohet 6...
  • E rëndë në Kosovë/ Po luante me kallashnikov, i mituri qëllo...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.