Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
17 June 2026
Vizion fokus

Nxirret pas 48 orësh trupi i pajetë i 37...

Shqipëria zgjidhet anëtare për Trashëgiminë Kulturore Jomateriale të UNESCO,...

BE hap kanale të reja me Moskën, nisin kontaktet...

Dita e 18-të e protestës, qytetarët nisin marshimin drejt...

Samiti i G7, Trump: Marrëveshja me Iranin ka arritur...

PE miraton rregullat e reja për kthimin e emigrantëve...

Polonia dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshje për mbrojtjen

Gogu takohet me homologun holandez Van Weel: Bashkëpunim në...

Samiti i G7, Macron: Ukraina po përparon, Rusia po...

Rusia akuzon Ukrainën për bombardimin vdekjeprurës ndaj autobusit që...

Gjonaj: Ligji i ri për OJF-të rrit transparencën dhe heq rrezikun e sektorit nga pastrimi i parave

24 Qershor 13:27

Për herë të parë pas 20 vjetësh në Shqipëri paraqitet një ligj i plotë për miratim mbi regjistrimin e organizatave jofitimprurëse.

Projektligji sipas ministrisë së Drejtësisë, do të lehtësojë pa fund veprimtarinë e organizatave të shoqërisë civile.

Prej korrikut 2019 edhe me ndihmën e BE-së, Këshilli i Ministrave, pas konsultimeve dhe me kontributin e organizatave të shoqërisë civile miratoi udhërrëfyesin për një mjedis mundësues për të.

Ky udhërrëfyes një nga prioritetet kryesore kishte krijimin e kuadrit ligjor më mundësues për regjistrimin e shoqërisë civile.

Deri tani rezulton se gjatë gjithë procesit të konsultimit, mbi 70 përqind e komenteve të shoqërisë civile, janë reflektuar në përmbajtjen e projektligjit dhe kjo e ka rritur ndjeshëm cilësinë e tij.

Nëpërmjet këtij ligji, autoritetet thonë se përmirësojmë ndjeshëm kohëzgjatjen dhe procedurat e regjistrimit të një organizate ose për të kryer ndryshime në regjistrin e OJF-ve.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, u tha deputetëve në seancën plenare se keshtu rritet transparenca dhe hiqet një rrezik që ky sektor ka për pastrimin e parave, ndersa nenvizoi se rojektligji ndryshon rrënjësisht sistemin e regjistrimit.

 

“Në përputhje të plotë me standartet më të mira ndërkombëtare, projektligji vendos detyrime për regjistrim dhe për raportim të të dhënave që janë të nevojshme për transparencën e këtij sektori. Ne krijojmë një sistem regjistrimi të bazuar në komunikimin dhe shqyrtimin elektronik të kërkesave për regjistrim. Pra, edhe dikush që është nga një rreth i largët, mund të paraqesë aplikimin elektronik për regjistrimin e organizatës në gjykatën e Tiranës dhe e përfundon procedurën pa ardhur asnjë ditë në Tiranë. Kjo shkurton kohën e regjistrimit dhe koston që lidhet me këtë proces”-tha ministrja.

 

Element i rendesishem në këtë luigj, është edhe lehtësimi i procedurave, pasi në vazhdimësi deri më sot ishin të zgjatura vështirësitë me krijimi dhe regjistrimi i një organizate, për të cilën duhet të shkohej disa herë në gjykatë për ta përfunduar si procedurë.

Sipas ministres, kjo vështirësohej më shumë për anëtarët e shoqërisë civile nga jashtë kryeqytetit, që u duhej për të regjistruar organizatën, të vinin disa herë në Gjykatën e Tiranës.

Projektligji jep zgjidhje për të ulur disi ngarkesën në Gjykatën e Tiranës. Sipas ligjit aktual, çdo veprim me regjistrin e OJF-ve, duhet të bëhej nga një gjyqtar i Gjykatës së Tiranës.

Në një vit, Gjykata e Tiranës kishte rreth 2000 çështje që lidheshin me kryerjen e veprimeve në regjistrin e OJF-ve. Tashmë, këto 2000 çështje nuk do të trajtohen më nga gjyqtarët, por nga kancelari i Gjykatës së Tiranës, i cili, me mbështetjen e zyrës së regjistrit të OJF-ve, do të kryejë këto veprime regjistrimi.

 

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
Gjonaj OJF Pastrimi I Parave

Nga e njëjta kategori

Nxirret pas 48 orësh trupi i pajetë i 37 vjeçarit të mbytur në liqenin e Ulzës

më shumë...

Shqipëria zgjidhet anëtare për Trashëgiminë Kulturore Jomateriale të UNESCO, Rama: Moment krenarie!

më shumë...

Dita e 18-të e protestës, qytetarët nisin marshimin drejt kryeministrisë

më shumë...

Gogu takohet me homologun holandez Van Weel: Bashkëpunim në drejtësi dhe luftë kundër krimit të organizuar

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

8:20

Nxirret pas 48 orësh trupi i pajetë...

7:55

Shqipëria zgjidhet anëtare për Trashëgiminë Kulturore Jomateriale...

7:34

BE hap kanale të reja me Moskën,...

7:15

Dita e 18-të e protestës, qytetarët nisin...

7:11

Samiti i G7, Trump: Marrëveshja me Iranin...

7:07

PE miraton rregullat e reja për kthimin...

6:20

Polonia dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshje për mbrojtjen

6:02

Pse disa njerëz pickohen më shumë nga...

5:52

Gogu takohet me homologun holandez Van Weel:...

5:46

Samiti i G7, Macron: Ukraina po përparon,...

5:20

“Marina Orikum”, porta e re e luksit...

5:19

Rusia akuzon Ukrainën për bombardimin vdekjeprurës ndaj...

5:08

“Një prokuror në Tiranë ka 600 dosje”,...

5:05

Trump: Marrëveshja SHBA-Iran i jep fund përpjekjeve...

4:54

Tre mjete përfshihen në aksident në aksin...

4:50

Parashikimi i motit për ditën e enjte

4:49

Operacioni “End Point”/ Mashtronin përmes call center-ave,...

4:26

Shefi i NATO-s: Për tango duhen dy...

3:51

PE miratoi progresin e Shqipërisë, reagon Rama:...

3:48

Tarifa shëndetësore për turistët, Sala: Për herë...

Më të klikuarat

  • Kërcënohet deputetja Koçeku? Neomalësorja mesazh për Bajrajt...
  • Marjana Koçeku tha se është kërcënuar nga Bajrat, reagon avo...
  • “Pesë persona me maska dhe rroba si të RENEA-s”, flet 55-vje...
  • Mjekësia shqiptare në zi, ndahet nga jeta neonatologu i njoh...
  • “Marina Orikum”, porta e re e luksit dhe turizmit detar në M...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.