Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
17 June 2026
Vizion fokus

Rama në Berlin: Europa ka nevojë për rajonin tonë,...

Donald Trump kritikon kryeministren e Italisë: Më keni braktisur!

“Rama ka konflikt ndërkombëtar”, Goxhaj tregon skenarin, si rrëzohet...

Goxhaj: Pamje më unike se kjo që po ndodh...

Vetëm 10 ditë i punësuar në administratë, Muka: Rama...

Mbyllet protesta e 17-të para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin

Protestat e qytetarëve, Taulant Muka: Kancelaritë e Europës janë...

Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes SHBA-Iran do të mbahet...

Britania mund të kufizojë stërvitjet dhe operacionet në ushtri...

Gjykata e Strasburgut refuzon ankesën e Dodikut kundër dënimit...

Gjenerali amerikan: Talibanët janë të pamëshirshëm

2 Shtator 09:42

Shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë amerikane, gjenerali Mark Milley, i përshkroi talibanët si “grup i pamëshirshëm” dhe tha se është e paqartë nëse ata do të ndryshojnë.

Megjithatë, shtoi Miller, është “e mundur” që Shtetet e Bashkuara të koordinohen me ta në të ardhmen për operacione kundër terrorizmit.

Ai përmendi në mënyrë specifike luftimin e grupit militant Shteti Islamik Khorasan, i cili mori përgjegjësinë për sulmet e javës së kaluar jashtë aeroportit të Kabulit.

Mbi 170 njerëz u vranë në këto sulme, përfshirë 13 ushtarë amerikanë.

Forcat amerikane u tërhoqën nga Afganistani të martën, pas 20 vjetësh prani në këtë vend.

SHBA-ja dhe aleatët pushtuan Afganistanin në vitin 2001, për të rrëzuar talibanët nga pushteti.

Talibanët tani kontrollojnë gjithë Afganistanin dhe pritet të shpallin Qeverinë e re.

Grupi ka qenë në krye të Afganistanit edhe gjatë viteve 1990, kur ka sunduar me një interpretim të ashpër të ligjit islamik.

Gjenerali Milley foli në një konferencë për media bashkë me sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Lloyd Austin.

Austin tha se nuk dëshiron të bëjë ndonjë parashikim për bashkëpunimin e ardhshëm me talibanët, por shtoi se fokus i SHBA-së do të mbetet grupi Shteti Islamik Khorasan dhe se ai “do të mbahet përgjegjës për atë që ka bërë”.

Presidenti amerikan, Joe Biden, u kritikua gjerësisht për mënyrën e shpejtë të tërheqjes nga Afganistani, e cila çoi në kolapsin e papritur të forcave afgane të sigurisë.

“Në luftë ju bëni atë që duhet për të zvogëluar rrezikun për misionin dhe forcën, e jo atë që domosdoshmërisht dëshironi ta bëni”, tha gjenerali Milley./R.E.L

Posted Under:
Bota Kronike Kryesoret
Tagged:
Gjeneral Taliban

Nga e njëjta kategori

Rama në Berlin: Europa ka nevojë për rajonin tonë, synojmë anëtarësimin në BE para fundit të dekadës

më shumë...

Donald Trump kritikon kryeministren e Italisë: Më keni braktisur!

më shumë...

Protestat e qytetarëve, Taulant Muka: Kancelaritë e Europës janë çuditur, njerëzit janë më të lumtur dhe në paqe

më shumë...

Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes SHBA-Iran do të mbahet në një resort malor në Zvicër

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

8:24

Rama në Berlin: Europa ka nevojë për...

10:45

Donald Trump kritikon kryeministren e Italisë: Më...

10:17

“Rama ka konflikt ndërkombëtar”, Goxhaj tregon skenarin,...

10:07

Goxhaj: Pamje më unike se kjo që...

9:55

Vetëm 10 ditë i punësuar në administratë,...

9:30

Mbyllet protesta e 17-të para Kryeministrisë, qytetarët...

9:25

Protestat e qytetarëve, Taulant Muka: Kancelaritë e...

8:26

Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes SHBA-Iran do...

7:52

Britania mund të kufizojë stërvitjet dhe operacionet...

7:31

Gjykata e Strasburgut refuzon ankesën e Dodikut...

7:18

Avokati i familjes Osmani: Nuk kemi asnjë...

7:00

Shpërthim me lëndë plasëse në Prizren

6:31

Incident në kanalin anglez, anija luftarake ruse...

6:14

Dita e 17-të e protestës, nis grumbulimi...

6:09

Shenjat e Horoskopit që do të kenë...

5:38

Aksident në aksin Vlorë-Panaja, plagoset drejtuesi i...

5:30

Samiti i G7 në Evian të Francës,...

5:22

Furnizonte me armë organizatat kriminale në Evropë,...

5:10

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë

5:04

Transferimi i miliona eurove të Ndranghetës, Camorrës...

Më të klikuarat

  • Mjekësia shqiptare në zi, ndahet nga jeta neonatologu i njoh...
  • Detaje nga vrasja në Mirditë, kolegu i 45-vjeçarit zbriti ng...
  • Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3
  • Dy vite pa u parë, Moza nuk njeh vajzën: Sa ke ndryshuar
  • “Është paqja ime”, Visi dedikim emocionues për bashkëshorten...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.