Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
03 June 2026
Vizion fokus

Makinat përplasen kokë më kokë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen...

“Jemi në një luftë hibride”, Rama për investimin në...

Maran e nis me “këmbën e majtë” aventurën në...

Irani paralajmëron: Sulmi ndaj Bejrutit rrezikon rikthimin e plotë...

Gjermania dështon të sigurojë vendin në Këshillin e Sigurimit

SHBA-ja ka ridrejtuar mbi 125 anije tregtare që nga...

Protesta para Kryeministrisë, Rama publikon dy projektet dhe ironizon...

Samiti i ardhshëm i NATO-s në Turqi, Rubio konfirmon...

Tragjedia në Shëngjin, këta janë dy të rinjtë që...

Tragjedia në Shëngjin, Begaj: Ngushëllime familjeve! Institucionet të marrin...

Islanda përballë një të ardhmeje pa akullnaja

24 Nëntor 19:37

Vatnajökull, një ndër akullnajat më të mëdha të Evropës po zhduket me ritme alarmante. Megjithë gjendjen kritike, ka shkencëtarë që mendojnë se situata nuk është e pashpresë dhe se mund të ngadalësohet me masat e duhura.

Vatnajökull është akullnaja më e madhe e Islandës dhe për nga vëllimi është më e madhja edhe në Evropë. Ajo mbulon 8% të Islandës dhe ujërat që rezultojnë nga shkrirja ushqejnë lumenjtë më të fuqishëm të vendit.

Parku kombëtar i shpallur në këtë akullnajë ka dhjetë vullkane aktive. Në 2019, parku u përfshi në listën e UNESCO-s të Pasurive Botërore. Por shtresa e akullit po zvogëlohet me shpejtësi, thonë shkencëtarët:

“Shumë shqetësuese. Na ka habitur nga shpejtësia e ritmeve të shkrirjes,” thotë Snaevarr Gudmundsson me Shoqatën e Shtresave Akullnajore.

Sipas përllogaritjeve, rreth 150 mijë litra ujë shkrihen çdo secondë nga majat akullnajore. Kjo rezulton në afro 13 miliardë litra akull të shkrirë në ditë.

Shkencëtari Gudmundsson parashikon se brenda pesë vjetësh shtresa e akullit nën këmbët e tij do të jetë zhdukur.

“Sipërfaqja e akullit po hollohet. Në këtë zonë shtresa e akullit tërhiqet afro 100 metra në vit. Në tre-katër vjet, nuk do të kem më akull, por dhé nën këmbë”.

E gjithë kjo, thotë ai, është rezultat i ngrohjes globale.

“Kjo vërtetohet fare thjeshtë me shpjegimin e fenomeneve fizike. Shko në dyqan, blej në akullore dhe po të rrish në të nxehtë e sheh që shkrin”.

Islanda ka përjetuar rritje të ndjeshme në sektorin e turizmit në 10 vjetët e fundit. Por këtë vit, koronavirusi e goditi rëndë këtë sektor:

“U detyruam të pushojmë shumë njerëz.Zhdukja e vendeve të punës është pengu më i madh. Por shpresojmë se gjërat do të ndryshojnë dhe do të fillojmë të marrim përsëri njerëz në punë,” thotë një guidë turistike.

Për sa kohë që vazhdojnë të ekzistojnë akullnajat, do të rezistojë edhe shpresa për rikthimin e turistëve. Por shkencëtarët bëjnë paralajmërime shqetësuese:

“150-200 vjet më vonë, akullnajat do të jenë zhdukur. Islanda do të jetë pak a shumë e zhveshur nga akulli,” thotë një ekspert i akullnajave.

Shkrirja paraqet kërcënim për një numër sektorësh të prodhimit. Islanda ka një sektor të diversifikuar energjetik, që mbështetet në prodhim gjeotermik, hidroenergjetik e forma të tjera, të gjitha të varura nga pasuritë ujore të vendit që ushqehen nga akullnajat.

Komuniteti shkencor dhe autoritetet po bëhen përherë e më të vetëdijshme ndaj këtij rreziku dhe besojnë se nëse veprohet me shpejtësi, shkrirja do të ngadalësohet.

Ndërkaq, islandezët duket se po përgatiten për një të ardhme të mundshme kur Islanda nuk do të jetë më vendi i akullnajave./ VOA

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
Akullnaja Islanda

Nga e njëjta kategori

“Jemi në një luftë hibride”, Rama për investimin në Zvërnec: Nuk ekziston ‘ishulli i familjes Trump’!

më shumë...

Irani paralajmëron: Sulmi ndaj Bejrutit rrezikon rikthimin e plotë të luftës

më shumë...

Gjermania dështon të sigurojë vendin në Këshillin e Sigurimit

më shumë...

SHBA-ja ka ridrejtuar mbi 125 anije tregtare që nga fillimi i bllokadës detare të porteve iraniane

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner

Minute pas minute

10:21

Makinat përplasen kokë më kokë në autostradën...

10:03

“Jemi në një luftë hibride”, Rama për...

9:57

Maran e nis me “këmbën e majtë”...

9:33

Mos i kombinoni kurrë këto ushqime në...

9:28

Irani paralajmëron: Sulmi ndaj Bejrutit rrezikon rikthimin...

9:02

Costa mesazh politikës 4 ditë para zgjedhjeve:...

8:57

Si të zgjidhni një pjepër, 3 truke...

8:47

Gjermania dështon të sigurojë vendin në Këshillin...

8:03

SHBA-ja ka ridrejtuar mbi 125 anije tregtare...

8:00

Protesta para Kryeministrisë, Rama publikon dy projektet...

7:43

Samiti i ardhshëm i NATO-s në Turqi,...

7:39

Tragjedia në Shëngjin, këta janë dy të...

7:30

Tragjedia në Shëngjin, Begaj: Ngushëllime familjeve! Institucionet...

7:01

Formacionet Zyrtare/ Ndeshja miqësore me Izraelin, ja...

6:59

Protesta për Zvërnecin/ Policia largon makinat nga...

6:53

Tensione pranë kryeministrisë, hidhet ujë mbi protestuesit

6:45

Protesta për Zvërnecin, tension mes policisë dhe...

6:30

Dita e katërt e protestës, qytetarët mblidhen...

6:21

Tragjedia në Shëngjin, reagon policia: Mbyten dy...

6:20

SHBA i kërkon Evropës dhe Kanadasë të...

Më të klikuarat

  • Tragjedi në Shëngjin! Dallgët e detit u marrin jetën dy pers...
  • Tragjedia në Shëngjin, këta janë dy të rinjtë që humbën jetë...
  • Maran e nis me “këmbën e majtë” aventurën në stolin kuqezi...
  • Zvërneci, Rama: Hetimet e SPAK do u japin fund spekulimeve...
  • Investimi në Zvërnec, inxhinieri i mjedisit tregon nëse do t...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.