I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, gazetari dhe analisti Enton Abilekaj lidhur me deklaratat e fundit të presidentit Meta u shpreh se ky i fundit ka tejkaluar etapën e marrëveshjes së palëve.
“Në këto kushte Presidenti është në të drejtën e vet ta ekzagjerojë, ta tejkalojë pak kompetencën e tij. A mund ta tejkalojë duke përdorur këtë gjuhë? Apo mund të tentojë që përshembull të bënte një tryezë me parti të për të njohur të gjitha problematikat e zgjedhjeve që ka sot. Çfarë frikërash kanë partite për zgjedhjet? Si mund t’i vjedhë zgjedhjet një parti që është në pushtet, qeveria si mund të ndikojë? Të tentojë që të gjejë mënyrat institucionale të zgjidhjes së këtyre problemeve dhe nëse nuk ka vullnet, atëherë të kalojë në këtë aksionin që ka premtuar dhe që po bën. Kështu që, mendoj që ka tejkaluar të paktën një etapë të marrëveshjes, të cilën presidenti e ka si mision të parë. Misioni i parë i presidentit është t’i ulë palët dhe të shohë, të provojë nëse ato merren vesh apo jo. Sepse kjo do ishte dhe zgjidhja më e mirë.”





