Ish kryeministri Sali Berisha pritet të zhvillojë pasditen e sotme takim me demokratët e Fierit.
Lideri historik i Partisë Demokratike, tashmë ka zbritur në terren për të rrëzuar vendimin e përjashtimit të tij nga Lulzim Basha.
Prej disa ditësh, Berisha ka nisur aksionin kundër Bashës. Pas takimit të zhvilluar me demokratët, pak ditë më parë në Tiranë, Berisha ka njoftuar se takimin e radhës do ta zhvillojë në Fier.
Berisha nënvizon se takimi do të zhvillohet për një PD më të bashkuar, më të fortë e më të hapur.
Kujtojmë se pak ditë më parë kryetari i PD, Lulzim Basha në një deklaratë publike njoftoi, se ish-kryeministri, Sali Berisha nuk do të jetë pjesë e grupit parlamenar të PD.
Në maj të këtij viti, Departamenti Amerikan i Shtetit, shpalli Berishën “person të padëshiruar” që për shkak “të akteve korruptivë që cënojnë demokracinë në Shqipëri atij dhe familjes së tij u ndalohet hyrja në territorin e SHBA”.





