Gjatë takimit elektoral në Vlorë, kryedemokrati Lulzim Basha u përball me një qytetar, i cili u prezantua si kushëriri i kryeministrit Edi Rama.
Ai u ankua për të se i ka marrë pronat dhe e ka trajtuar sikur të ishte krimineli më i madh i Shqipërisë.
“O vëlla, të uroj shëndet, ne do fitojmë. Unë jam kushëriri i Edi Ramës, më maskarai që ka Shqipëria. Na mori pronat, më hoqi nga puna mua, familjen time, ia dha oligarkëve të tij. O Lulzim nuk të gënjen vllai. Më pruri forcat sikur isha më krimineli i Shqipërisë. Asnjë nga fisi nuk e voton më Edi Ramën. Nga të gjithë fisi i mamasë sime, asnjëri. Nëna ime dhe nëna e tij kushërira, mua të parin ma prishi. As nuk kam vjedhur, as jam marrë me dorë, as nuk jam marrë me asgjë”, tha qytetari.





