Një automjet është djegur në qytetin e Vlorës.
Makina tip “Opel Zafira” ka qenë në ecje e sipër teksa drejtuesi i mjetit ka parë të dilte tym nga pjesa e motorit dhe ka dalë dhe ka tentuar të fikë flakët.
Është njoftuar zjarrfikësja e cila ka mbërritur menjëherë por zjarri kishte përfshirë gjithë mjetin.
Sipas pronarit të mjetit, Ramadan Dëraj, shkaku ishte një shkëndijë elektrike.





