Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
20 August 2026
Vizion fokus

Tragjike! Përplasen dy mjete lundruese në Shëngjin, një viktimë...

Kriza në Lindjen e Mesme! Skema që po përdorin...

Detaje/ Plagosja me armë zjarri në Shkodër, fqinjët u...

Zjarr në Milot, bimësia dhe terreni i vështirë favorizojnë...

E pazakontë në Britani, tre persona sulmojnë sallën e...

Vuçiç i kërkon NATO-s të ndalë tërheqjen e KFOR-it...

Dinamo pret Pafos në Elbasan, dy trajnerët besojnë se...

EMRI/ Kush është personi që u plagos në Shkodër,...

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër

Aksidenti i pazakontë që shkaktoi kaos në qytet, mbi...

Shqiptarët presin më shumë se një vit në ambasadat gjermane për të aplikuar për vizën

9 Janar 21:37

Pritje më shumë se një vit për të marrë një orar për vizë në ambasadat gjermane në Shqipëri, Serbi e vende të tjera.

Pritjet e gjata për të marrë një orar në ambasadën gjermane me qëllim aplikimi për marrjen e vizës bashkimin familjar trajtohen nga mediat gjermane pas një kërkese të partisë E Majta në Ministrinë e Jashtme në Berlin. Agjencia e lajmeve, AFP thekson, se në ambasadat gjermane në Shqipëri, Serbi, Pakistan dhe Marok njerëzit presin më shumë se një vit vetem për të marrë një orar për vizë. Po kjo vlen edhe për afganët dhe njerëzit në Indi që kërkojnë bashkimin familjar. Të dhënat vijnë nga përgjigjja e Ministrisë së Jashtme në Berlin pas kërkesës së grupit parlamentar E Majta në Bundestag, njofton edhe grupi mediatik Funke Mediengruppe.

Për t’u bashkuar me familjen në Gjermani, të huajt duhet të aplikojnë për një vizë në vendin e tyre. Kjo vlen si për prindërit e refugjatëve minorenë dhe partnerin apo partneren e një refugjati që ka ndërkohë një leje qëndrimi në Gjermani. Edhe të huajt që duan të bashkohen me partnerin apo partneren gjermane kanë nevojë për një vizë nga ambasada në vendin origjinë.

Ministria e Jashtme e Gjermanisë e shpjegon këtë “kohë pjesërisht shumë të gjatë” me kufizimet për shkak të pandemisë së Coronës. Shpërthimi i pandemisë e ka kufizuar „për fat të keq aftësinë punuese të sektorëve të vizave”, thuhet. „Disa sektorë vizash duhej madje të mbylleshin për një kohë më të gjatë, mes tyre ambasadat në Teheran, Kiev, Kajro, Islamabad dhe Manila.”

Partia opozitare E Majta e ka kritikuar mënyrën veprimit të qeverisë gjermane për dhënien e orareve për viza për bashkimin familjar. Koha e pritjes është „në mënyrë të padurueshme e gjatë, në disa vende thjesht e papranueshme”, thotë deputetja e majtë, Gökay Akbulut. Që para pandemisë koha e pritjes ishte disa mujore. “Sipas meje është një trajtim i pabarabartë i padurueshëm, nëse në dhënien e oraveve për forcat e kualifikuara ka një kufizim ligjor me tre javë, familjarët më të afërt shpesh duhet të presin një gjysmë vit apo një vit vetëm për të aplikuar për kërkesën e bashkimit familjar”, tha Akbulut./ DW

Posted Under:
Bota Vendi
Tagged:
Pritje

Nga e njëjta kategori

U kafshua nga gjarpri në Valbonë, flet turistja australiane: Nuk mora përgjigje nga 112, babai njoftoi Interpolin! Spitali pa letër higjienike

më shumë...

Tragjike! Përplasen dy mjete lundruese në Shëngjin, një viktimë dhe një i plagosur rëndë (EMRAT)

më shumë...

Situatë alarmante nga zjarri në Pukë, urdhërohet evakuimi i menjëhershëm i banorëve të fshatit Gojan i Madh

më shumë...

Kriza në Lindjen e Mesme! Skema që po përdorin SHBA-të për të mbrojtur rrjedhën e naftës në Ngushticën e Hormuzit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

6:19

U kafshua nga gjarpri në Valbonë, flet...

6:09

E trishtë! Ndahet nga jeta në moshën...

5:47

Tragjike! Përplasen dy mjete lundruese në Shëngjin,...

5:45

Situatë alarmante nga zjarri në Pukë, urdhërohet...

5:15

Kriza në Lindjen e Mesme! Skema që...

5:11

Detaje/ Plagosja me armë zjarri në Shkodër,...

5:05

Shtetasi italian hidhet nga shkëmbi në Vlorë,...

5:01

DETAJE/ Tre persona dhunojnë 50-vjeçarin në Vlorë,...

4:46

Zjarr në Milot, bimësia dhe terreni i...

4:46

Sulmohet me sende të forta një person...

4:38

E pazakontë në Britani, tre persona sulmojnë...

4:16

5 frutat që ju mbajnë të hidratuar...

4:11

Tronditëse në Itali! Shqiptari tenton të vrasë...

3:49

DASH ka nisur anulimin e vizave, ambasada...

3:47

Vuçiç i kërkon NATO-s të ndalë tërheqjen...

3:17

Dinamo pret Pafos në Elbasan, dy trajnerët...

3:04

EMRI/ Kush është personi që u plagos...

2:51

Dhunuesit e policit lihen në burg, 45...

2:43

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër

2:36

Kërkime për vrasësit e turistit, hetime në...

Më të klikuarat

  • U vra me thikë në Ksamil, ky është 20-vjeçari portugez
  • Nëna që tronditi Britaninë, e futi të birin në operacione të...
  • Kaloi 70 vite në burg, i shpëtoi 8 herë ekzekutimit, i dënua...
  • Tragjike! Autobusi përplaset me kamionin, humbin jetën 23 pe...
  • Tronditëse në Itali! Shqiptari tenton të vrasë bashkëshorten...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.